• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sherri në “Drejtësinë e re”/ Tartar Bazaj: Balla të vetëlargohej, për BKH ka pasur shumë ankesa

17:55 : 28/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Pasthirma, sharje, bërtitje, ofendime personale, kjo ishte panorama e mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila vendosi t’i ndërpresë mandatin Alfred Ballës në këtë institucion, pas vendimit të vetingut, i cili e përjashtoi për 15 vite nga sistemi i drejtësisë.

Pavarësisht vendimit të vetingut, Alfred Balla pretendonte se statusi i tij aktual në KLP ishte si i zgjedhur nga Kuvendi nga radhët e shoqërisë civile dhe jo si magjistrat. Sipas tij, për këtë shkak , ai pretendon se duhet ta ushtrojë ende detyrën në KLP.

Duke mos qenë i pranishëm në mbledhje, atë e mbrojti me zell të madh, Nurihan Seiti, e cila u përplas me zv.kryetarin e KLP-së, Tartar Bazaj, i cili drejtonte mbledhjen. Tonet e saj nuk uleshin, pavarësisht tentativës së kolegëve të tjerë për të qetësuar situatën, aq sa çoi në ndërprerjen e mbledhjes.

Nveli i debatit në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dëshmoi se në çfarë “derexheje” janë institucionet e “Drejtësisë së Re”. Ajo çfarë mund të kuptohet nga kjo mbledhje, por jo vetëm prej saj, është fakti që Shqipëria, në vitin 2016, mori vrull me “Drejtësinë e Re” për t’u afruar me Europën, por devijoi rrugën dhe përfundoi në standartin afrikan, të asaj Afrike që ende nuk e ka njohur organizimin dhe rigorozitetin shtetëror.

Pas shkarkimit të Ballës dhe debateve në media, Tartar Baze, zëvendësi i ish-kreut të KLP, me mandat të mbaruar i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit, Basir Çollaku në lidhje me shkarkimin e Ballës, mandatin e tij të përfunduar etj.

Lexo edhe:

KLP hap garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, 30 ditë afat për shpalljet e kandidaturave

ILD dërgon në Kushtetuese për sjellje të pahijshme anëtarin e KLP-së/ EMRI

Çollaku: Z. Bazaj KLP ka marrë vendim për shkarkim të z Balla, nga kreu i Këshillit, pasi më herët kishte një vendim të KPA, një i zgjedhur nga Kuvendi mund të shkarkohet nga një instititucion tjetër?!

Bazaj: Keshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka shkarkuar z.Balla si anëtar i Keshillit, por thjesht ka njohur vendimin e KPA-së dhe ka vendosur deklarimin e mbarimit të mandatit. Kjo është e mbeshtetur në Aneksin G të Kushtetutës, Ligjin nr.96/2016, për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ligjin Nr.97/2016 Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë,Ligjin 115/2016 për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë si edhe rregullorja e brendshme e KLP-së ku në nenin 14/2/c citon në mënyrë taksative se: mandati i anetarit të KLP-se mbaron kur shkarkohet në referim të aneksit të Kushtetutës brenda 7 ditëve kur Këshilli deklaron mbarimin e mandatit. Kjo nuk le vend për interpretim.

Çollaku: Duhej të vetëlargohej nga detyra? 

Bazaj: Nëse do të isha unë do të isha larguar menjëherë dhe nuk do të vija në pozita të vështira kolegët. Kjo më detyroi mua si Zv.Kryetar të mblidhja urgjent Këshillin në ditën e fundit. Në të kundërt, unë duhet të isha subjekt i SPAK-ut për shpërdorim detyre. Nuk mund të legjitimonim një anëtar të shkarkuar nga KPA-ja, ekuivalent Gjykatës Kushtetuese

Çollaku: Ka tre anëtarë me mandat të përfunduar nga dhjetori 2023, mes të cilëve jeni edhe ju, si dhe zonja Seiti, procedura e zëvëndësimit duhej të kishte nisur?

Bazaj: Kjo procedurë është në proces dhe Kuvendi ka misionin e vet në përmbushje të detyrës. Ne jemi në pritje.

