• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj pretendoi se socialistët po bëjnë shtet, Meta: Shtetin ku kanë ikur 1 milion shqiptarë?!

13:28 : 11/05/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dënuar ashpër politikat sociale të Rilindjes duke filluar nga trafiku i rënduar i Tiranës, dëmtimi i shëndetit të popullatës nga ndotja e ajrit dhe mjedisit 20 deri në 40 herë më e lartë se në rajon e deri te pensionet e ulëta, çmimi i naftës etj.

“I dëgjoni sirenat përjashta?! – iu drejtua Meta gazetarëve gjatë një konference shtypi sot. –  Janë trafiku i çmendur edhe sot që është e shtunë dhe nuk është ditë pune. E dinë të gjithë qytetarët e Tiranës se sa vuajnë për të ardhur nga Fresku në qendër, se sa vuajnë për të ardhur nga Yzberishti në qendër, se sa vuajnë kur kalon tek Kopshti Botanik për të ardhur poshtë digës dhe mendoni kur të mbushet me pallate atyse çfarë tmerri do të jetë.

E dinë qytetarët e Tiranës se çfarë qyteti “të shëndetshëm” kanë bërë këta, se ua ka thënë vetë prof. Besnik Bajra, një ekspert i shkëlqyer i mjedisit, socialist i njohur, deputetet i PS, se, edhe sipas studimit të tij, norma e ndotjes është mbi 20 herë mesatarisht, siç është te Zogu i Zi apo vende të tjera dhe helmi që u jep Rilindja, qytetarëve të Tiranës që nga foshnjat e porsalindura, te nënat shtatzëna, te të moshuarit e ata që kanë probleme shëndetësore, është 20 deri në 40 herë më i lartë se në vendet fqinje apo në vendet e tjera.”- tha Meta.

Duke ironizuar thënien e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, që pretendoi se socialistët po bëjnë shtet, Meta ngriti pyetjet: “Cilin shtet? Shtetin që kanë ikur 1 milionë shqiptarë pikërisht se s’ka shtet, se s’ka siguri, se s’ka mbrojtje të të drejtave të qytetarëve?!

Lexo edhe:

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

Cilin shtet?! Shtetin që është ndër më të pasurit në rajon me naftë me gaz që kishte rafineri dhe që sot e ka naftën gati dy herë më shtrenjtë se shteti fqinj, Maqedonia, që s’ka naftë, por ka jo vetëm rafineri, por mbi të gjitha ka politika që mbështesin dhe mbrojnë qytetarët nga spekulimet e tregtarëve, oligarkëve e me radhë.

Cilin shtet?! Shtetin që shkatërron fermerët?!Shtetin që detyron të presin mollët, fermerët e Korçës apo të Dibrës? Apo të hedhin domatet në kanal ata të Myzeqesë?!

Cilin shtet?! Ky është shteti?! Cilin shtet kanë bërë ata? Shtetin ku një pensionist shqiptar në Velipojë dhe në Bajzë merr 2.8 herë më pak pension, gati tri herë më pak pension se një pension shqiptar në Ulqin?! Ky është shteti?”:

Etiketa: Erion VeliajIlir Meta

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Refuzimi për leje ndërtimi? Dekreti “Veliaj”, si e futi Rusmali në qorrsokak presidentin Begaj

17:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

“Do të trondisë politikën”/Avokati: Ilir Meta po shkruan një libër në burg

15:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Berisha bën deklaratën “bombë”: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë, u dërgua në drejtim të paditur

13:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë shtyn seancën për rekursin e Ilir Metës

10:46 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet për herë të dytë seanca paraprake ndaj Erion Veliajt, zbulohet arsyeja

10:20 : 10/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
Para

Spanjë/ Iu gjetën në magazinë rreth 1000 bimë marijuane, arrestohen dy shqiptarë

TË GJITHA

Fier/ I moshuari bie në kanal me biçikletë dhe ndërron jetë

12:38 : 12/10/2025

Kryetarja e grave socialiste sfidon Ramën, shpall kandidaturë të pavarur në Mat

12:22 : 12/10/2025

VIDEO/ Fitorja historike në Serbi, Kombëtarja kthehet në shtëpi duke kënduar këngën për Adem Jasharin

12:05 : 12/10/2025

Kapiteni i Serbisë i dëshpëruar pas humbjes ndaj Shqipërisë: Një nga më të vështirat në karrierën time

11:46 : 12/10/2025

“Duhet stërvitje me shqipen”, Rama i bën kritika gjuhësore ministres së re të Shëndetësisë

11:39 : 12/10/2025

Tabaku: Fondet IPARD pezull për shkak të korrupsionit

11:27 : 12/10/2025

Kishin kthyer një apartament në Durrës në “çerdhe” prostituci, arrestohen dy kineze, në kërkim një tjetër

11:13 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com