• Kontakt
Monday, August 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrigjohet parapagimi i kësteve për taksat e profesioneve të lira, ulet me rreth 30%

08:40 : 31/05/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, administrata tatimore ka rishikuar me ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira.

Në njoftimet e dërguara më 28 Maj nga Drejtoria Rajonale e Tiranës, rezulton se për llogaritjen e tatimit për muajin Maj dhe muajt qershor-dhjetor, janë zbritur shpenzimet 30%, të parashikuar në ligj për të vetëpunësuarit me xhiro deri 10 milionë lekë.

Zbritja e shpenzimeve apriori nuk u zbatua në llogaritjet e parapagimit të tatimit me njoftimet e mëparshme, dërguar në muajin Prill ndaj bizneseve. Tatimet për parapagimin e kësteve të tatimet u mbështeten mbi deklarimet e bizneseve, ku shumica e tyre kishin deklaruar shpenzime të ulëta, për shkak të mosnjohjes së tyre me dokumentim kontabiliteti.

Pas korrigjimit kësti i parapagimit për muajin Prill ka mbetur i pandryshuar. Ndërsa detyrimi për muajin Maj dhe muajt e tjerë është midis 27-34% më i ulët.

“Njoftim vlerësimi për tatim mbi fitimin e korrigjuar për periudhën 9 mujore (prill-dhjetor)

Lexo edhe:

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

Ju njoftojmë se nga shqyrtimi i të dhënave që disponojmë në mbështetje të nenit 63 ”Parapagimet”, pika 2 të ligjit nr Nr. 29/2023 ”Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar si dhe Udhëzimin nr.26, datë 08.09.2023, tatim mbi fitimin i rishikuar për periudhën 9 mujore (Prill-Dhjetor) për vitin 2024 do të jetë për shumën totale 663,680 lekë, i ndarë në muaj si më poshtë”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore dërguar një subjekti si profesion i lirë.

Tatimpaguesit të mësipërm nga 102,059 lekë i llogaritur kësti i parapagimit për muajin Prill për muajin Maj, pas korrigjimit, detyrimit të tatimit i janë zbritur 30%. Kësti i tatimit për muajin Maj për këtë biznes do të jetë 70,200 lekë. Për muajt në vijim nga Qershori deri në Dhjetor kësti i parapagimit të tatimit është në vlerën e 70,203 lekëve.

Për një tjetër biznes të profesioneve të lira në shumën totale të detyrimit të llogaritur prej 343,626 lekë, kësti i tatimit nga 52,001 lekë për muajin Prill, për muajin Maj është 36,454 lekë (zbritja e detyrimit rreth 30%). Për muajt Qershor deri në Dhjetor 2024 detyrimi i këstit të parapagimit është 36,543 lekë çdo muaj.

Edhe në “Njoftim vlerësimi për tatim mbi fitimin e korrigjuar për periudhën 9 mujore (prill-dhjetor)” dërguar një tjetër biznesi është rishikuar me zbritje detyrimi për muajin maj dhe në vijim.

Referuar njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Tiranës dërguar këtij biznesi me detyrimin total të parapagimit në vlerën e 602,686 lekëve. Detyrimi i tatimit për muajin i llogaritur është 95,593 lekë. për muajin maj detyrimi i tatimit është korrigjuar me ulje rreth 34% në vlerën e 63,384 lekëve. Ndërsa për muajt Qershor deri në Dhjetor 2024 detyrimi i këstit të parapagimit është 63,387 lekëve çdo muaj.

Afati për pagesë është përkatësisht 30 Qershor për muajt (Prill, Maj, Qershor); 30 Shtator për muajt (Korrik, Gusht, Shtator); 31 Dhjetor për muajt (Tetor, Nëntor, Dhjetor). Këstet mund te paguhen edhe ne baza mujore, jo më vone se data 15 e çdo muaji.

Llogaritjet e administratës tatimore për parapagimin e tatim fitimit të 2024 për profesionet e lira mbështetur nga deklarimet për 2023, iu dërguan bizneseve më 11 Prill. Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë, por me llogaritjet për parapagimin e tatimit të thjeshtuar nga administrata tatimore nuk u mor parasysh zbritja e shpenzimeve 30%, por ato shpenzime të deklaruara nga biznesi.

Pse bizneseve nuk iu zbritën fillimisht 30% e shpenzimeve

Në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, parashikohet zbritja e shpenzimeve fikse në masën 30% për të vetëpunësuarit me xhiro vjetore deri në 10 milionë lekë.

Në janar të këtij viti, pasi nuk u arrit të bëhej gati formulari i ri i deklarimit të të ardhurave, qeveria miratoi një akt normativ në ligjin e ri “Për tatimin mbi të ardhurat” i cili përcakton se deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Si rrjedhojë, deklarimi i të ardhurave do të bëhet sipas modelit të formularëve të vjetër, pra atyre ekzistues, por sipas normave të reja tatimore që nisin zbatimin nga 1 janari 2024 me të vetëpunësuarit e profesioneve të lira.

Në njoftimin e vlerësimit fillestar të drejtorive rajonale të tatimeve dërguar bizneseve rezulton se shkalla tatimore 15% për tatimin mbi fitimin u llogarit në bazë të ardhurave, shpenzimeve dhe fitimit të deklaruar nga vetë subjektet për 2023 që u përfshinë në regjimin e ri, më parë të përjashtuara nga taksimi.

Tatimet sqaruan se zbritja e tyre do të bëhet në bazë të aplikimeve të bizneseve të profesioneve të lira në fund të vitit 2024, pas plotësimit të formularit për zgjedhjen e regjimit të veçantë.

Kjo bëri që këstet të rezultonin të larta, duke shkaktur pakënaqësi dhe ankesa nga profesionet e lira.

Ligji në Kushtetuese

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” konsiderohet antikushtetues dhe është paditur 4 herë në Gjykatën Kushtetuese. Seanca e parë për shqyrtimin e 3 padive sëbashku është njoftuar më 18 Qershor.

Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën. Në rast të mos shfuqizimit të tij nga Kushtetuesja nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme./ MONITOR

Etiketa: Edi Ramaqeveriataksatatimket

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

13:09 : 24/08/2025
AKTUALITET

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

15:37 : 23/08/2025
AKTUALITET

Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po denigrohemi pa të drejtë, KLGJ të mbajë qëndrim

14:08 : 23/08/2025
AKTUALITET

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025
AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
AKTUALITET

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

17:45 : 22/08/2025
Para

Gjykata e shpalli fajtor! Çfarë pritet të ndodhë me Trump? A do lejohet të kandidojë për President?

TË GJITHA

Shqipëri – Letoni/ Dalin në shitje biletat fizike pranë stadiumit “Air Albania”

10:43 : 25/08/2025

Shiste doza kok*ine në Fier, vihet në pranga 30-vjeçari

10:24 : 25/08/2025

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por rrezikoi banesat në fshat, arrestohet 63-vjeçari në Dimal

10:16 : 25/08/2025

Shkaktoi aksidentin që i mori jetën 2 motrave në Sarandë, arrestohet 23-vjeçari, drejtonte automjetin i dehur

10:06 : 25/08/2025

Trafikanti shqiptar nga qelia: Qeveria britanike mund ta ndalojë kontrabandën e emigrantëve, por nuk do

09:42 : 25/08/2025

Merz: Shteti social gjerman nuk është më i financueshëm

09:37 : 25/08/2025

Njohje të reja dhe mundësi financiare! 4 shenjat më me fat të horoskopit për muajin Shtator

09:19 : 25/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com