• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Policia dështoi me ngjarjet e rënda. Për çfarë ndihet krenar Taulant Balla?

19:24 : 03/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, deklaroi se është krenar për punën e Policisë së Shtetit në 300 ditët e tij të para në krye të Ministrisë së Brendshme. Ai shprehu këtë konsideratë gjatë një interpelance në Parlament, të zhvilluar të enjten e kësaj jave, me kërkesë të deputetit opozitar, Ervin Salianji.

Të dhënat e kriminalitetit dhe sidomos disa ngjarje pikante të pazgjidhura nuk duket se lënë shumë vend për krenari.

Përkundrazi, Policia vijon të jetë në qendër të akuzave dhe kritikave për moszbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale, por edhe për bashkëpunim me krimin e organizuar.

Lexo edhe:

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

Momentet e fundit të Renis Dobrës, kush janë 3 vëllezërit Bushgjokaj që dyshohen si autorë të krimit/ PAMJET

Ky bashkëpunim jashtë-ligjor u pranua as më shumë e as më pak se sa nga vetë drejtuesi i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Altin Dumani deklaroi në raportimin e tij para Këshillit të Lartë të Prokurorisë në 4 prill të vitit 2024: “Në raste të caktuara, sidomos ato të krimit të organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”.

Në foto: Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Ky konstatim nuk është aspak për t’u ndier krenar, ndërkohë që nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ende nuk është marrë asnjë masë konkrete për të ndryshuar këtë realitet skandaloz.

Pak javë më parë, Prokuroria e Tiranës urdhëroi arrestimin e drejtorit të Teknologjisë së Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Ervin Muça, për hyrje të paautorizuar (kopjim të paligjshëm) të të dhënave të Sistemit TIMS.

Në foto: Drejtori i IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, gjendet në “arrest shtëpie” për skandalin e TIMS

Ky ishte një skandal që ka ndodhur në gusht të vitit 2023. Por, Balla, me sugjerimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, u mundua që të minimizonte publikisht ngjarjen.

Ervin Muça qëndroi në detyrë edhe të paktën 7 muaj nga skandali, deri kur u arrestua në mars të këtij viti. Edhe ky rast nuk duket se përbën shkak për t’u ndier krenar për Policinë e Shtetit.

Kur kryeministri Edi Rama prezantoi Muhamet Rrumbullakun si drejtor të Policisë, në shtator të vitit 2022, i la një porosi konkrete për ta realizuar për 100 ditë.

“Ku është Ervis Martinaj? E theksova, se kjo ishte ndoshta dhe arsyeja kryesore që ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë një hap pas, se është e papranueshme që vendi të jetoj në një ‘Big Brother’ të kronikës së zezë, me spekulant që hedhin versionesh dhe me median që ushqen këtë telenovelë. Shpresoj dhe besoj që shumë shpejti policia duhet të dalë me versionin zyrtar. Policia ka shumë më tepër se ca kanë të tjerët, po duhet të kenë qartësi kur bën komunikim zyrtar”, tha Rama, duke iu referuar zhdukjes në gusht të vitit 2022 të ish-biznesmenit të lojërave të fatit.

Në foto: Kryeministri Edi Rama prezantoi Muhamet Rrumbullakun si Drejtor të Policisë, në shtator 2022

Nga ai moment, kanë kaluar shumë 100-ditësha. Ministri i Brendshëm i kohës, Bledi Çuçi, ia la vendin Taulant Ballës, por ndërkohë Policia ende nuk ka arritur të zbardhë misterin e zhdukjes së Martinajt.

Po ashtu, Policia nuk ka arritur të zbardhë edhe atentatin ndaj televizionit Top Channel në mars 2023, ku fatkeqësisht mbeti viktimë roja i sigurisë së godinës.

Në foto: Godina e Top Channel u godit me armë në 28 mars 2023

Pak ditë më parë, një sasi tritoli u vendos në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj, duke shkaktuar dëme materiale e duke sjellë panik në radhët e qytetarëve. Policia deklaroi se ishte angazhuar maksimalisht dhe do ta zbardhte ngjarjen e rëndë shumë shpejt. Deri më tani, në fuqi mbeten vetëm deklaratat publike, të cilat, nuk janë aspak të mjaftueshme për të bërë krenar Ministrin e Brendshëm.

Në foto: Momenti kur një person ende i paidentifikuar vendos tritol në derën e banesës së gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Stërkaj

Në 12 mars të këtij viti, një efektiv policie në Shkodër ishte shënjestër e një atentati me armë. Ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe një familjari të tij u qëlluan plot 80 plumba kallashi, të cilat, fatmirësisht, nuk u morën jetën.

Ngjarja vijon të jetë e pazbardhur dhe, natyrisht, edhe kjo nuk përbën shkak për t’u ndier krenar.

Në janar të këtij viti, një djalosh 22-vjeçar, Gëzim Sinomati, djali i një ish-eksponenti të botës së krimit në Vlorë, Sokol Sinomati (“Buzëderri), u vra në ballkonin e shtëpisë së tij në Vlorë, me snajper.

Në foto (montazh): Gëzim Sinomati dhe ballkoni i apartamentit, ku mbeti i vrarë

Tre muaj pas këtij atentati, nuk ka ende asnjë sinjal për autorët.

Vetëm këto ngjarje të renditura më lart, janë të mjaftueshëm për të treguar se nuk ka asgjë për t’u krenuar në këtë grup-drejtimi policor, që vijon të jetë i ndarë në “klanin e Çiftelisë”, “Klanin e Durrësit, “Klanin e bregut”, e të tjerë dhe, për të cilët, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, nuk ka treguar se është i gatshëm t’i shpërbëjë, në funksion të rritjes së efikasitetit në luftën kundër kriminalitetit.

Etiketa: ALTIN DUMANIatentateErvin Muçokrimministri i brendshemMuhamet RrubullakupoliciTaulant BallaTIMStritolvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës, Policia jep detaje: Shkak dyshohet konflikti me autorët për drogë në Gjermani

12:11 : 16/07/2025
AKTUALITET

Momentet e fundit të Renis Dobrës, kush janë 3 vëllezërit Bushgjokaj që dyshohen si autorë të krimit/ PAMJET

11:05 : 16/07/2025
AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Mes personave të shoqëruar edhe e dashura e një prej autorëve të krimit

09:25 : 16/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Arrestohet 2 autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës! Shpallen në kërkim 2 të tjerë

08:03 : 16/07/2025
BOTA

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gaza

22:21 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve”/ Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

19:05 : 14/07/2025
Para

Përplasje e trefishtë në Durrës, humb jetën drejtuesi i biçikletës

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com