• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Skandal”/ Vokshi: Vendimi për përjashtimin e opozitës nga komisionet, antiligjor

17:36 : 12/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë, Albana Vokshi ka deklaruar se vendimi i socialistëve për të përjashtuar opozitën nga komisionet parlamentare është i turpshëm dhe antiligjor.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi tha se parlamenti sot me Lindita Nikollën është në pikën e tij me të ulët në këto 33 vite, pasi sipas saj sillet si një institucion ku fjala e Ramës është ligj.

Më tej deputetja demokrate thekson se opozita ka bërë disa kërkesa në parlament, ku i kërkon kryeparlamentares kthimin e normalitetit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Deklarata e Vokshit:

Në deklaratën e fundit për mediat denoncova një akt të turpshëm, të njëanshëm, antikushtetues e antiligjor, nga ana e deputetëve të mazhorancës të cilët e kanë bllokuar vijimin normal të punimeve të komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Lexo edhe:

KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

Praktikisht me anë të një instrumenti antiligjor, skandaloz që turpëron Parlamentin në një akt të paprecedentë në 33 vite parlamentarizëm, anëtarët socialistë të komisionit hetimor, kanë vendosur të përjashtojnë opozitën nga komisioni parlamentar sepse opozita nuk i duhet më komisionit dhe mbledhjet dhe vendimmarrjen e komisionit, e kanë zëvendësuar me votimin me firma që i dorëzojnë në protokoll.

Kjo është një procedurë antiligjore, që rrëzon shtyllën kryesore të hetimit parlamentar, drejtimin e tij nga kërkuesi, pra nga ne si opozitë, që socialistët e kanë vendosur në mbledhjet e fundit, pa na vënë në dijeni, të kryejë vizita në institucionet zbatuese të kontratave objekt hetimi.

Siç pritej, asnjë reagim nga ana e Edi Ramës, Lindita Nikollës.

Pra, do të harxhojnë paratë e shqiptare për të shkuar në spital apo qendra shëndetësore në një tur turistik propagandistik për të na thënë se sa të lumtur janë shqiptarët me shëndetësinë.

Sot kam dy fjalë në adresë të Kryetares së Kuvendit.

Parlamenti i Shqipërisë ka patur problemet e veta këto 3 dekada, por kurrë nuk ka qenë në një pikë kaq të ulët sa me Lindita Nikollën. Më vjen shumë keq ta pohoj, por nën drejtimin e saj, parlamenti sillet si një institucion në varësi të qeverisë, kur urdhri i Edi Ramës është ligj!

Me shqetësimin e bojkotit nga ana e deputetëve socialistë, për bllokimin e punës në komision, për mbledhjet e paligjshme të thirrura në mënyrë të njëanshme, i jemi drejtuar Kryetares së Kuvendit zyrtarisht, me disa kërkesa, me qëllim që të kryejë një rol për rikthimin e normalitetit.

Janë pesë kërkesa të tilla, duke nisur që nga ngritja e shqetësimit nga kryetari i grupit, deri tek kërkesat e mia për funksionimin e organeve të Kuvendit apo takim me deputetët e opozitës.

Cila është përgjigja e Kryetares së Kuvendit? Mund të habiteni, por nuk ka asnjë përgjigje për të pesë kërkesat tona. Kur bëhet fjalë për t’i rikthyer dinjitetin Parlamentit dhe për të vendosur ligjshmërinë përpara interesit partiak, Lindita Nikolla zhduket. Afërmendsh, siç do të thoshte dikush, rëndësi për të nuk ka parlamentarizmi, por Edi Rama.

Në këtë frymë antishtet dhe antiparlament, ka vepruar edhe Sekretariati për Votimin dhe Procedurat. I kam dërguar Klotilda Bushkës 3 kërkesa për mbledhjen e tij, prova për shkeljen e ligjit nga ana e kolegëve të saj socialistë në komision, por kanë kaluar 2 javë dhe qëndrimi është i njëjtë si i Lindita Nikollës: nuk ka asnjë përgjigje.

