• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ekspertët bëjnë thirrje për ruajtjen e zbulimit arkeologjik në Durrës

Arkeologë dhe historianë shprehen se vila antike e gërmuar rishtazi në gjurmën e shkollës së mesme ‘Gjergj Kastrioti’ duhet të ruhet dhe të behët e vizitueshme në të ardhmen.

16:57 : 29/05/2024
në AKTUALITET

Ekspedita arkeologjike në territorin ku ngrihej shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës po i drejtohet përfundimit të saj, ndërsa zbulimi i strukturave të reja vijon sistematikisht.

E  ardhmja e kësaj hapësire prej rreth 1.200 metra katrore ka nisur ti shqetësojë jo vetëm arkeologët që punojnë këtu që prej një muaji, por edhe intelektualë apo qytetarë të tjerë durrsakë.

Ata shprehen se i gjithë territori mund të kthehet në një park arkeologjik të vizitueshëm, pasi ndodhet thuajse në mes të rrugës nga amfiteatri drejt Muzeut arkeologjik të Durrësit.

Historiani Dorian Hatibi tha për BIRN se “duhen pritur konkluzionet e arkeologëve dhe nëse strukturat e zbuluara deri tani do të përcaktojnë edhe natyrën e ndërtimit, atëherë përpjekjet për ruajtjen e monumentit duhet të shumëfishohen”.

Lexo edhe:

Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Në Durrës fatkeqësisht, dëmtimi i objekteve arkeologjike ka ndodhur jo pak herë, por Hatibi kujton rastin pozitiv të zbulimit të Forumit rrethor bizantin, shumë pranë godinës së Teatrit “Moisiu” dhe termave romake.

“Ishte fundi i viteve 1980 dhe godina e shkollës së vjetër “10 korriku” u prish për ti hapur rrugë ndërtimit të banesave të reja,” shtoi Dorian Hatibi.

Disa vite më vonë organizmat qendrore të arkeologjisë dhe bashkia e Durrësit bashkërenduan veprimet për të hapur monumentin e plotë, madje u sakrifikua edhe rruga lidhëse mes dy akseve kryesore të qytetit.

Aktualisht, Forumi rrethor së bashku me amfiteatrin janë objektet më të vizituara në qytetin antik.

Ndërkaq në sheshin e hapur nga misioni arkeologjik vazhdon evidentimi i strukturave të reja, të cilat po analizohen nga specialistët.

Dy hapësira me mozaikë më shumë se 60 metra katrore secila, afresket e pishinës, termat, etj. ia lenë vendin njëra tjetrës.

Bashkë me përfundimin fillestar se zbulimi ka evidentuar një vilë rezidenciale të shekullit të parë, ka lindur hipoteza paralele për mundësinë e përballjes me një institucion kulti të periudhës antike.

“Nuk duam të nxitohemi, por po i shqyrtojmë me kujdes të dhënat e deritanishme,” tha për BIRN, prof Luan Përzhita, i cili drejton grupin prej 20 specialistësh dhe studentësh në ekspeditën e Durrësit.

Ai e vlerëson pozitivisht kthimin e këtij territori në një park të vizitueshëm arkeologjik.

“Së shpejti do të paraqesim konkluzionet e plota të misionit, çka do të lejojë edhe vendimmarrësit të vendosin për të ardhmen,” tha prof Përzhita.

Në ballkonin e një prej apartamenteve që e sheh nga sipër punën e ekspeditës, dy bashkëshortë italianë që po e kalojnë pensionin në Durrës janë entuziastë për zbulimet.

“Është shumë bukur ta ndjekësh nga afër punën e arkeologëve. E ndjejmë veten me fat,” thotë Vanesa. “Uroj që të hapet për publikun, sidomos për të rinjtë dhe për fëmijët”.

Oborri i shkollës “Gjergj Kastrioti”, e cila u ngrit në vitin 1968, tashmë është nën pushtetin e arkeologëve, por në tabelën e madhe në hyrje janë shkruar të dhënat për ndërtimin e godinës së re, që do të zëvendësojë shkollën e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019.

Në kuadër të programit të Bashkimit Europian EU4SCHOLS ngritja e shkollës pritet të realizohet me një financim prej  237 milion lekë.

Specialisti Mikel Nushi i është bashkuar ekspeditës arkeologjike dhe i vlerëson rezultatet e deritanishme, tw cila sipas tij duhet të njihen nga qytetarët dhe turistët.

“Kthimi i territorit në një park arkeologjik, do të shtonte një monument të ri e të rëndësishëm në qytetin turistik ,” tha Nushi për BIRN.

Sipas Nushit shkolla mund të ndërtohet diku tjetër sipas projektit të përcaktuar.

Disa vite më parë, edhe në vendin ku do të ndërtohej shkolla “Eftali Koçi” po në Durrës, u zbuluan disa objekte arkeologjike. Ato u ruajtën pjesërisht një qoshe të oborrit.

“Por zbulimi në hapësirën e shkollës “Gjergj Kastrioti” është i një rëndësie të veçantë historike për qytetin 3.000-vjeçar,” tha historiani Dorian Hatibi, duke përfunduar: “Njëlloj si ruajtja e tij.”/Reporter.al

Etiketa: Durresekspertezbulime arkeologjike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit

18:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

18:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës rrezik serioz për banorët

13:14 : 31/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shkullaku: Ajo që ndodhi në Durrës ishte një ‘dhunim publik’ të shoqërisë nga Edi Rama

22:01 : 25/05/2026
AKTUALITET

I kërkojnë 1.1 mln lekë dhe i bllokojnë pensionin, drama e gruas pasi i vdiq burri

21:52 : 25/05/2026
Para

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, Policia e Tiranës shoqëron dy persona

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom