• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Metamorfoza” me 7 grupe kriminale/ Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të ishte SKY?

13:27 : 29/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, OP-ED, VIDEO

Nga BoldNews.al

Në 1 dhjetor 2020, biznesmeni nga Lezha, Aleks Ndreka, i njohur edhe si “Leksi i druve”, i shpëton një atentati me kallashnikov. I plagosur, ai shkoi vetë në spital dhe më pas deklaroi para oficerëve të Policisë Gjyqësore për autorët.

Sipas Leksit, ai është qëlluar nga një automjet në lëvizje nga Samuel Ndoka, nipi i ish-deputetit socialist Arben Ndoka. Në timonin e makinës ka qenë Vincens Tuku, një lidhje familjare e Ndokës.

Për katër vjet, autoritetet shqiptare nuk arritën ta zbulonin këtë ngjarje, megjithëse, siç thuhet në dokumenta zyrtarë, personat e dyshuar kanë qenë nën përgjim.

Ky attentat dyshohet se e ka zanafillën tek vrasja e Aleksandër Ndokës, vëllait të ish-ligjvënësit socialist, Arben Ndoka, një ngjarje e ndodhur në 12 Dhjetor 2017.

Lexo edhe:

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

Ish-ligjvënësi besonte se vrasjen e ka bërë Durim Bami nga Fushë-Kruja dhe, pas atentatit, ai është fshehur dhe ndihmuar nga “Leksi i Druve”.

Vrasja e Aleksandër Ndokës mbeti e pazbardhur për të paktën 7 vite, megjithëse shumë njerëz, përfshirë autoritetet ligjzbatuese, e dinin se çfarë kishte ndodhur dhe kush ishin të përfshirë.

Vetë Durim Bamit iu bë një attentat në 1 nëntor 2020, në zonën e Tapizës. Edhe kjo ngjarje e pazbardhur për më shumë se 4 vjet.

Këto raste, por edhe të tjera më të rënda, qëndruan për shumë vite ‘të pezulluara” nga autoritetet policore dhe hetimore.

Ato u zbardhën, ose të paktën kështu shpreson Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), vetëm pasi administruan nga Europol dhe EuroJust komunikimet e ç’koduara në platformat Sky dhe Encrochat të personave që dyshohet se janë përfshirë në organizimet dhe pjesëmarrjen në këto atentate.

Por, çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të servirej material “thuajse i gatshëm” nga autoritetet ndërkombëtare?

Nëse nuk do të ishte SKY

Prokuroria e Posaçme njoftoi në 18 Maj 2024 se kishte marrë vendimin e gjykatës për arrestimin e 50 personave, të cilët ishin drejtuar dhe anëtarë të të paktën 7 grupeve kriminale të rrezikshme në Shqipëri.

Këta persona dyshohen se kanë kryer vepra të rënda penale, përfshirë krijimin e grupeve kriminale dhe veprime në kuadër të grupeve kriminale, vrasje (të mbetura në tentativë), sigurim kushtesh për vrasje, e të tjerë.

Në materialin e dorëzuar në Gjykatës, prokurorët e çështjes thonë se prej janarit 2023 kanë nisur komunikimin me Europol për të marrë në dispozicion të dhënat e përftuara nga komunikimet e kriptuara SKY/ECC, të zbërthyera nga autoritetet franceze dhe belge.

Në muajt në vijim ka pasur komunikime të tjera mes Prokurorisë së Posaçme dhe Europol/Eurojust për të marrë të dhëna për përdorues të ndryshëm.

Në Shkurt 2024, “Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), ka referuar në SPAK se, në bashkëpunim me Europol, kanë administruar informacione lidhur me disa shtetas shqiptarë dhe të huaj që bashkëpunojnë në formën e grupit të strukturuar kriminal për trafikim narkotikësh e krime kundër jetës”.

Bazuar në këto të dhëna, Prokuroria e Posaçme, në 10 Maj 2024, i drejtohet Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg” për 50 persona, ndër të cilët emra shumë të spitakur në botën e krimit.

