• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Analiza/ Pse ka rëndësi njohja e Palestinës nga Spanja, Irlanda dhe Norvegjia

22:36 : 22/05/2024
në BOTA

Spanja, Irlanda dhe Norvegjia thanë të mërkurën se do të njihnin shtetin palestinez më 28 maj, një hap drejt realizimit të aspiratës së kahershme palestineze, që vjen mes zemërimit ndërkombëtar mbi numrin e viktimave civile dhe krizën humanitare nga ofensiva e Izraelit në Rripin e Gazës.

Vendimet pothuajse të njëkohshme të dy vendeve të Bashkimit Evropian dhe Norvegjisë, mund të nxisin një valë njohjesh të një shteti palestinez nga vendet e tjera të BE-së dhe mund të nxisin hapa të mëtejshëm në OKB, duke thelluar izolimin e Izraelit.

Malta dhe Sllovenia, të cilat gjithashtu janë anëtare të Bashkimit Evropian, që përbëhet nga 27 vende, mund të ndjekin shembullin e Spanjës dhe Irlandës. Rreth 140 nga 190 vendet anëtare të OKB-së e kanë njohur tashmë shtetin palestinez. Njoftimi për njohje nga tre vendet evropian mund të jetë një vendim i rëndësishëm.

PSE KA RËNDËSI?

Vendimi i OKB-së i vitit 1948 për krijimin e Izraelit parashikonte një shtet fqinj palestinez, por rreth 70 vjet më vonë kontrolli i territoreve palestineze mbetet i ndarë dhe përpjekjet e palestinezëve për anëtarësim me të drejta të plota në OKB janë bllokuar.

Lexo edhe:

Australia: Do të njohim shtetin palestinez

Njohja e shtetit palestinez përplaset me realitetin në terren/ A është vetëm një iluzion politik?

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe vende të tjera perëndimore kanë mbështetur idenë e një shteti të pavarur palestinez, që do të ekzistonte përkrah Izraelit, si një zgjidhje për konfliktin më të ndërlikuar të Lindjes së Mesme, por ato këmbëngulin që shtetësia palestineze të arrihet përmes një zgjidhjeje të negociuar. Por, nuk ka pasur negociata thelbësore mes Izraelit dhe palestinezëve që nga viti 2009.

Ndonëse dy vendet e BE-së dhe Norvegjia nuk do të njohin një shtet ekzistues, por vetëm mundësinë e një shteti të tillë, hapi i tyre simbolik ndihmon në forcimin e pozitës ndërkombëtare të palestinezëve dhe shton trysninë mbi Izraelin për të filluar negociatat për përfundimin e luftës. Ky veprim i jep rëndësi shtesë këtij problemi në Lindjen e Mesme përpara zgjedhjeve të 6-9 qershorit për Parlamentin Evropian, në të cilat rreth 370 milionë njerëz kanë të drejtë vote dhe pritet të sjellin një rritje të madhe të së djathtës ekstreme.

PSE TANI?

Trysnia diplomatike mbi Izraelin është rritur ndërsa lufta e tij me Hamasin tashmë ka hyrë në muajin e tetë. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me një shumicë të konsiderueshme më 11 maj për t’i dhënë “të drejta dhe privilegje” të reja Palestinës, një shenjë e mbështetjes ndërkombëtare në rritje për një votim për anëtarësimin e saj me të drejta të plota. Autoriteti Palestinez aktualisht ka statusin e vëzhguesit në OKB.

Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Maltës dhe Sllovenisë thanë në mars se po shqyrtonin mundësinë e njohjes së një shteti palestinez si “një kontribut pozitiv” drejt përfundimit të luftës Izrael-Hamas. Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez tha të mërkurën se “kjo njohje nuk është kundër askujt, nuk është kundër popullit izraelit”. “Është një veprim në favor të paqes, drejtësisë dhe në përputhje me qëndrimet morale”, shtoi ai.

CILAT JANË PASOJAT E NJOHJES?

