• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Aksioni/ SPAK u vuri emër grupeve kriminale, pak të arrestuar, zero vrasje të zbardhura

20:40 : 18/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmet e Dites

Nga Boldnews.al

Operacioni më i fundit i SPAK-ut, i konsideruar si “Metamorfoza 3”, ka meritën e vetme që u vuri emër disa prej grupeve më të rëndësishme kriminale që janë aktive në Shqipëri.

Megjithatë, rezultatet e operacionit treguan se forcat policore arrestuan shumë pak nga ata që konsiderohen si pjesë e grupeve, kryesisht persona që gjenden në burg për vepra të ndryshme penale.

Dhe, sipas të dhënave të ofruara nga vetë Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, hetimet më të fundit, nuk arritën të zbardhin asnjë nga vrasjet e bujshme që trondisin periodikisht opinionin publik.

Në dy ditët e fundit të javës që lamë pas, dhjetra forca policore u shpërndanë në qytete të ndryshme të vendit, me qëllim zbatimin e rreth 50 masave të sigurimit, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme.

Lexo edhe:

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

Urdhërat e arrestit ishin në vijim të hetimeve të zhvilluara nga SPAK-u, pasi është informuar nga autoritetet belge e holandeze mbi komunikimet e grupeve kriminale në aplikacionet Sky/Encrochat.

Emrat e grupeve

Elementët për të cilët janë nxjerrë masa sigurimi, të cilat në pjesën më të madhe të tyre nuk u arritën të ekzekutoheshin, janë personazhe që shkaktojnë frikë tek qytetarët e thjeshtë dhe që përmenden kryesisht me gjysmë zëri.

SPAK-u konsideron si grupe kriminale “klanin Duka” nga Tirana, “klanin e Ervis Martinaj” nga Laçi, “klani Avdulaj” e “klani i Lul Berishës” nga Durrësi, “klani Ndoka” nga Lezha dhe “klani Bami” nga Fushë-Kruja.

Disa prej këtyre klaneve apo personazheve, kanë hyrë e kanë dalë nga burgu, herë me dënime të rënda e herë me të lehta apo duke shfrytëzuar gropa në sistemin e drejtësisë.

Një pjesë e tyre u arrestuan rreth 5 vjet më parë, në kuadër të dosjes “339”, e cila u dështua nga vetë Prokuroria për të shpëtuar politikanët e përfshirë.

Tashmë, të njëjtët personazhe rikthehen sërish nën akuzë, megjithëse të lirë dhe në arrati.

Zero vrasje të zbardhura

Veprat penale për të cilat akuzohen së fundmi këto grupe kriminale janë të rënda, por jo më të rëndat që kanë mbi supe.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK-ut për operacionin më të fundit, të gjithë këta persona, akuzohen se, në episode të ndryshme, kanë tentuar të vrasin njëri-tjetrin, kanë siguruar armët, kanë bërë planet, kanë rekrutuar vrasës, por në fund nuk ia kanë arritur qëllimit.

SPAK-u rendit të paktën 7 raste atentatesh të dështuara, ndërkohë që një pjesë e këtyre personazheve, përfshirë klanin Duka apo grupi i Lul Berishës, janë aktualisht në gjykim për raste shumë të rënda, vrasje të thjeshta e atentate të sofistikuara.

Parë në këtë këndvështrim, operacioni “Metamorfoza 3” përbën ndoshta hetimin më masiv kundër grupeve kriminale, por numri i personave pas hekurave është minimal, ndërkohë që atentatet e bujshme me pasojë viktima kanë mbetur sërish pa autor.

Gjithësesi, ky hetim i SPAK-u ndikon që, të paktën për disa kohë, këta personazhe me rrezikshmëri të spikatur, të mos vijnë vërdallë nëpër Shqipëri, por të qëndrojnë në arrati. Largimi i tyre mund të zbusë disi klimën kriminale që përcjellin këta individë.

Etiketa: hetimiMegaoperacionispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sa shtrenjtë po e blen heshtjen e mediave Belinda Balluku

19:57 : 15/11/2025
AKTUALITET

“Oligarku pagoi IKMT-në për të shembur dy biznese”, Nezha: Padi në SPAK për tjetërsim pronash

16:13 : 15/11/2025
AKTUALITET

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

“Mos hap gojë derisa të mbarojnë zgjedhjet”, SPAK zbardh akuzat ndaj Bufit të Roskovecit

18:59 : 14/11/2025
Para

Grabitje e armatosur në qendër të Parisit tek ‘argjendaria e yjeve’

TË GJITHA

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025

Mjekët: Skleroza multipe në rritje, sëmundja prek moshat e reja nga 20 deri në 40 vjeç

19:40 : 16/11/2025

Shqipëri-Angli/ Thyhet mbrojtja kuqezi, Harry Kane zhbllokon shifrat (Video)

19:35 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com