Çollaku: Ndonëse vendimet e KPA cilësohen thuajse kushtetuese, vendimi juaj, i KLP, të shkarkimit mund të ankimohet në Apelin Administrativ? 

Bazaj: Çdokush është i lire të bejë ankim në çdo gjykatë të vendit të tij si në atë administrative, kushtetuese etj deri në Strazburg. Për mua vendimi KPA-së nuk le vend për interpretim. Vetëm ekzekutohet.

Çollaku: Nëse KPA ka legjitimitet për vendime largimi në KLP dhe KLGj atëherë mund të largojë dhe drejtuesen e KLGJ me mandat të mbaruar?

Bazaj: Me KLGJ-në nuk mund të jap asnjë shpjegim sepse është institucion kushtetues më vete dhe unë nuk legjitimohem.

Çollaku: A duhej të ishte bërë vetting për Ima Ramës, Sokol Çomos Natasha Mulës, Florian Ballhyses,Firdes Shulit dhe Alma Haskos të ardhur nga gjyqësori? 

Bazaj: Për antëtarët e KPA-së është Kuvendi ai që i ka zgjedhur dhe nuk kam unë tagër të interpretoj vendimmarrjen e tij. Ai është organi ligjvenës.

Çollaku: KLP si “qeveri” e prokurorëve a ka konstatuar nepotizëm në emërimet në BKH?

Bazaj: Në emerimet në BKH di që ka pasur shumë ankesa, por nuk kam qenë unë drejtues i KLP-së, por person tjetër. Nëse do të isha vetë, do ta vlerësoja rast pas rasti.

Çollaku: Ju keni deklaruar mes të tjerash në mbledhjen e KLP se jeni pronar dy studiove ligjore ka papajtueshmeri me kushtetuesen sipas nenit 149?

Bazaj: Unë këtë deklaratë e kam bërë përpara Avokatit të Popullit kur kandidova për anëtar i KLP, para Kuvendit kur kandidova për  Avokat të Popullit në kuptimin që kam aftësinë t’i dal për zot çdo detyre për shkak të eksperiencës time profesionale në gjykatë në vitet 1995-2000 dhe avokat në vitet 2000-2018. Madje kam thënë që kam themeluar dhe drejtuar dy studio ligjore, njërën e para dhe e vetmja në jug të Shqiperisë dhe e dyta në Tiranë. Menjëherë sapo jam zgjedhur këtu si anëtar i KLP, kam pezulluar licencën dhe e kam lënë studiot me qira. Çdo gjë është e verifikueshme nga kushdo.

Mandati i kryetarit/ Britma e ofendime, KLP tregon “derexhenë” e “Drejtësisë së Re”

KLP i ndërpret mandatin Alfred Ballës, vetëm Nurihan Seiti voton kundër

Etiketa: Alfred BallaBasir Çollakudrejtesia e reKëshilli i Lartë i ProkurorisëklpTartar Bazajtë vetëlargohej

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP hap garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, 30 ditë afat për shpalljet e kandidaturave

15:06 : 02/07/2026
AKTUALITET

ILD dërgon në Kushtetuese për sjellje të pahijshme anëtarin e KLP-së/ EMRI

16:02 : 25/06/2026
AKTUALITET

Nuk është Algoritmi, është Alkapone

14:56 : 20/06/2026
AKTUALITET

Rama do të “mbytet” në Zvërnec

15:01 : 03/06/2026
AKTUALITET

Ura e SPAK-ut mbetet “varur”/ Rama shtyn lejen për projektin “futuristik” të Drejtësisë së Re

18:19 : 17/05/2026
AKTUALITET

A po mbron Linda Ramën nga qelia Edi Rama?!

13:57 : 17/05/2026
Para

Hafizi dyshues për listën e Sylvinhos: Ishte kontradiktor, në fund do të marrë faturën

TË GJITHA

Zjarr në kantierin e ndërtimit në Bruksel, humbin jetën disa persona

16:02 : 14/07/2026

Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën

15:57 : 14/07/2026

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş