• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre ekspertime për një krim, si po futet në spirale juridike vrasja e “Pipit”. A do ndryshohet akuza?

08:53 : 08/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Një akt-ekspertimi i kryer së fundmi për llogari të Gjykatës së Apelit Tiranë, duket se po fut në një spirale të kundërt, çështjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, i njohur ndryshe “Pipi” dhe plagosjes së 4 personave të tjerë në 21 Prill 2021, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan.

Pikërisht në këtë ngjarje të rëndë që tronditi Elbasanin vetëm tre ditë para zgjedhjeve parlamentare, mes të plagosurve mbeti dhe punonjësja e policisë së Shtetit, Xhensila Sota.

Tashmë çështja ka ngecur në dyert e Gjykatës së Apelit Tiranë, ku Arbër Paplekaj kërkon rrëzimin e dënimit me 22 vite burgim burgim, duke pretenduas se ka kryer vrasjen e Pjerin Xhuvanit në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme.

Pasi sipas tij, ai ka parë persona të armatosur në zonë dhe menjëherë ka nxjerë armën duke qëlluar drejt Xhuvanit e të tjerëve.

Nga ana tjetër prokuroria pretendon se rasti nuk plotëson kushtet e kësaj dispozite penale që automatikisht nëse do pranohet nga Gjykata e Apelit Tiranë, dënon me dy vite burgim dhe nxjer menjëherë nga qelia Arbër Paplekaj.

Lexo edhe:

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

“E hoqa qafe me shotgan për t’i dhënë një mësim”/ Çfarë shkroi në rrjet Ylber Jaku pasi kreu vrasjen

Sipas prokurorisë Arbër Paplekaj ka qëlluar me intesitet të lartë, duke hapur zjarr ndaj një personi të paarmatosur, i cili ka marë 4 plumba, 2 në gjoks 2 në kokë nga pistoleta tip “Glock” e përdorur nga Paplekaj.

“Ora News” mëson se çështja e ngjarjes së 21 Prillit deri në këtë fazë ku ndodhet dosja, i është nënshtruar tre ekspertizave të ndryshme.

Akti i ekspertimit Nr.1 është kryer gjatë fazës së hetimeve nga prokuroria e Elbasanit dhe ka marë mbështetje dhe në gjykatën e këtij qyteti, duke çuar në dënimin me 22 vite burgim të Paplekaj për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” ndaj disa personave.

Ndërsa palët mbëritën në Gjykatën e Apelit, avokati i Paplekaj kërkoi kryerjen e një riekspertimi të vendit të ngjarjes, kërkesë e cila u pranua nga trupi gjykues, duke caktuar ekspertët Artan Rexhepi, Arjan Hako dhe Shpëtim Huda.

Në aktin e ekspertimit Nr.2, tre ekspertët e mësipërm shpalosë para gjykatës së Apelit një konkluzjon të tillë sa vijon më poshtë:

“…në rrobat e viktimës Pjerin Xhuvani u evidentua prania e nitriteve dhe nitrateve, të cilat ndodhen dhe në mbetjet nga qitjet me armë zjarri, gjë që tregon se i dëmtuari duhet të ketë qenë në një zonë të kontaminuar nga mbetjet e qitjes me armë zjarri, me reze jo më shumë se 1 metër nga ndonjë person qitës që ka qëlluar me armë zjarri në këtë vendngjarje…” – thonë ekspertët.

Por personi më i afërm me Pjerin Xhuvanin sipas pamjeve filmike ka qënë dhëndri i tij, Elton Bodinaku, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe ditën e ngjarjes nuk ka pasur armë me vete.

Gjatë pyetjes në gjykatë nga Arbër Paplekaj, njëri nga ekspertët është përgjigjur se nga ajo që kanë parë nga kamerat, raportojnë se i pari që ka shkuar në vendin e ngjarjes ka qenë Pjerin Xhuvani, dhe pranë tij ka qenë një qitës, i paidentifikuar prej tyre dhe nuk kanë dhënë shpjegim nëse ka qëlluar ose jo.

“Nga reagimi i të pandehurit Paplekaj që tërhiqet besojmë se ka identifikuar qitësa.

