• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: Shqipëria bie në fund të Ballkanit në Indeksin e Lirisë së Medias

Përkeqësimi i situatës gjatë vitti 2023 dhe vrasja e rojes së sigurisë së Top Channel Pal Kola solli rrëzimin e renditjes së Shqipërisë në indeksin global të lirisë së medias nga organizata Reporterët pa Kufi.

14:32 : 03/05/2024
në AKTUALITET, KRONIKE

Shqipëria humbi tre vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias gjatë vitit të kaluar në vlerësimin e dhënë nga organizata Reporterë pa Kufij, duke rënë në këtë mënyrë në vend të fundit në rajonin e Ballkanit. RSF, e cila vlerëson gjendjen e lirisë së medias mbi një metodë të hollësishme për të marrë parasysh si statusin e ligjeve që prekin lirinë e medias ashtu edhe situatën praktike, e konsideroi gjendjen në Shqipëri si “të vështirë”. Po kështu u vlerësua gjendja edhe në Serbi, dy vendet e vetme në Evropë me përjashtim të Turqisë, Rusisë dhe Bjellorusisë për të cilat jepet vlerësimi “i vështirë.”

Serbia dhe Shqipëria kanë ndryshuar kategori në hartën e Indeksit, duke kaluar nga “problematike” – e cila është kategoria e tretë nga 5 të tilla – në zonën “e vështirë”, që është kategoria e katërt. Në kategorinë më poshtë, në të pestën, gjenden shtetet me qeveri diktatoriale apo ato me diktatura totalitare.

Mes fqinjëve tanë, Kosova, Bosnia, Bullgaria dhe Kroacia janë vendet ku liria e medias vlerësohet se është “problematike” ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi konsiderohen si dy vendet e vetme në këtë zonë ku liria e medias është “e kënaqshme”.

Gjendja e Shqipërisë vlerësohet ndjeshëm më keq se sa në vitin 2022 veçanërisht për shkak të treguesit të gjendjes së sigurisë së gazetarëve. Rënia në këtë tregues lidhet veçanërisht me ngjarjen e pazbardhur të atentatit me armë ndaj Top Channel në mars të vitit të kaluar, në të cilin, një roje humbi jetën. Që nga ajo kohë, autoritetet shqiptare nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë autorët dhe motivin e sulmit, gjë që në vetvete përbën një pasiguri të shtuar për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Lexo edhe:

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri

Shënimi për Shqipërinë vëren se politikanët kufizojnë pavarësinë editoriale të medias ndërsa shënjon si veçanërisht shqetësuese politizimin e rregullatorit të medias nga qeveria “Rama” përmes zgjedhjes së Armela Krasniqit si kryetare dhe politizimit të mëtejshëm të televizionit publik shqiptar përmes emërimit si drejtor të ish-deputetit socialist Alfred Peza.

“Gazetarët kritikë shpesh bëhen shënjestër sulmi që synon t’i diskretitojë ata dhe që organizohen si nga qeveria ashtu edhe nga opozita,” thotë RSF. “Gazetarët kanë vështirësi në sigurimin e informacionit të mbajtur nga shteti, aksesi në të cilin mund të jetë kufizuar edhe më shumë nga një centralizim i kohëve të fundit të komunikimeve të qeverisë”, vëren më tej organizata duke iu referuar krijimit të Agjencisë së Medias dhe Komunikimit nga qeveria e kryeministrit Edi Rama në vitin 2022.

RSF shënjestron me kritikë jo vetëm qeverinë dhe opozitën por edhe Strukturën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK. Puna e SPAK u konsiderua si shqetësuese për lirinë e medias për shkak të kërkesës së prokurorisë dhe urdhrave të gjykatës së posaçme për sekuestrimin e materialeve të punës të gazetarit Elton Qyno. Raporti cilësoi gjithashtu si “kontrovers” dhe të pavend vendimin e një prokurori për të urdhëruar median të mos raportonte mbi sulmet kibernetike kundër institucioneve shtetërore në vitin 2022. Në atë rast, prokuroria njoftoi se ka shpallur “sekret hetimor” të gjitha materjalet e rrjedhura online nga hakerat e dyshuar iranianë. Urdhri, i cili gjerësisht u injorua dhe injorimi i të cilit nuk u pasua nga akuza për shkelje kundër gazetarëve, u konsiderua si një tejkalim kontrovers i autoritetit të prokurorisë.

Liria e medias është në përkeqësim në shkallë globale për shkak të ringritjes së forcave autoritariste në shumë vende, si në lindje, ashtu edhe në perëndim.

Sipas raportit, krahas luftës kundër Ukrainës, Rusia ka ndjekur edhe një kryqëzatë kundër gazetarëve. Mbi 1,500 gazetarë janë arratisur nga vendi. Ndërkohë, gjendja në Ukrainë duket se është përmirësuar ndërsa vendi përqafon me forcë lirinë përkundrejt luftës.

“Megjithëse shteti i së drejtës nuk shtrihet në të gjithë vendin që nga koha e pushtimit rus, gjë që ka ndaluar autoritetit ukrainase nga garantimi i lirisë së shtypit në territoret e pushtuara, ndikimi politik në Ukrainën e lirë është pakësuar,” vëren raporti.

Ndryshe nga Ukraina, vende si Italia kanë pësuar rënie të ndjeshme, ndonëse vlerësimi për të është shumë më i lartë se sa për Shqipërinë. Shqetësimi kryesor për lirinë e medias në Itali njihet me emrin legge bavaglio i cili u miratua vitin e kaluar nga maxhoranca qeverisëse e kryeministres Giorgia Meloni, i cili ndalon gazetarët të citojnë në raportimet e tyre urdhër-arrestet e policisë apo prokurorisë.

Gazetarët në Itali janë në përgjithësi të lirë, por sipas RSF, detyrohen të ushtrojnë herë pas here vetëcensurën për të shmangur rrezikun e padive abuzive të njohura si SLAPP apo procese të tjera gjyqësore. Italia u rrëzua për këto arsye nga vendi 41 në renditjen botërore në vendin 46./ Reporter.al

Etiketa: birnliria e medias

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Replikat e Edi Ramës me RSF synojnë të fshehin problemet reale të medias

09:27 : 30/05/2026
AKTUALITET

OSBE ngre shqetësimet për sigurinë e gazetarëve dhe presionet ndaj medias në Shqipëri

14:29 : 18/05/2026
AKTUALITET

Raporti i Reporterët pa Kufij: Liria e medias në Shqipëri nën presion politik dhe ekonomik

17:47 : 30/04/2026
AKTUALITET

Shpifja në Shqipëri: Zgjedhja e instrumentit të duhur për një problem real

08:26 : 28/03/2026
AKTUALITET

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:03 : 14/03/2026
AKTUALITET

Sulmi ndaj Focus Media Group, Kallas: Mosmarrëveshjet të zgjidhen në rrugë ligjore! Të respektohet liria e gazetarëve

10:20 : 14/10/2025
Para

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni fillimisht si parashikohet moti

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom