• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Beteja për Shtëpinë e Bardhë dhe qasja ndaj veteranëve

20:28 : 26/05/2024
në BOTA

Gjatë administratës së Presidentit Biden, veteranët amerikanë kanë marrë përfitime të zgjeruara të kujdesit shëndetësor që arrijnë vlerën mbi 5.7 miliardë dollarë.

Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, ish Presidenti Donald Trump argumenton se veteranët ishin më mirë gjatë periudhës që ai drejtoi Shtëpinë e Bardhë. Por cilat do të jenë nevojat e veteranëve gjatë administratës së ardhshme?

Rreth 890 mijë veteranë të ekspozuar ndaj substancave toksike gjatë shërbimit kanë përfituar tashmë nga një ligj që nënshkroi Presidenti Joe Biden në vitin 2022 për të zgjeruar kujdesin shëndetësor dhe përfitimet për të prekurit dhe familjet e tyre. Presidenti Biden njoftoi të mërkurën se deri tani janë miratuar më shumë se një milion kërkesa.

“Problemet e frymëmarrjes, kanceri, njerëz që vuajnë prej shumë kohësh. Në bazë të ligjit, veteranët nuk kanë nevojë ta provojnë se u sëmurën gjatë shërbim it”, deklaroi ai.

Presidenti Biden nënvizoi se gjatë administratës së tij ishin nënshkruar më shumë se 30 ligje dypartiake në mbështetje të veteranëve, atyre që kujdesen për ta dhe familjeve të tyre.

Lexo edhe:

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

“Kemi rritur burimet për t’i dhënë fund fenomenit të të pastrehëve në mesin e veteranëve. Kemi punësuar dhe trajnuar qindra specialistë të kujdesit të shëndetit mendor, posaçërisht për t’i ndihmuar veteranët që t’i japin fund plagës së heshtur të vetëvrasjes”, tha Presidenti Biden.

Kandidati republikan për president, Donald Trump, argumenton se veteranët ishin më mirë kur ai drejtonte Shtëpinë e Bardhë. Trump nënvizoi argumentin e tij në një video të postuar në muajin nëntori në platformën Rumble.

“Ky vend ka 33,000 veteranë të pastrehë që jetojnë në gjendje shumë të keqe, që është turp. Gjatë katër viteve të mia, ne i ndihmuam shumë, por ua kanë hequr këtë ndihmë”

Trump premtoi ndryshime nëse kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Në ditën e parë, do të nënshkruaj një urdhër ekzekutiv për të ndërprerë financimin masiv të Joe Biden-it për strehimin dhe transportin e emigrantëve të paligjshëm dhe do të përcaktoj një pjesë të këtyre kursimeve, që është sasi e madhe, për të ofruar strehim dhe trajtim për veteranët e pastrehë”.

Shoqata Kombëtare e Punonjësve Socialë i vlerëson përmirësimet për mirëqenien e veteranëve gjatë të dy administratave.

Administrata aktuale shtoi qasjen e veteranëve tek trajtimet mjekësore jashtë kuadrit të përcaktuar për ushtrinë.

Por ende ka sfida, thotë për Zërin e Amerikës Anthony Estreet me Shoqatën Kombëtare të Punonjësve Socialë.

“Ka patur probleme të qasjes së individëve në sistem, pengesa kur flitet për dokumentacionin, radha të gjata pritjeje dhe mungesë punonjësish”.

Estreet vuri në dukje se presidenti i ardhshëm duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë lehtësimit të qasjes së veteranëve në kujdesin e shëndetit mendor, veçanërisht duke patur parasysh mungesën aktuale të specialistëve në këtë fushë./ VOA

Etiketa: SHBAzgjedhje

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025
BOTA

Trump heq tarifat për kafetë, frutat ekzotike dhe mishin e viçit për të ulur çmimet në SHBA

12:15 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
BOTA

Vendet perëndimore, të zhgënjyera me “cilësinë” e demokracisë!

20:08 : 14/11/2025
BOTA

Reuters: Hamasi po rivendos kontrollin në Gaza, shfrytëzon vonesat në planin e Trump

19:43 : 14/11/2025
Para

Dokumenti/ Iute dhe Kredo "furnitorë" të MCA për skemën e mashtrimit me kreditë

TË GJITHA

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com