• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Filmat e Veliajt me Fatmirin e partisë

19:05 : 10/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, shihet rrallë në Parlament, e po aq rrallë të mbajë fjalime. Mirëpo të enjten ai foli gjatë, ndryshe nga herët e tjera, si në tekstin e fjalimit, ashtu edhe në diksionin e leximit. Nëse do i hiqej pamja dhe mbetej vetëm zëri, do të ngatërrohej me tekstlexuesit radiofonik të kohës së komunizmit mbi arritjet, sukseset dhe bëmat e “shokut Erion”, për lulëzimin e Tiranës e cila begatohet çdo ditë…

Po përse Veliaj e thirri në apel për ndihmë në këtë kohë dhe përse ka shumë nevojë pikërisht për Fatmir Xhafajn? Mjaft analistë të velur nga yndyra e Veliajt, mundohen që t’i japin vlerë fjalimit të Fatmirit me pushtet të hershëm, teksa e cilësojnë si një vlerë brenda partisë dhe njeriun që në fillim bashkë me ndërkombëtarucët gatoi këtë çorbë të drejtësisë së re.

Pushteti i vërtetë nuk është në deklarata publike, por ai që luhet në korridoret e errëta ku shkon fjala për të mbrojtur dikë apo sulmuar një tjetër me duart e SPAK-istave. Megjithatë, Fatmir Xhafaj, dy herë ish-ministër i rëndësishëm në kohën e Nanos dhe Ramës, tentoi të tregojë se është xhaketa e vjetër brenda PS-së, për të cilën Rama në çdo palë zgjedhje do ketë nevojë. Dhe këtu ka plotësisht të drejtë. I vetmi personazh publik dhe politik sot që ka ngrënë në sofrën e udhëheqjes në dy sisteme është Fatmir Xhafaj. Dikur dilte në fotografi krah Enver Hoxhës, më pas iu bashkangjit Fatos Nanos dhe mbeti po në tavën e pushtetit edhe në epokën e Ramës. Janë të rrallë individët me shumë shartime: Komunist-Socialist-Rilindas-Ndërkombëtarist…

Po ashtu dalja hapur në mbrojtje të Veliajt në fjalimin që mbajti në Parlament ishte sinjal i qartë për dy pushtetet që drejtohen nga një i supërpushtetshëm. Së pari, Xhafaj i dha devizën prokurorëve dhe gjyqtarëve veting-kaluar me (izëm personal) që Lali Eri nuk duhet të preket. Madje ‘hulumtoi’ aq thellë sa të shesë vajtjen e Veliajt në SPAK si një “vlerë institucionale” që na e mbartka pikërisht ky kryebashkiaku i Tiranës. SPAK-istave dhe GJKKO-istave ua tha qartësisht se “aleshverishi” i tre apo më shumë drejtorëve të Bashkisë nuk duhet të zhbëjë “punën e mirë” të Veliajt, (kjo sipas Xhafajt).

Lexo edhe:

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

Ai edhe mund të mos i njohë fare këta pesë drejtorët e famshëm superhajdutë të përzgjedhur nga Veliaj, por njeh mirë Lalin e vogël, që në zgjedhjet e vitit 2021 bëri një sakrificë të madhe për Xhafajn, duke dalë kundër vullnetit të Ramës i cili kërkoi ta largojë nga politika ish-ministrin e tij me lezet. Vetë Xhafaj, me ndihmën e madhe të Veliajt mundën të thyejnë herësin në Tiranë dhe siguronin aq vota sa të rikthehej në Parlament, por pa marrë revansh…

Sistemi, “punët e mëparshme” me hetime të thelluara që shoqëroheshin me hakërrime hetuesish dhe ushtrim dhune mbi “armiqtë e partisë” e kanë stërvitur fort mjaftueshëm për të kuptuar proverbin e servilëve që para shefit dhe pas mushkës mos qëndroro… Ama sot i duhet të tentojë të qëndrojë para shefit, jo për ta sfiduar, por në një lloj mënyre për t’i kërkuar një “nder” jo të vogël: Lali të mos preket… Shtuar këtu edhe ca arsye personale mbi disa leje ndërtimi për pallate e njësi shërbimesh që në fund përkthehen në vlera monetare që në sistemin e ngritur nga Rilindja, sjellin mandate deputetësh dhe blerje posti.

E dyta po aq e rëndësishme është se me daljen publike në mbrojtje të Veliajt, Xhafaj i kujton Ramës se në drejtësinë e re, të superkontrolluar nga Rama, ka edhe ai dorë. Në atë drejtësi që Rama sot mburret dhe po e përgatit si “kalë beteje” për zgjedhjet e vitit të ardhshëm Fatmiri me Xhekët e Jakobët ndërkombëtarucë, e shitën “ujin e Lanës” si të ishte nga burimet e kulluara të alpeve.

Drejtësia e re dhe veçanërisht SPAK, do detyrohet të tëheqë karrocën ku Rama ka hipur, madje edhe të durojnë kamxhikun për të nxituar drejt fitores pas një viti… Ky kalë që tjek duke shkumuar këtë karro të sajuar, po ushqehet me tagji partie, dhe… ndonjë torbë e ka mbushur edhe Fat-miri i partisë. Me fjalimin e mbajtur në Parlament fare direkt, pa i rënë hiç anash dhe lënë nënkuptime, Xhafaj po i kërkon Ramës është që të mos tentojë të shesë Lalin.

Sot Ramës i kërkohet si nder, nesër ndoshta si kërcënim, ndaj dalja në skenë e Fatmir Xhafajt në mbrojtje të Veliajt nuk është për tu marrë me sportivitet nga kreu i qeverisë. Ndërsa Veliaj në fakt e zbrazi fishekun e fundit, duke shpresuar në “Fatin e mirë” për të qëlluar në shenjë. Çfarëdo që të ndodhë të paktën Lali i Bashkisë Tiranë tregoi se politikisht është blozë, duke nxjerrë në pah edhe karakterin fare perdhe dhe frikën e dukshme teksa thërret për ndihmë këdo, nga i varfëri fatzi që fshin natën rrugët e Tiranës, deri tek Fatmiri i hetuesisë dhe partisë

Etiketa: aferabashkia tiranefatmir xhafafatmir xhafajFatmirinFilmatfirmatkorrupsionqeveriasocialistetVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Në gjyq për korrupsion me tenderat/ Plarent Ndreca sulmon ILD-në: Ka dështuar si institucion!

19:50 : 05/06/2025
AKTUALITET

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025
AKTUALITET

Mungon Rama e Berisha/ Nga vjedhja e votës, bandat deri tek përplasjet, çfarë ndodhi sot në Kuvend (E PLOTË)

12:17 : 05/06/2025
AKTUALITET

Gafa e Kuvendit/ Spiropali “konverton” Erion Braçen në Demokrat (FOTO)

11:30 : 05/06/2025
SPORT

Ngelën pa bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, grupimi “Tifozat Kuq e Zi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

10:55 : 05/06/2025
Para

I biri e dhunoi, apeli i nënës së 36-vjeçarit të arresruar: Lirojeni, është i sëmurë mendor

TË GJITHA

Përplasja me Trump, vajza transgjinore e Elon Musk thumbon të atin: Më pëlqen kur kam të drejtë

17:03 : 06/06/2025

Shkrumbohet nga zjarri një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

17:02 : 06/06/2025

Antropologji

16:52 : 06/06/2025

Ofrimi i shërbimeve online, raporti i KLSH: Institucionet, vonesa në kërkesat e përditësimeve

16:49 : 06/06/2025

VIDEO-ja u gjet në telefon/ Vrasësit e Edmond Papës lidhën pakt vëllazërie, pinë gjakun e njëri-tjetrit

16:39 : 06/06/2025

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com