Për të përjashtuar deputetët e opozitës nga seancat plenare, ky Sekretarit mblidhej me vrull të menjëhershëm socialist, ndërsa për të vendosur në vend dinjitetin e Parlamentit përmes zbatimit të ligjit, Kuvendi hesht!

Besoj të gjithë e keni të qartë se këto janë qëndrime të koordinuara për të mos lejuar kontrollin parlamentar të qeverisë. Për të penguar hetimin e aferës 200 milionë euro të koncesioneve të sterilizimit dhe të check up-it. Dhe besoj e dini, se pas kësaj paligjshmërie dhe bërje leckë të parlamentit, qëndron arkitekti i korrupsionit në shëndetësi, Edi Rama, të cilin drejtësia ka frikë ta hetojë.

I bëj thirrje Lindita Nikollës që urgjentisht të reagojë ndaj kërkesave tona e të vërë në shina të normalitetit komisionin hetimor e të mos pengojë hetimin parlamentar dhe zbardhjen e abuzimit prej 200 mln EURO për dy koncesionet në shëndetësi.

Përsëris ftesën për pjesëmarrje të deputetëve të maxhorancës në dy mbledhje që kam thirrur ditën e hënë:

– të kryesisë së komisionit, në orën 14.00, për të vendosur bashkë me nënkryetarin socialist dhe sekretarin si do të ecim përpara.

– mbledhjen e komisionit në orën 15.00 me 2 kërkesa në rendin e ditës:

  1. Të miratojmë kërkesat për informacion
  2. T’u japim kohë ekspertëve për hartimin e një plani të përbashkët hetimor

Si pjesë e opozitës, jemi të vendosur për të bërë transparencë për një nga aferat më korruptive të qeverisë së Edi Ramës. Pengesat artificiale në komisionin hetimor nuk kanë për të na penguar. Kush ka marrë pjesë në krimin e vjedhjes së shëndetit të shqiptarëve, nuk duhet të flejë i qetë! Çdo qindarkë e vjedhur duhet t’u kthehet shqiptarëve!

Etiketa: Komisionetvendimivokshi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KAS vendos hapjen e 229 kutive të materialeve zgjedhore të Qarkut Vlorë

15:07 : 04/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e Martin Canit/ 5 të mitur thirren për të dëshmuar në Gjykatë, autori mohon akuzat

14:06 : 02/06/2025
AKTUALITET

Vokshi: Në Asamblenë e CDI-së kërkuam që Europa të reagojë ndaj farsës elektorale të 11 majit

20:14 : 29/05/2025
AKTUALITET

Qeveria miraton vendimin, rikthehet policimi vullnetar

22:05 : 28/05/2025
AKTUALITET

E sëmurë në shtrat, 85-vjeçarja pret legalizimin prej nëntë vitesh

21:27 : 26/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje opozitës: Koha për analizë! Bosët e drogës i dhanë fitoren Ramës në zgjedhje

10:01 : 22/05/2025
Para

Nuk prishen për tre javë, ja si t’i mbani të freskëta luleshtrydhet

TË GJITHA

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan/ EMRI

14:19 : 06/06/2025
Autori i plagosjes, Shpetim Osma

DETAJE nga plagosja e çiftit në Rrogozhinë, shkak u bë qeni

14:15 : 06/06/2025

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

14:02 : 06/06/2025

Tiranë – Mësuesja denoncon në polici për fyerje prindin e nxënëses së saj

13:51 : 06/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, flet nëna: Çdo përpjekje për të fshehur ngjarjen u bë në sy të djalit

13:42 : 06/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi, policia njofton kufizime të tjera në bulevard

13:26 : 06/06/2025

Babai i 15-vjeçarit të plagosur në piceri: Donin të fshihnin ngjarjen! Fshinë gjakun dhe hoqën kamerat…

13:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com