Ndonëse dhjetëra vende e kanë njohur Palestinën, asnjë nga fuqitë kryesore perëndimore nuk e ka bërë këtë dhe nuk është e qartë se çfarë ndryshimi mund të sjellë vendimi e tre vendeve evropiane. Megjithatë, njohja e tyre do të shënonte një arritje të rëndësishme për palestinezët, të cilët besojnë se kjo i jep legjitimitet ndërkombëtar luftës së tyre. Kjo nuk ka të ngjarë të ketë ndikim në terren në aspektin afat shkurtër. Bisedimet e paqes janë bllokuar dhe qeveria e vijës së ashpër e Izraelit ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër shtetësisë palestineze.

CILA ËSHTË PËRGJIGJA E IZRAELIT?

Izraeli reagoi me shpejtësi të mërkurën duke tërhequr ambasadorët e tij në Irlandë, Norvegji dhe Spanjë. Qeveria izraelite i kritikoi ashpër diskutimet për pavarësinë e Palestinës, duke i konsideruar ato një “shpërblim” për sulmin e Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, në të i cilin u vranë 1200 njerëz dhe mbi 250 të tjerë u morën peng. Udhëheqësit e Izraelit kundërshtojnë çdo lëvizje për të legjitimuar palestinezët në rrafshin ndërkombëtar.

Vendimet, si ato të tre vendeve evropiane të mërkurën, do të forcojnë pozitat e palestinezëve dhe do të minojnë procesin e negociatave, thotë Izraeli, duke këmbëngulur se të gjitha çështjet duhet të zgjidhen përmes negociatave. Izraeli shpesh i përgjigjet vendimeve të vendeve të tjera, që konsiderohen se janë kundër interesave të tij, duke thirrur ambasadorët nga këto vende dhe gjithashtu duke ndëshkuar palestinezët përmes masave si ngrirja e transferimit të të ardhurave nga mbledhja e taksave për Autoritetin Palestinez.

KUSH E KA NJOHUR PALESTINËN SI SHTET?

Rreth 140 vende e kanë njohur tashmë Palestinën, më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të OKB-së. Disa fuqi të mëdha kanë dhënë shenja se qëndrimi i tyre mund të jetë duke evoluar mes protestave kundër ofensivës së Izraelit në Rripin e Gazës, ku, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, janë vrarë mbi 35 mijë palestinezë. Në raportet e Ministrisë së Shëndetësisë në Rripin e Gazës mbi numrin e të vrarëve nuk bëhen dallime mes civilëve dhe militantëve.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, tha se njohja e Palestinës nuk mund të ndodh për sa kohë që Hamasi mbetet në Rripin e Gazës, por kjo mund të arrihet përmes negociatave mes Izraelit dhe udhëheqësve palestinezë. Presidenti francez Emmanuel Macron tha në shkurt se nuk është “tabu” që Franca të njohë shtetin palestinez. /VOA

Etiketa: irlandaNorvegjiaPalestinaSpanja

Lajme të lidhura

BOTA

Australia: Do të njohim shtetin palestinez

11:13 : 11/08/2025
BOTA

Njohja e shtetit palestinez përplaset me realitetin në terren/ A është vetëm një iluzion politik?

20:32 : 04/08/2025
BOTA

Hamasi: Nuk dorëzojmë armët, pa u krijuar shteti palestinez! Publikon VIDEO-n e një pengu në Gaza

18:53 : 03/08/2025
BOTA

Finlanda e gatshme të njohë shtetin palestinez

08:47 : 02/08/2025
BOTA

Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës në shtator

17:34 : 31/07/2025
BOTA

Një moment historik në shtator! Disa vende të perëndimit do të njohin shtetin palestinez

17:22 : 30/07/2025
Para

Kapitullon Leverkusen, Lookman kompleton tripletën dhe nis festën e Atalantës

TË GJITHA

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

18:59 : 16/08/2025

Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

18:57 : 16/08/2025

Takimi Putin-Trump, udhëheqësi rus: I dobishëm dhe afron vendimet e nevojshme

18:44 : 16/08/2025

Situatë alarmante, denoncimi: Pacientët 33 ditë pa trajtim brakiterapie në Onkologjik

18:25 : 16/08/2025

Xhaka rikthehet me fitore në Premier League, Tottenham turpëron ekipin e Brojës

18:23 : 16/08/2025

Zjarret në Gramsh/ Vatra aktive në tre fshatra, flakët përfshijnë edhe Zavalinën në Elbasan

18:11 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com