Nga gëzhojat që kemi gjetur në vendngjarje, patjetër që Pjerin Xhuvani ka pasur në krah një qitës, jo më larg se 1-2 metra.

Në rrobet e Xhuvanit janë gjetur shen ja baruti por jo në duar. Kjo çon ekspertizën në përfundimin se ai nuk ka patur armë. Shenjat janë nga arma e qitësit pranë”-thonë ekspertët duke komentuar veprimet e Arbër Paplekës.

Në përfundim të ekzaminimeve të kryera në lidhje me çështjet që shtrohen për zgjidhje japim këtë:

KONKLUZION

1.Rindërtimi i vendit të ngjarjes së datës 21 Prill 2021, ndodhur në qytetin e Elbasanit, Rruga”Lef Nosi”, pasqyrohet në pjesën ekzaminzative si dhe nëpërmjet proces-verbalit të mbajur në datë 27.03.2024, shoqëruar me tabelë fotgrafike dhe skicën përkatëse.

2.Pozicioni apo vendodhja e çdo personi (qitësi) që ka qëlluar me armë zjarri në vendngjarje, në datë 21.04.2021, bazuar në materialet shkresore dhe rindërtimit të vendit të ngjarjes, ajo paraqitet e pasqyruar në pjesën ekzaminative të aktit dhe konkretisht, distanca e vendndodhjes së viktimës me vendndodhjen e qitësit nr.1 duhet të jetë jo më shumë se 4 m, distanca midis qitësit nr.2 dhe viktimës duhet të jetë jo më largë se 11 m, distanca midis qitësit nr.3 dhe viktimës duhet të jetë jo më largë se 12.4 m, distanca e vendndodhjes midis qitësit nr.1 dhe nr.2 duhet të jetë jo më largë se 12 m, distanca midis qitësit me nr.1 dhe nr.3 duhet të jetë jo më largë se 13 m, distanca midis qitësit nr.2 dhe nr.3 duhet të jetë jo më largë se 1.2 m.

3.Sipas përshkrimit të bërë në proces-verbalin e kqyrjes së vëndit të ngjarjes dhe pasqyrimin e fotove në tabelën fotografike të vendit të ngjarjes, vendodhja e viktimës Pjerin Xhuvani duhet të jetë jo më largë se 6.2 m larg pikës së referimit që ndodhet në drejtim veri-perëndimor nga krahu i trafik-ndarëses së degëzimit të rrugës Lef Nosi.

4. Vendodhja e të dëmtuarve Xhensila Sota, Elton Bodinaku, Emiljano Prenga dhe Pavlo Vuksani, në momentin e dëmtimit të tyre nuk mund të përcaktohet për shkaqet e spjeguara në pjesën ekazaminative të aktit.

5.Qitësi(personi)i emërtuar me nr.1 duhet të ketë qenë në pjesën e rrugës me trafikndarës, që ndodhet në perëndim të rrugës Lef Nosi, përballë qitësit (personit) të emërtuar me nr.2 i cili duhet të ketë qënë në lindje në rrugën Lef Nosi në distancë midis tyre jo më largës se 12m. -Qitësi(personi) i emërtuar me nr.1 duhet të ketë qenë në pjesën e rrugës me trafikndarës, që ndodhet në perëndim të rrugës Lef Nosi përballë qitësit (personit) të emërtuar me nr.3 i cili duhet të ketë qënënë lindje të rrugës Lef Nosi në distancë midis tyre jo mëlargë se 13.5m.

Qitësit (personat) të emërtuar me nr.2 dhe nr.3 duhet të kenë qenë në lindje në rrugës Lef Nosí, pothuajse në krahë të njeri tjetrit, në distancë jo më shumë se 1.2 m midis tyre dhe përballë me qitësin (personin) të emërtuar me nr.1.

6.Drejtimi qitjes dhe këndi i qitjes të realizuar nga qitësi (personi)i emërtuar me nr.1 duhet të ketë qënë nga perëndimi në lindjetë rrugës Lef Nosi, nga poshtë-lartë, nga e majta në të djathtësi dhe këndi i qitjes të realizuar prej tij varijon nga 100° deri në 120°.

