• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Restaurimi “me llaç industrial” i Xhamisë së Plumbit shqetëson ekspertët

09:43 : 21/05/2024
në AKTUALITET
Pamje nga "Xhamia e e Plumbit", Shkodër

Pamje nga "Xhamia e e Plumbit", Shkodër

Projekti për restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër “me llac të bardhë industrial” ka ngjallur kundërshtinë e ekspertëve.

Në janar të 2018 Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, paralajmëroi nisjen e projektit “për të shpëtuar Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga përmbytjet”.

Sot pas gjashtë vitesh, teksa ky projekt po implementohet, resturatorë dhe ekspertë bëjnë thirrje se punimet restauruese po i humbasin moshën dhe formën objektit.

Zef Çuni, i cili ka bërë disa punime restauruese në këtë objekt në vitet 90-të i konsideron të gabuara ndërhyjet, ndërsa shton se askush nuk është konsultuar me të për ndërhyrjen aktuale.

“Ndërhyrjet restauruese të xhamisë janë të gabuara dhe nuk kanë të bëjnë fare me restaurimin. Fugimi i panevojshëm me llac industrial të bardhë i ka humbur objektit vjetërsinë duke e bërë në dukje si të ishte një objekt i ndërtuar me blloqe betoni” – analizon restauratori dhe arkitekti Çuni.

Lexo edhe:

I humbur prej 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit

Ikonat e kishës 300-vjeçare në Voskopojë “fashohen” si të plagosurit në luftë

Ai shpjegon për Citizens.al se kjo xhami është e vetmja ndërtesë që ka një portik. Besimtarët futen brenda dhe janë brenda një portiku, mbuluar me kupola të veshura me plumb dhe nuk qëndrojnë në shi. Po ashtu ajo ka edhe një oborr të brendshëm që nuk e kanë xhamiat e tjera, pra është tipike për zonën.

Por drejtuesja e DRTK-së Shkodër, Besara Podgorica sqaron se bëhet fjalë për një proces teknik të papërfunduar.

“Nuk ka të bëjë me fugatimin në tërësi, thjeshtë është bërë e mundur mikro – injektimi i mureve me llac gëlqere. Procesi fugatimit po realizohet, por nuk është i realizuar në fazën përfundimtare, do ketë një tjetër pamje” – shpjegon ajo.

Megjithatë, nisur nga shqetësimet e ekspertëve, Podgorica pohon se i është kërkuar firmës kontraktore që të bëhet një rishikim i punimeve.

“ Ishim të merakosur, por ata na siguruan që nuk është fuga përfundimtare”- përfundon ajo.

I kontaktuar nga Citizens.al, restauratori Aleksandër Meksi thotë se kushti themeltar është që pamja e monumentit nuk duhet të ndryshojë.

“Muret i ka të forta, mund të bëhej në mënyra të tjera. E shoh që nuk reagon asnjëri për këtë rast, as nga ministria, me mendimin se do kalojë” – shprehet Meksi.

Miratuar në Këshillin Kombëtar të Territorit me vendim nr. 05 datë 16.03.2022 projekti parashikon gjithashtu realizimin e një dige mbrojtëse për xhaminë dhe ambientin përreth saj, rindërtimin e minares së rrëzuar si dhe përforcimin strukturor të saj.

Ne mars të 2021 gjatë inspektimeve të punimeve për Xhaminë e Plumbit kryeministri Edi Rama, si dhe ish – Ministrja e Kulturës Elva Margariti thanë se nuk do të ketë tjetërsime.

Restaurimi i kësaj xhamie po realizohet në bashkëpunim me palën turke, pas një marrëveshjeje të arritur mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke në vizitën që Erdogan bëri në 6 janar të 2021.

Zef Çuni përmend raste të tjera flagrante sipas tij, me probleme në restaurim, si p.sh. te Ura e Mesit, ku restaurohet me fadromë, apo fugat pastrohen me matrapikë.

Xhamia e Plumbit u ndërtua në vitet 1773-1774 nga Mehmet Pashë Bushatlliu. Ajo u shpall Monument Kulture i kategorisë së parë në vitin 1973 dhe është e vetmja xhami e ngelur në këtë zonë nga periudha osmane. Ndërhyrja e fundit në këtë xhami është bërë në vitin 1865, pas përmbytjes së madhe të Shkodrës.

Fugimi – Mbushja e boshllëqeve midis gurëve*

/Citizens

Etiketa: formahumbetkulturorellaç industrialMosharestaurimishqetësonXhamia e Plumbit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I humbur prej 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit

13:05 : 07/05/2025
AKTUALITET

Ikonat e kishës 300-vjeçare në Voskopojë “fashohen” si të plagosurit në luftë

21:08 : 09/04/2025
AKTUALITET

Rritet mosha e daljes në pension, më shumë vite punë për gratë

19:32 : 05/01/2025
AKTUALITET

Rritet mosha e daljes në pension nga janari për gratë, rritet vjetërsia në punë për burrat

14:58 : 03/01/2025
SHENDETI

Tensioni i lartë para moshës 40

21:30 : 19/12/2024
AKTUALITET

Restaurimi i teatrit të Durrësit lë në hije monumentin në themelet e tij

13:56 : 09/12/2024
Para

Falsifikonin veprat e Kadaresë, ndalohet pronarja e “Librit Universitar” në Tiranë

TË GJITHA

Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla

20:30 : 13/05/2025

Conceição: Jemi gati për një finale të madhe, të përgatitur për çdo skenar

20:26 : 13/05/2025

Vota nga Diaspora i jep PS-së mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com