• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrime me “Call Center-a”me vlerë 10 mln euro, dy prej bazave edhe në Tiranë (DETAJET)

16:51 : 02/05/2024
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Autoritetet gjermane në bashkëpunim me institucionet e disa shteteve, përfshirë edhe SPAK-un në Shqipëri kanë goditur një veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, teksa këtë herë janë shkatërruar 12 “Call Center” gjatë një operacioni të koduar “Pandora”.

SPAK ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë çështje, ku thuhet se hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankë.

“Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.” – thuhet në njoftimin e SPAK.

Kjo veprimtari kriminale ishte e shtrirë në katër shtetet ballkanike: Serbi, Shqipëri, Bosnjë Hercegovinë dhe Kosovë, si dhe në Liban. Në Tiranë janë zbuluar dy qendra “Call Center-a” dhe drejtues i këtij aktiviteti dyshohet se është shtetasi E.S.

“Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Lexo edhe:

Situatë alarmante, denoncimi i gazetarit: Pacientët 33 ditë pa trajtim brakiterapie në Onkologjik

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.” – thuhet në njoftimin e SPAK

Njoftimi i SPAK:

Në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, është finalizuar operacioni ndërkombëtar nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Drejtorisë së Policisë Tiranë, ekspertëve të krimeve kibernetike të Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë, si dhe me mbështetjen e Europolit,  Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, i koordinuar në disa shtete Evropiane, në luftën kundër krimeve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet qendrave të thirrjeve (Call Center).

Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane, ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës. Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro. Autoritetet hetuese nga Baden-Württemberg, kanë zbuluar me sukses atë që është ndoshta mashtrimi më i madh në Evropë në qendrat e thirrjeve.

Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale dhe Bashkëpunimin Ndërgjyqësor, i ka dhënë rrugë kërkesës për ndihmë juridike, të autoriteteve gjyqësore gjermane, konkretisht Prokurorisë Publike të Karlsruhes.

Mbi bazën e kërkesës për ndihme juridike, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 29.02.2024, procedimin penal nr. 42, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 143/b/, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Pas regjistrimit të procedimit penal, nga veprimet hetimore të kryera me metoda speciale të hetimit, u idenfikuan dy adresat e qendrës së thirrjeve dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti E.S., si pjesë e një rrjeti të qendrave të thirrjeve në katër shtete në Ballkan dhe Liban.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, në datë 18.04.2024, është kryer kontrolli i ambjenteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.

Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar, dhe kontrolleve u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.

Në lidhje me sasinë e lëndës narkotike të sekustruar janë arrestuar në flagrancë dy shtetas për të cilët hetimi është duke u ndjekur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Lidhur me personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, po bëhet një analizë e hollësishme e të dhënave hetimore, me qëllim dokumentimin e përfshirjes së tyre në këtë aktivitet.

Autoritetet gjyqësore dhe policore të përfshirë në këtë hetim ndërkombëtar:

Eurojust;

Europol;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Karlsruhes;

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Bambergut;

Zyra e Prokurorit Publik të Freiburgut;

Zyra e Prokurorit Publik të Trierit;

Prokuroria Publike e Berlinit;

Prokuroria Publike e Lajpcigut;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit Baden-Württemberg;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Berlinit;

Zyra e Policisë Kriminale të Shtetit të Saksonisë;

Shtabi i Policisë Aalen;

Shtabi i Policisë së Freiburgut;

Shtabi i Policisë së Heilbronnit;

Shtabi i Policisë së Konstancës;

Shtabi i Policisë Pforzheim;

Shtabi i Policisë Ludëigsburg;

Shtabi i policisë në Offenburg;

Selia e Policisë Karlsruhe;

Operacionet e Shtabit të Policisë (Baden-Württemberg);

Shtabi i Policisë së Trierit;

KPI Rosenheim;

Në Shqipëri

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së, pranë Ambasadës Gjermane Tiranë;

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK);

Drejtoria e Policisë Tiranë. 

Në Bosnjë dhe Herzegovinë

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Zyra e Prokurorit Publik të Sarajevës;

Policia Federale BIH (FUP).

Në Kosovë

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës;

Drejtoria e Krimeve Kibernetike Policia e Kosovës.

Në Liban

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Forcat e Sigurisë së Brendshme (ISF) – Dega e Sigurisë Kombëtare.

Në Serbi

Oficeri Ndërlidhës i BKA-së;

Prokuroria Publike e Specializuar në Luftën kundër Krimit të Organizuar;

Njësia për Krimin Kibernetik në Beograd.

Etiketa: Call CenteramashtrimespakTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situatë alarmante, denoncimi i gazetarit: Pacientët 33 ditë pa trajtim brakiterapie në Onkologjik

18:25 : 16/08/2025
AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë/ 41-vjeçari plagos me thikë bashkëjetuesen

12:53 : 16/08/2025
AKTUALITET

Tiranë/ “Benzi” përplas 48-vjeçarin me biçikletë dhe arratiset, mbetet “mister” se kush ishte shoferi

12:46 : 16/08/2025
AKTUALITET

Hetimet për aferën e “Eko-Park”/ SPAK merr për 3 orë në pyetje Alqi Bllakon

10:41 : 16/08/2025
Para

Fusha e "Selman Stërmasit" e degraduar, ndryshon stadiumi për sfidën Erzeni-Kukësi

TË GJITHA

Shënon Harry Kane, Bayern gjen shpejt golin në finalen e Superkupës ndaj Stuttgart

21:03 : 16/08/2025

Aksident i rëndë në Qafë Thanë, tre persona të plagosur

21:03 : 16/08/2025

Zjarr në Mirditë, digjet masivi pyjor pranë fshatit “Katund i Vjetër”

20:47 : 16/08/2025

Man.City e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri, fitore 4-0 në transfertë

20:46 : 16/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo

Takimi në Alaska, pas Putinit reagon Trump: Mund të ketë marrëveshje paqeje Rusi-Ukrainë

20:32 : 16/08/2025

Kryeministrja daneze: Izraeli do të ishte më mirë pa Netanyahun në krye

20:28 : 16/08/2025

Zyrtare/ Te Tirana fitoi titullin si protagonist, Totre bëhet “i kuq” pas eksperiencës në Turqi

20:12 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com