• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Llozi brenda Rilindjes, Veliaj kundër Ramës

19:17 : 29/04/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Luftë e pashpallur por shumë e madhe ka shpërthyer brenda pushtetit. Kazani që majmi me korrupsion këtë elitë drejtuese, në pushtet qëndror dhe atë lokal, po zien dhe derdhet. Ciflat e derdhjes ‘dogjën’ ca ushtarë me duart e SPAK, (në qeveri) dhe disa drejtorë (në Bashkinë Tiranë). Për momentin, kryeministri Edi Rama është në ditët e tij të vështira. Për t’i çjerrë atë maskë letre, mjaftoi një dokumentar në emisionin Report të RAI 3, që kryeministri ynë të dalë nga fiqiri. Dhe ndoshta me të drejtë, sepse tashmë, “armiqtë e brendshëm” po përdorin “mediat e jashtme” për t’iu venë kundër, të paktën këtë beson ai.

Në dokumentar, Rama trajtohet si person që drejton një qeveri të kurruptuar, që ka kapur drejtësinë e re, që ka në dyshim të madh vëllain për përfshirje në trafikun e kokainës, apo edhe se pranë tij si sekretar të Përgjithshëm mban Engjëll Agaçin, (një ish-avokat trafikantësh) që luan pisët edhe me italianët, duke blerë deri heshtjen e ish-gjeneralit të Guardia Di Finanza, Fabrizio Lisit, para kanabizimit në vendit në vitin 2016. Përfitimi i gjeneralit? Mbi 30 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Vlorës dhe tetë apartamente dhe njësi shërbimi pranë zonës së Ujit të Ftohtë. Ndërmjetës i këtij dhurimi? Engjëll Agaçi…

Në fakt, të gjithë këto të dhëna kanë dalë në mediat këtu në vend, por e thënë dhe kopsitur në një dokumentar të RAI 3, tërbuan Ramën, në një fund që nuk dihet se ku shkon. Sot Rama nisi të luajë duke ‘gjetur’ dhe ‘demaskuar’ ata që sipas tij i bënë një dëm Shqipërisë në imazh. Rama quajti përgjegjëse për dokumentarin e RAI 3 opozitën këtu, që sipas tij po përdor “kanale të huaja” dhe se ai (Rama) do ia zbulojë petët këtij lakrori…

Vërtetë Rama e beson atë që thotë se dora e fshehur e “denigrimit të tij” vjen nga opozita? Sigurisht që Rama as e beson, e madje as e mendon. Opozita është aq e dobët dhe e përçarë sa nuk po zgjidh hallet e bredshme dhe jo më të rrahë aq larg sa të përdorë “mediat e jashtme”, apo lobim me politikanë të ndryshëm në vende të Europës për të lëkundur superpushtetin e Ramës.

Lexo edhe:

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

Kryeministri e di nga kush e ka, si e ka dhe çfarë është bërë që në Report të dalin shumë të vërteta për “korrupsionin e qeverisë Rama” që duket se sheh rënie, por jo krejtësisht të vërtetat se lejet e ndërtimit në Tiranë, një vend ku pastrohet paraja e pisët, jepen nga një “kryebashkiak në ngjitje”…

Faktet? Në ditën që Rama “shtrydhte pëshqirët” në kokën që i dilte tym, vjen një “lajm i madh”: “Erion Veliaj ndihmon një të moshuar që humbi ekuilibrin në Aeroportin e Frankfurtit”… Doni fakte? Vetë Veliaj shfaqet në “kamera si rastësisht” duke ndihmuar një grua në moshë që e shkreta as nuk dinte të luante lojën…

Po kjo nuk ka rëndësi. Lajmi këtu mori dhenë me një armatë të frikshme “trularësh Velista” që shpërndanin këtë “lajm të jashtëzakonshëm”. E nga ana tjetër, si është e mundur që në Report trajtohet korrupsioni në qeverisjen qëndrore dhe nuk përmendet as shkarazi “korrupsioni në qeverisjen lokale”? Kushdo që gërric pak këtë shtetin tonë të korruptuar e di që qendra e pushtetit janë dy, njëra qeveria dhe tjetra bashkia. Por si duket njëra qendër bëri porosi nëprmjet dhe ndonjë xhakete të vjetër të hetuesve të Enver Hoxhës për ta goditur fort Ramën për ta shplarë ndërkombëtarisht imazhin e tij të ish artistit që u bë politikan.