Drejtimi qitjes dhe këndi i qitjes nga qitësit (personat) të emërtuar me nr.2 dhe nr.3 duhet të ketë qënë nga lindja në perëndim të rrugës Lef Nosi dhe përsa i përket këndit të qitjes së tyre nuk mund të përcaktohet pasi nuk kemi asnjë të dhënë konkrete në materialet shkresore të dosjes.

7.Distanca midis viktimës Pjerin Xhuvani dhe qitësit(personit) të emërtuar me nr.1 duhet të ketë qenë jo më largë se 4 m, distanca midis qitësit (personit) të emërtuar me nr.2 dhe viktimës duhet të ketë qenë jo më largë se 11 m dhe distanca midis qitesit (personit) të emërtuar me nr.3 dhe viktimës duhet të ketë qenë jo më largë se 12.4 m.

8.Distanca e të dëmtuarës Xhensila Sota me 3 nga personat që kanë qëlluar në vendngjarje nuk mund të përcaktohet për shkaqet e shpjeguara në pjesën ekazaminative të aktit.

9.Distanca e të dëmtuarit Elton Bodinaku, me 3 nga personat që kanë qëlluar në vendngjarje nuk mund të përcaktohet për shkaqet e shpjeguara në pjesën ekazaminative të aktit.

10.Distanca e të dëmtuarit Emiljano Prenga, me 3 nga personat që kanë qëlluar në vendngjarjenuk mund të përcaktohet për shkaqet e shpjeguara në pjesën ekazaminative të aktit.

11.Distanca e të dëmtuarit Pavlo Vuksani, me 3(tre) nga personat që kanë qëlluar në vendngjarje nuk mund të përcaktohet për shkaqet e shpjeguara në pjesën ekazaminative të aktit.

EKSPERTËT KRIMINALISTË

Artan REXНЕРІ
Arjan HAKO
Shpetim HUDA

/Ora News

Etiketa: aikuzaapelArber PaplekajekspertimiPipiPjerin Xhuvanivrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lirohet nga burgu Artjolla Sallahu/ Ylber Jaku i vrau të vëllain, pasi ajo i dhunoi prindërit

17:07 : 08/05/2025
AKTUALITET

“E hoqa qafe me shotgan për t’i dhënë një mësim”/ Çfarë shkroi në rrjet Ylber Jaku pasi kreu vrasjen

20:11 : 07/05/2025
AKTUALITET

Ky është 34-vjeçari që u vra me pushkë në Has, motra e tij rrahu prindërit e autorit

19:07 : 07/05/2025
AKTUALITET

“Mjaft është mjaft! Kur injoroni drejtësinë…”/ Si e paralajmëroi një ditë më parë vrasjen Ylber Jaku

18:37 : 07/05/2025
AKTUALITET

Vrasja në Has/ 21-vjeçarja i rrahu prindërit, djali i të moshuarve i ekzekutoi të vëllain (EMRAT)

18:06 : 07/05/2025
AKTUALITET

Vrasësi i Renato Hoxhaj është rumun, ja roli i Alesio Dobrozit në krim. Porosia u dha nga Dubai

21:00 : 06/05/2025
Para

Graciano “plas bombën”: Romeo ka fiksim Erjolën, i ka dërguar SMS për t’u lidhur - VIDEO

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Finalja e Kupës së Italisë, formacionet zyrtare të sfidës Milan-Bologna

20:04 : 14/05/2025

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025

Hati konfirmon përfundimisht ndarjen nga Jashari: Vendimi ishte i imi

19:54 : 14/05/2025

“Më njohu nga TikTok e pastaj donte ta mbyllja”, Hati flet për herë të parë për ndarjen nga Jashari

19:53 : 14/05/2025

“Nuk e di çfarë k*** bën në futboll”, presidenti i Milanit i përgjigjet Boban: E kishte për veten

19:43 : 14/05/2025

Arrestohen 97 studentë në Stamboll pas protestës në universitet

19:39 : 14/05/2025

Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot!

19:35 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com