• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Nemo i Zvicrës triumfon në Eurovision 2024

09:13 : 12/05/2024
në BOTA, SHOW BIZ

Zvicra ka triumfuar në edicionin e 68-të të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, me këngëtarin Nemo dhe këngën e tij “The Code”.

Nata finale e Eurovision 2024 që u mbajt në Malmo të Suedisë dhuroi spektakël, ndërsa këngëtari Nemo mori një rezultat mbresëlënës.

Zvicra arriti të merrte 365 pikë nga votat e jurisë, ndërkohë iu shtuan 226 pikë nga votat e publikut duke bërë që këngëtari Nemo të merrte në total 591 pikë. Po ashtu edhe Shqipëria e vlerësoi me 12 pikë (pikët maksimale) Nemon e Zvicrës me këngën e tij “The Code”.

Në vend të dytë doli Kroacia me 547 dhe Ukraina ishte e treta me 453 pikë. Top pesëshen e mbyllën Franca dhe Izraeli. Ndërsa vendi që mori zero pikë nga publiku ishte Mbretëria e Bashkuar.

Është hera e tretë që Zvicra e fiton “Eurovisionin”.

Lexo edhe:

Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin

Shqipëria U-15 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Zvicrës

E cilësuar si festë e diversitetit evropian, gara e këtij viti është vënë në qendër të vëmendjes politike dhe thirrjet për përjashtimin e Izraelit për shkak të fushatës së tij ushtarake në Gaza.

Me një mesazh paqeje, artisti zviceran, i përlotur nga fitorja, foli për atë që do të dëshironte të ishte vijimësia e festivalit më të madh kontinental muzikor.

“Jam shumë i emocionuar, nuk kam fjalë, dua të falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët, shpresoj që ky konkurs të vazhdojë të qëndrojë për paqen”, u shpreh këngëtari.

Ky kompeticioni i këngës Eurovision është përballur me kaos e konfuzion në rritje. Konkurrenti holandez u skualifikua, një tjetër u tërhoq nga provat, ndërsa një i tretë theu rregullat, duke mbajtur një fjalim në skenë, ku bëri thirrje për paqe.

Me mijëra demonstrues pro-Palestinës u mbledhën në Malmo, teksa protesta masive  u mbyll gjatë orëve të mbrëmjes pa incidente.

Disa prej protestuesve thërrisnin “Eurovision, i bashkuar nga genocidi”, duke reflektuar forcën e ndjenjës humanitare që rëndon mbi fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza, që erdhi pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit, Tetorin e shkuar.

Eurovision, që gjithnjë e ka etiketuar veten si jo-politik, i ka rezistuar thirrjeve për të përjashtuar Izraelin nga kompeticioni. Megjithatë, ata kërkuan nga përfaqësuesja izraelite, Eden Golan, që të ndryshonte tekstin e këngës së saj të titulluar “Hurricane” (Uragan), duke hequr vargjet që i referoheshin sulmit të 7 Tetorit.

Golan, e cila është vetëm 20-vjeçe, ruhej me roje të armatosura dhe i gjithë qyteti i Malmos ishte vendosur nën masa të rrepta sigurie.

Shumë konkurrentë të tjerë janë shprehur kundër luftës Izrael-Gaza, megjithatë asnjë nuk u tërhoq nga Eurovision, duke zgjedhur që t’i bashkohen sloganit të festivalit, “të bashkuar nga muzika”.

Por konkurrenti francez, Slimane, theu protokollin gjatë provave të mbajtur pasditen e së shtunës, duke ndërprerë këngën për të mbajtur një fjalim.

“Dua vetëm të them diçka. Çdo artist këtu do të këndojë për dashurinë dhe paqen. Duhet të jemi të bashkuar nga muzika, po, por me dashuri për paqen. Të bashkuar nga muzika po, por me dashuri për paqen”, përsëriti ai.

Deklarata në vetvete mund të ketë shkelur rregullat e Eurovision, që nuk lejon deklarata politike.

Më herët, konkurrentja irlandeze Bambie Thug u tërhoq nga provat, pasi u ankua për mbulimin e performancës së saj nga televizioni izraelit.

Nga ana tjetër, konkurrenti holandez Joost Klein u përjashtua nga kompeticioni pas një incidenti të ndodhur nga prapaskenë të enjten.

Një akuzë për intimidim u bë në policinë suedeze nga një anëtare e produksionit. Policia tha se Klein ishte marrë në pyetje për ‘kërcënime të jashtëligjshme’ dhe se çështja do t’i përcillej prokurorisë brenda pak javëve.

Ndërkohë, mediat norvegjeze raportojnë se zëdhënësja e jurisë së tyre u tërhoq për shkak të ‘situatës së nxehtë’ në Malmo.

Të gjitha këto shënjuan këtë vit festivalin europian që zakonisht është një event i gëzueshëm dhe festiv.

Etiketa: eurovisionfitonzvicra

Lajme të lidhura

SPORT

Zvicra e femrave humbet 7-1 ndaj djemve 14-vjeçarë, federata u përpoq të fshihte rezultatin

20:32 : 26/06/2025
SPORT

Shqipëria U-15 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Zvicrës

16:40 : 05/06/2025
BOTA

Eurovision 2025/ Belgjika dhe Spanja kërkojnë hetim për manipulim votash pro Izraelit

09:30 : 20/05/2025
SHOW BIZ

U renditën në vendin e 8-të, “Shkodra Elektronike” reagon për herë të parë pas finales së Eurovision

15:45 : 19/05/2025
BOTA

VIDEO / Përleshje fizike, incidenti që nuk u pa gjatë performancës së Izraelit në Eurovision

21:05 : 18/05/2025
BOTA

Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

19:11 : 18/05/2025
Para

Kanabisin dhe marijuanë çokollatë brenda tunelit në Shkodër, në kërkim dy persona

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com