• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Franca, Gjermania dhe Italia letër Kurtit: Mbështesim draftin e BE-së

20:24 : 16/05/2024
në RAJONI

Propozimi i qeverisë së Kosovës për të shkruar një draft-statut, nuk adreson nevojën urgjente për hapat konkrete të themelimit të Asociacionit dhe rrezikon të minojnë dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Është ky qëndrimi njëzëri i vendeve të QUINT-it, të cilët i kanë dërguar një letër kryeministrit Kurti, sipas të cilëve drafti i qeverisë është i papranueshëm dhe i vetmi draft që pranohet nga vendet e QUINT-it është ai i propozuar nga Bashkimi Europian.

“Me keqardhje, hapat që ju propozoni nuk adresojnë nevojën urgjente për hapat konkret drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe rrezikojnë të minojnë tutje dialogun që lehtësohet nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letër.

Fillimisht, këto shtete kanë sqaruar se Drafti i Lajcak s’është një “propozim gjentelmenësh”, por një model solid, i draftuar me kujdes dhe me ndihmën e avokatëve dhe ekspertëve, bazuar në praktika ekzistuese, që merr parasysh vijat e kuqe, gjykatën Kushtetuese dhe kornizën ligjore dhe se si I tillë ka përkrahjen e plotë të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

“Së pari, draft-statuti i prezantuar nga Përfaqësuesi Special për Dilaogun, Miroslav Lajçak, nuk është një ‘propozim gjentelmenësh’. Është një model solid, i draftuar me kujdes me ndihmën e avokatëve dhe ekspertëve evropianë, i bazuar në praktikat më të mira ekzistuese. Merr parasysh të gjitha vijat tuaja të kuqe gjithashtu edhe Gjykatën Kushtetuese dhe kornizën ligjore. Si i tillë, ka mbështetjen tonë të plotë. Le ta theksojmë edhe njëherë, ne nuk duam Kosovë jo funksionale. Asociacioni nuk është në asnjë formë i krahasueshëm me Republikën Serbe”, vazhdon letra.

“Së dyti, dorëzimi i këtij drafti tek ekspertët e Këshillit të Evropës nuk do të përbënte një hap të domosdoshëm vendimtar pasi opinioni i tyre nuk do të jetë ligjërisht i detyrueshëm. Kjo mund të arrihet vetëm duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mënyrë që të jetë e pranueshme për Gjykatën”, vazhdon letra, duke shtuar se “siç u sqarua me Brukselin, nuk ka pengesa ligjore në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për marrjen e këtij hapi”, thuhet më tej.

Lexo edhe:

Ish-ministri gjerman: BE e kushtëzoi padrejtësisht Kosovën!

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

Në fund të letrës këto tri shtete i bëjnë me dije Kurtit që ekziston rreziku real që pa progres vendimtar për Asociacionin, aplikimi i Kosovës në KiE të mos marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare.

“Së treti, propozimi juaj për përgatitjen e një drafti të ri në konsultim me kryetarët apo zëvendësit aktualë të komunave nuk është as i përshtatshëm dhe as i zbatueshëm për shkak të rrethanave aktuale në këto komuna. Kryeministër, le të jemi të qartë: Ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar në Asociacion aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të marrë mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare. Përparimi tani përgjatë linjave të sugjeruara nga QUINT-i do të demonstronte përkushtimin tuaj ndaj të drejtave të pakicave, duke forcuar kështu pozitën e Kosovës dhe duke ri-energjizuar Dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, thuhet qartësisht në letër.

Letra e qeverisë së Kosovës e dërguar sot në Asamblenë e Këshillit të Europës ka ngjallur debate në politikën e Kosovës. Ka qenë presidentja Osmani e cila ka reaguar duke deklaruar se kjo letër nuk është konsultuar dhe dakorduar me presidenten.

Po kështu edhe Gjermania e ka konsideruar dërgimin e draft-statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese, të vonuar. Sipas saj duhej të ishte dërguar para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Ndërkohë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takime të ndara ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier, atë të Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ambasadorin e Britanisë së Madhe Jonathan Hargreaves.

Etiketa: KosovaKurtiQUINT

Lajme të lidhura

RAJONI

Ish-ministri gjerman: BE e kushtëzoi padrejtësisht Kosovën!

09:49 : 15/06/2026
RAJONI

Ministri i Jashtëm grek në Beograd: Athina nuk do ta njohë Kosovën

13:51 : 13/06/2026
AKTUALITET

Ish-luftëtari i UÇK-së mesazh Ramës: E përdore Kosovën si kusur, bëre aleancë me Vuçiçin

20:09 : 09/06/2026
RAJONI

Ambasadori britanik paralajmëron Kosovën: Rrezikoni të humbni mbështetjen e aleatëve

18:25 : 09/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
RAJONI

Të tretat në 18 muaj! Kosova voton sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare

08:12 : 07/06/2026
Para

Anëtarësimi në Këshillin e Europës, Michael Martens: Shqipëria të mbështesë Kosovën

TË GJITHA

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

18:39 : 24/06/2026

Rama e sulmoi, gazetarja e CNN i kundërpërgjigjet me zërat e protestuesve

18:39 : 24/06/2026

Përplasje te Reforma territoriale/ Isai debaton me Boçin: Në shesh mbledh më shumë pelikani se bufi

18:25 : 24/06/2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

18:15 : 24/06/2026

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

18:01 : 24/06/2026

Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

17:59 : 24/06/2026

Gjendet i pajetë gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putin – DETAJE

17:45 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş