• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Leksionet e zgjedhjeve maqedonase

10:47 : 09/05/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, RAJONI

Nga Ilir Kalemaj

Presidentja e re Siljanovska-Davkova e njohur në të kaluarën dhe për një gjuhë shpesh përjashtuese ndaj shqiptarëve arriti një fitore mbresëlënse me mbi dyfishin e votave në raport me presidentin në detyrë Stevo Pendarovskin, në një betejë të përsëritur pasi katër vjet më parë ishte ky i fundit që fitonte me një diferencë të vogël. Davkova në të kaluarën është shprehur se do të bllokonte nëpërmjet vetos ndryshimin kushtetues që i njeh bullgarët si popull shtet-formues, detyrim ky kyc i kërkuar jo vetëm nga Bullgaria por edhe Bashkimi Evropian si kriter për të avancuar me hapjen e kapitujve për antarësim në BE. Pas fitores së djeshme bëri një hap pas duke theksuar që në qoftë se ndryshimet kushtetuese miratohen me 2/3 e deputetëve, ajo nuk do t’i bllokonte. Por gjithsesi roli i presidentes së parë femër në vendin fqinjë është i kufizuar pasi është kryesisht ceremonial në një republikë parlamentare si Maqedonia e Veriut.

VMNRO-DPMNE nën drejtimin e Hristjan Mickovskit arriti një fitore spektakolare me 59 deputetë nga 120 që ka gjithsej parlamenti i Maqedonisë së Veriut. Një fitore që vjen pas dy mandatesh në opozitë, me ish-liderin e opozitës Nikolla Gruevski që dominoi për një dekadë vendin fqinj si kryeministër tashmë në arrati nga vendi dhe drejtësia, por që gjithsesi kontrollon një fluks të rëndësishëm votash në këtë parti. Kjo parti e cila historikisht ka qenë më diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe më kufizuese në të drejtat e tyre përdori sërish retorikë nacionaliste edhe në këtë fushatë, të adresuar si ndaj bullgarëve ashtu dhe ndaj shqiptarëve.

Kjo edhe për arsye tradite por edhe pragmatizmi politik, pasi arriti të zvetënonte peshën e votave të Levicës, partisë së esktremit të majtë por që ka përdorur gjuhë jashtëzakonisht pezhorative sidomos ndaj shqiptarëve në të kaluarën. Një premtim elektor i VMNRO-s ishte që do të nxirrte BDI si forcë e parë e shqiptarëve në opozitë për herë të parë në këto dy dekadat e fundit. Kjo maksimizoi dhe votën e sllavo-maqedonasve që panë rritjen e peshës politike të shqiptarëve vitet e fundit si kërcënim për ta.

Lexo edhe:

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

Por ajo që shenjoi arsyen kryesore pse VMNRO-ja arriti një fitore të dyfishtë dhe tepër bindëse duke siguruar një mandat ndoshta përtej katër viteve për nga shkalla e rezultatit, ka të bëjë me kalin kryesor të betejës. Ai ishte antikorrupsioni që sipas ambasadorit amerikan në Shkup ishte kthyer në endemik dhe sipas Mickovskit në pandemik, duke u kapilarizuar në të gjithë shtresat dhe nënshtresat e zyrave publike dhe shoqërisë në tërësi. Distancimi publik nga figurat e korruptuara të kësaj partie në të kaluarën dhe thirrja për një luftë të ashpër ndaj korrupsionit prodhoi jo vetëm entuziazëm elektoral por edhe mbështetje ndërkombëtare, sidomos nga grupi i partive popullore evropiane, partive simotra të qendrës së djathtë.

Një nga leksionet që mund të nxirren është që edhe një parti e cila pati mjaft për të përmisuar në imazhin e saj të brendshëm dhe ndërkombëtar pas konsumimit nga pesha e pushtetit gjeti forcat për të përbashkuar dhe jo ndarë në sinore të ngushta si opozita në përgjithësi dhe PD në vecanti këtu te ne. Gjithashtu arriti të identifikonte saktë atë që përbënte gangrenën kryesore të shoqërisë që vinte dhe si rezultat i mbikonsumimit të pushtetit nga partitë në pushtet që gjthsesi kishin orientim më të qartë euro-atlanticist dhe për një shoqëri shumë-etnike dhe gjithëpërfshirëse. Por këto të fundit dukshëm nuk mjaftuan.