Dosja gjyqësore tregon se procesi verifikues i prokurorëve dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit të angazhuar në këtë procedim ka qenë voluminoz, pasi është konsideruar e nevojshme kombinimi i të dhënave të përftuara nga SKY/ECC me ngjarjet kriminale dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Operacioni i konsideruar “Metamorfoza 3” është një nga goditjet më të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar në vitet e fundit, pavarësisht dyshimeve publike se mund të ketë pasur dekonspirim, nisur nga fakti që nuk u arrit të arrestoheshin pjesa dërrmuese e personave, ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti.

Prokurorëve dhe agjentëve të BKH-së u duhet njohur merita se janë treguar diskret dhe skrupuloz me këtë pjesë të hetimit të finalizuar deri më tani.

Megjithatë, pikëpyetja kryesore mbetet sërish-a do të ishin zbardhur këto ngjarje kriminale, nëse nuk do të ekzistonin bisedat e këtyre personazheve të programet e ç’koduara SKY dhe Encrochat?

Nisur nga fakti se ngjarjet kanë ndodhur vite më parë, madje njëra prej tyre rreth 7 vjet më parë (vrasja e Aleksandër Ndokës) dhe ende nuk ishte zbardhur pa mbërritur informacionet nga Europol, duket se ato do të mbuloheshin nga pluhuri dhe mbi to do të vendosej kapaku “autori i pazbuluar”.

Roli i Europol

Pa dashur të zbehet puna e prokurorët të SPAK-ut, merita kryesore për zbardhjen e disa prej ngjarjeve të rënda të organizuara nga “7 grupet kriminale”, u takon autoriteteve franceze e belge e, më tej, Europol-it dhe EuroJust-it, të cilët kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare.

Këto struktura ndërkombëtare, në vijimësi, kanë mbështetur autoritetet ligjzbatuese me informacion dhe, mbi të gjitha, kanë dëshmuar në çdo rast se ndjekin veprimtarinë e homologëve shqiptarë për të rritur efikasitetin në luftën kundër krimit të organizuar.

Ish-drejtuesi i ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beçi, i pyetur nga “Boldnews.al” për mënyrën dhe formën e bashkëpunimit me Europol, deklaroi se “kur Europol apo Eurojust sjellin informacione për prokurorinë shqiptare, ata, në një lloj forme, kërkojnë edhe përgjigje mbi rezultatet për informacionet e tyre.

Pak a shumë në të njëjtën linjë është edhe ish-drejtuesi tjetër i ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj.

“Europol dhe EuroJust shpenzojnë kohë, burime njerëzore dhe financiare për të kryer hetime dhe për të forcuar bashkëpunimin me autoritete të ndryshme gjyqësore, përfshirë edhe me ato shqiptare”, deklaron ai për “Boldnews.al”.

“Komunikimi është shkresor ose edhe elektronik, me drejtuesin e Prokurorisë ose drejtëpërdrejtë me prokurorët e çështjes. Europol/EuroJust financojnë edhe takime e udhëtime në kuadër të procedimeve penale, ndaj, është logjike, që do të kërkojnë edhe feed-back për mënyrën se si janë trajtuar informacionet e tyre dhe cilët janë rezultatet”, deklaron Hajdarmataj.

Lexo edhe: 

Metamorfoza 3/ Besim Hajdarmataj: Elementi më i rëndësishëm që i mungon hetimit të SPAK

Etiketa: hetimimetamofozaSkyspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gazetari zbulon rolin e grave tek banda shqiptare e trafikut të drogës në Finlandë

21:43 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Mbushën” Finlandën me drogë/ Kush janë dy “kokat” nga Vlora, zbardhen EMRAT e të arrestuarve

18:54 : 03/06/2025
AKTUALITET

“Probleme profesionale”/ Prokurorja Marsida Frashëri përballet me kërkesë për shkarkim në KPA

18:12 : 03/06/2025
Para

E dënuar për korrupsion, Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkon gjyqtaren Zamira Vyshka

TË GJITHA

Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen

08:54 : 06/06/2025

Gjermanët nuk i besojnë SHBA-së dhe Izraelit

08:53 : 06/06/2025

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com