• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dekorimi i Ali Ahmetit/ Maqedonia si fushë beteje mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

21:55 : 03/05/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Parakalimi i liderit të BDI-së, partisë të shqiptarëve në Maqedoni, para Këshillit të Bashkiak të Tiranës, ishte shumë më tepër sesa një testim për të matur temperaturën e mardhënies Rama-Veliaj, ashtu sikurse u pasqyrua në pjesën më të madhe të mediave. Pas kësaj ceeremonie dhe dekorimit të Ahmetit me urdhërin qytetar nderi i kryeqytetit, fshihet dora e Tiranës diplomatike për të forcuar influencën në rajon.

Në “nderin” që iu bë atij që Rama e quajti si një “një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare, kishte një kalkulim të pastër elektoral. E gjitha qe konceptuar si një qokë ndaj Ali Ahmetit, i cili këtë 8 maj do të përballet me garën më të vështirë elektorale që prej fillimviteve 2000.

Kundër BDI-së, partisë që ai drejton, është grumbulluar koalicioni më i madh i opozitarëve shqiptarë që është ndërtuar ndonjëherë. Partitë e tubuara nën logon VLEN- synojnë një rezultat të kënaqshëm që do ta bënte këtë koalicion partnerin e ardhshëm të qeverisë së re maqedonase.

Lideri i opozitës maqedone, Hristijan Mickoski, që ashtu sikurse tregoi raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, duket se do të jetë fituesi i thellë dhe kandidat për kryeministër, ka deklaruar publikisht se ai planifikon ta drejtojë vendin në bashkëqeverisje me shqiptarët e VLEN, duke e dërguar BDI-në në opozitë. “BDI si parti politike erdhi në pushtet me një histori të të drejtave të njeriut dhe përfundoi si parti që ankohet për të drejtat e njeriut dhe vjedh si të vetët ashtu edhe të tjerët. Kjo është arsyeja pse në këto zgjedhje duhet thënë atyre – se koha e tyre ka kaluar! Është koha për përgjegjësi. Këto ditë më kanë vërshuar mesazhet që më dërgojnë. Unë kam qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë – mos më dërgoni nëpër kanale të ndryshme ata emisarët dhe korrierët që thonë – kam menduar të bëj koalicion pas zgjedhjeve. Nuk e di nëse e dini apo jo, por unë nuk jam Kovaçevski, as paraardhësi i tij. Me mua nuk ka pasur dhe nuk do të ketë marrëveshje të tilla në dëm të popullit dhe nën tavolinë”, – tha ai në një tubim në Manastir duke iu drejtuar BDI-së.

Natyrisht ky qëndrim nuk i ka pëlqyer Ali Ahmetit, i cili qëndron prej dy dekadash në qeverisje edhe kur zgjedhjet i fiton LSDM ja e majtë edhe kur ato i fiton VMRO-ja sovraniste. Ai i mbahet parimit të pashkruar se çdo qeverisje e këtij vendi multietnik duhet të ndërtohet si një koalicion i partisë fituese të maqedonëve dhe partisë fituese të shqiptarëve. Por që ta arrijë këtë ai është i dënuar të arrijë një super rezultat në këto zgjedhje. Dhe për këtë ai i kërkoi një nder mikut të tij Edi Rama, për t’u dukur sikur në këtë betejë elektorale ka nga pas edhe Tiranën zyrtare.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Rama ia plotësoi kërkesën madje u rikthye pas 13 vitesh të shkelte në bashki, enkas për të ndihmuar Ali Ahmetin. Por lëvizja e kryeministrit shqiptar nuk nisej vetëm nga parimi i miqësisë alturiste. Ai e ka pasur prej kohësh Ali Ahmetin si një aleat edhe në ditët e vështira të projektit të tij të Ballkanit të Hapur, në bashkëpunim me presidentin serb Vuçiç. Kur të gjithë faktorët shqiptarë ishin kundër kësaj nisme që i voliste vetëm Beogradit, si parti qeverisëse, BDI, e Ahmetit e mbështeti atë si parnere e koalicionit, fillimisht të Zaevit dhe më pas të Kovaçevskit.

Madje kjo mendohet se ka qenë një nga arsyet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vendosi të përfshihet në zgjedhjet maqedone të 8 majit, në përkrahje të opozitës shqiptare. Ndonëse publikisht Kurti ka deklaruar se Vetëvendosja nuk garon në zgjedhjet e 8 majit, “de facto” ai ka njerëzit e tij në listat e VLEN e në mes tyre edhe ish këshilltarin e tij Bekim Qoku. Ai i ka pritur dhe i ka mbështetur udhëheqësit e opozitës shqiptare, ka zhvilluar tubime paraelektorale përkrah tyre dhe ka vënë në shërbim popullartitetin e tij mes shqiptarëve të Maqedonisë për të pasur një rotacion të pushtetit në Shkup.

Pikërisht për t’i vënë digë ambicieve të Kurtit është futur në lojë dhe Edi Rama. Kryeministri shqiptar nuk mund ti lejojë vetes, që pasi ka humbur totalisht influencën mbi qeverinë e Prishtinës, ti priten lidhjet edhe me atë të Maqedonisë. Në një situatë, kur raporti i tij me Vuçiçin është ftohur, kur në Podgoricë nuk drejton më Dritan Abazoviçi, kur mardhëniet e fqinjësisë së mirë me Athinën kanë shkuar për dreq, ai do të bëjë gjitthçka që që të ruajë një dorë mbi qeverinë e re në Shkup. Rama nuk e pranon dot këtë rënie të lirë të influencës në rajon. Prandaj ai i erdhi në ndihmë Ali AhmetiT. Dhe prandaj i bëri qokën e ceremonisë së dekorimit në Tiranë, për të mos e lënë garën elektorale të 8 majit, në vendin fqinjë, vetëm në duart e trysnisë që po ushtron Albin Kurti./Lapsi.al

Etiketa: albin kurtiali ahmetiEdi Ramamaqedoni e veriutperballjaZgjedhjet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
AKTUALITET

“BE është një pacient me 27 mjekë patologë! Po ballkanizohen”, Rama: Dua marrëdhënie të mira me Serbinë

11:14 : 30/10/2025
Para

Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com