VMNRO bëri aleancë parazgjedhore me koalicionin shqiptar VLEN që mori një rezultat mbresëlënës me 13 deputetë duke thyer traditën e përfaqësimit në koalicion të partisë/koalicionit fitues ndër shqiptarë që daton nga Marrëveshja e Ohrit por duke pasur luksin e votave për të zgjedhur partnerin që dëshiron. Por kjo ka dhe anën tjetër të medaljes se mendohet të ulë peshën e përfaqësimit politik të shqiptarëve në nivelet e larta të qeverisjes.

Ali Ahmeti dhe BDI ndonëse dolën në opozitë, mund të thuhet pa frikë se ishin ndër fituesit e mëdhenj të ditës së djeshme. E para se arriti një fitore historike duke u renditur të dytët me numrin e deputetëve, plot 19 të tillë duke lënë pas dhe koalicionin e partisë kryesore në pushtet “Për një të ardhme Evropiane” me koalicionin “Fronti Evropian” që krijoi jo vetëm me parti shqiptare por dhe të minoriteteve të tjera. Kjo e fundit majde ishte një nga arsyet pse arritën të fitojnë dhe një deputet në zonen tre, në Maqedoninë Lindore, atje ku asnjëherë partitë shqiptare nuk kanë mundur të nxjerrin deputet dhe ka qenë bastion historik i VMNROsë. Kjo e bën faktor të padiskutueshëm në opozitë, e cila dukshëm është e vonuar edhe për shkak të mungesës së qarkullimit të elitave në këtë forcë politike, ndarjeve të brendshme dhe akuzave për nepotizëm, tarafe dhe klientelizëm gjatë dy dekadave në pushtet.

Së fundmi Kovacevcki i partisë kryesore humbëse LSDMsë mori mbi vete përgjegjësinë dhe pritet të japë dorëheqje në ditët që vijnë. Ndërkohë mund të mburret me organizimin perfekt të zgjedhjeve të dyfishta presidenciale dhe parlamentare, ku rezultati doli pak orë pas mbylljes së kutive të votimit dhe nuk pati kontestime të dukshme. Një kulturë demokratike që në vende shumë-etnike si Maqedonia e Veriut, Bosnje-Herzegovina apo Mali i Zi, pavarësisht antagonizmave të forta shoqërore, kanë ditur ta menaxhojnë mjaft më mirë se Shqipëria- 112 vjet shtet dhe që ende duhen ditë për të dalë rezultati, javë për t’u pranuar me gjysëm zëri dhe muaj për të vijuar me kontestimet e forta pazgjedhore të cilat janë vonesa krejtësisht të pajustifikueshme.

Etiketa: ilir kalemajMaqedonizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Shqipëria, Kolumbia e Evropës”/ Eurodeputeti gjerman kundër anëtarësimit në BE

22:08 : 25/07/2025
AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

21:17 : 21/07/2025
AKTUALITET

Zhegu veror dhe tajfuni politik

10:39 : 21/07/2025
AKTUALITET

Rama: Pasi fituam bindshëm zgjedhjet, u kujtuam për lirimin e hapësirave publike

09:06 : 21/07/2025
Para

Presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut: Ballkani së pari, pastaj Brukseli

TË GJITHA

Kosovë/ Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, thirret seancë në orën 22:00!

14:45 : 26/07/2025

Zbardhet vrasja e Anest Ramës/ E bija e mbyti me të dashurin 55-vjeçar (Dinamika)

14:38 : 26/07/2025

Zjarri në malin e Shpiragut, rrezikohen disa fshatra! Banorët: Jemi të frikësuar për shtëpitë!

14:37 : 26/07/2025

Ndezi zjarr në një zonë të mbrojtur në Shkopet, në hetim 72-vjeçari

14:32 : 26/07/2025

Lista e Lacios, Sarri mund të sakrifikojë Hysajn

14:17 : 26/07/2025

Liverpool “mbret” i merkatos, ja 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë para

14:01 : 26/07/2025

Shpërndante video pornografike në rrjetet sociale, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

13:54 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com