Po ku ka qenë Veliaj këto ditë? Në ajër gjithë kohës, nga një qytet Europian në një tjetër, duke shfrytëzuar çdo panair apo “hapje berbarhaneje” që ai të jetë i pranishëm andej në takimet pa pikë brumi me homologët e huaj kryebashkiakë. Ndërsa Veliaj bredh për propagandën personale Rama tenton të gjejë “nëdrjetës” kudo për të mbuluar zyllumin e tij. Është mësuar se blerja e atyre që flasin Anglisht, Italiasht e çdo gjuhë tjetër të huaj kanë një vlerë blerjeje, që më pas të shesin “sukseset imagjinare” të kryeministrit tonë, duke I vënë edhe epitetet si “lider rajonal”. Duke menduar për pushtet edhe më të madh në arenën ndërkombëtare, Rama ka harruar atë që ndodh këtu brenda. Këlyshtë janë bërë “qenër” të vërtetë pasi janë rritur me paranë e korrupsionit dhe sot gllabërojnë gjithçka, duke hungërirë për tu future në koliben e florinjtë.

Në PS sot janë dy dhoma të mëdha që bluajnë pushtet. Nuk është vetëm Rama. Aty gjendet edhe Erion Veliaj, me shumë ambicie personale, me shumë ndikim dhe me pushtet të frikshëm ekonomik, duke krijuar edhe ai oligarkët e tij. Nuk mund të qeveriset në dy dhoma brenda një pushteti. Njërës i duhet vendosur llozi që të mbyllet hermetikisht.

Për momentin “llozin e kyçjes” së asaj porte e ka në duar Erion Veliaj, por duket përkohësisht… Rama nëse vërtetë mendon se “të ligën” që i vjen nga jashtë e ka nga yshtjet e opozitës këtu brenda, atëherë e ka davanë e humbur. Llozi do i shtyhet aq shumë dhe sado i gjatë të jetë nuk do mundet të dalë më. Ndaj Ramës fiqri i ka ikur përkohësisht në sulmin ndaj medias italiane, por e ka të qartë se çiraku “lokal” kërkon të bëhet qëndror. Kush do e fusë llozin? Kjo është çështja. Loja mbetet e hapur! Sot në Rilindje flitet vetëm për llozin që herë anon nga kryeministria e herë nga bashkia.

Etiketa: brenda RilindjesEdi RamaErion Veliajkunderllozin e kyçjesLuftë e pashpallurspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Merrnin ryshfet për të ndikuar te gjyqtarët, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjykim 6 të pandehur! (Emrat)

15:32 : 28/10/2025
AKTUALITET

Magjia e Zezë përfshin Kryeministrinë dhe Bulevardin

14:39 : 28/10/2025
AKTUALITET

SPAK ka gjetur prova të reja? Meta: Mashtrim për të justifikuar paraburgimin tim të paligjshëm

14:34 : 28/10/2025
AKTUALITET

Ankimi në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin nga detyra, Erion Veliaj do të jetë i pranishëm në seancë

14:15 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zv.kryeministrja shfaqet me sy të nxirë, çfarë po ndodh me Ballukun?

13:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

A po e lëshon Rama – Ballukun? Berisha: Korrupsioni i saj kaloi Malin e Dajtit

13:35 : 28/10/2025
Para

Pas Konventës, Meta mbledh Kryesinë e PL: Kush nuk lëviz ndryshket!

TË GJITHA

Vrasja në Berat, 62-vjeçari qëlloi me thikë viktimën për një kalë! Autori me precedentë penal (EMRAT)

17:00 : 28/10/2025

Vrasje me thikë në lagjen e Kalasë së Beratit

16:52 : 28/10/2025

Krimi jashtë kontrollit/ Tre vrasje dhe një shperthim tritoli brenda pak orësh, policia hesht

16:52 : 28/10/2025

Vrau me thikë kuzhinierin e “City Lounge”, dalin pamjet e autorit të krimit! Picieri i prangosur nga policia

16:48 : 28/10/2025

Vrasja brenda lokalit “City Lounge” në Tiranë, policia: Viktima u godit nga kolegu i tij, humbi jetën në spital

16:35 : 28/10/2025

Tragjedi në Durrës/ Djali vret me thikë babain para syve të nënës (Detajet)

16:23 : 28/10/2025

“Më bullizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vrasje (Emrat)

16:14 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com