• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Alfred Balla i KLP kërkon emërimin në gjyqësor pa Veting, KPA vendos në 21 Maj

13:47 : 29/04/2024
në AKTUALITET, VETTING

Komisioneri Publik, Irena Nino, i qëndroi kërkesës së saj për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën dhe ndalimin e tij për të qenë pjesë e strukturave drejtuese në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, pasi ka dhënë dorëheqjen nga statusi i “ndihmësit ligjor” me vullnetin e tij të plotë.

Balla dhe anëtarë jo-magjistratë të tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor po shpresojnë që të vijojnë detyrat në sistemin e drejtësisë si magjistratë pas përfundimit të mandatit në “qeverisjen e gjyqësorit dhe të prokurorisë”.

Ligji në fuqi parashikon që gjyqtarët dhe prokurorët e rinj emërohen vetëm pasi të kenë përfunduar Shkollën e Magjistraturës dhe të kalojnë me sukses procesin e Vetingut.

Ndërkohë që anëtarët jo-magjistratë të KLGJ e KLP synojnë të marrin statusin e “magjistratit” ex-officio, për shkak të pozicionit që kanë mbajtur gjatë viteve të fundit.

Lexo edhe:

Ish-numri dy i KLP, Tartar Bazaj në gjyq për diplomën e gjimnazit

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

Rasti i kreut të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, është disi më i veçantë, pasi ai rezulton se ka qenë subjekt i vetingut, në momentin kur hyri në fuqi ligji, më pas e humbi statusin dhe tashmë është në diskutim nëse ai duhet të kalojë ose jo në Veting.

Procesi i veçantë

Procesi ndaj Ballës, i cili prej vitit 2018 mban detyrën e anëtarit dhe njëkohësisht kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përbën një nga rastet e veçanta që po shqyrtohen nga institucionet e rivlerësimit.

Balla, deri në vitin 2017, ka mbajtur pozicionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, një detyrë që e shndërronte në subjekt të ligjit për Vetingun.

Ai u largua nga detyra me një vendim të Kryetarit të Gjykatës së Lartë të asaj kohe, Xhezair Zaganjori, pasi largimit të gjyqtarit, me të cilin Balla punonte si ndihmës.

Në qershor të vitit 2018, Balla iu drejtua Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të ndërpriste procedurën e rivlerësimit për të, pasi ai nuk e gëzonte statusin e ndihmësit ligjor, për shkaqe që nuk vareshin prej tij. Gjithashtu, ai njoftoi KPK-në se e kishte ankimuar vendimin e kreut të Gjykatës së Lartë që i ndërpreu marrëdhëniet e punës me atë instucion.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në vendimin e marrë në Korrik 2021, ndër të tjera, arsyeton mbi: […] pavlefshmërinë absolute të urdhrit të kryetarit të Gjykatës së Lartë, dhe faktit se subjekti i rivlerësimit gëzonte statusin deri kur me zgjedhjen e tij si anëtar i KLP-së, ku paditësi ka humbur çdo të drejtë që rrjedh nga qenia e tij si Ndihmësligjor në Gjykatën e Lartë […].

Përtej sa konstatonte gjykata në vendim, vetë subjekti i rivlerësimit, duke synuar pranimin e plotë të objektit të padisë të paraqitur në shkallën e parë të gjykimit dhe për shkak të gëzimit të statusit, kërkonte edhe rikthimin në detyrën e Këshilltarit ligjor të Gjykatës së Lartë, pas përfundimit të mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke paraqitur ankim në Gjykatën Administrative të Apelit.

Në këto kushte, Balla u përfshi në listën e subjekteve që i nënshtrohen Vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në janar 2022, e njoftoi Ballën (në cilësinë e këshilltar ligjor) për caktimin e trupës që do të kryente Vetingun e tij.

Në përgjigje të këtij njoftimi, Balla kërkon ndërprerjen e procesit të rivlerësimit pa vendim, për shkak se ai nuk është më ndihmës ligjor dhe se mban funksion tjetër kushtetues.

Më tej, në datën 4.4.2023, Balla iu drejtua me një shkresë Komisionit, ku e informon lidhur me vendimin datë 10.3.2023, të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, e cila ka vendosur “Prishjen e vendimit datë 29.97.2021, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe rrëzimin e kërkesëpadisë”.
Sipas tij, edhe bazuar në këtë vendim, ai nuk ishte subjekt i ligjit të Vetingut.

Po ashtu, Balla, në mars 2023, i është drejtuar organit të KLGJ-së, me kërkesën për heqjen dorë nga kërkesa për deklarimin e pasjes/njohjes së statusit të Këshilltarit/Ndihmësit ligjor jomagjistrat në Gjykatën e Lartë, duke arsyetuar se: […] duke qenë se tashmë ka përfunduar gjykimi në të dyja shkallët e tij dhe unë mendoj se pozicioni im aktual si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk pajtohet me statusin e Ndihmësit ligjor në Gjykatën e Lartë, heq dorë nga kërkesa drejtuar para jush në vitin 2020 dhe pushimin e shqyrtimit të saj […].

Në qershor të vitit 2023, KPK vendosi të pranojë kërkesën e Alfred Ballës, duke vendosu ndërprerjen e procesit të rivlerësimit të tij pa vendim përfundimtar, për shkak se u konsiderua se ai nuk ishte subjekt i ligjit.

Komisioneri Publik nuk ishte dakord me këtë vendim. Irena Nino iu drejtua Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit dhe ndalimin e tij për t’u përfshirë në organet e sistemit të drejtësisë për 15 vjet.

Sipas Komisioneres Publike, Alfred Balla e ka pasur statusin e ndihmësit ligjor në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit të Vetingut dhe e ka humbur atë me dorëheqjen drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor në vitin 2023.

Ndaj, për komisioneren Nino, Alfred Balla ka dhënë dorëheqjen pa u përfshirë në vetin, gjë e cila e pengon të emërohet në detyra të tjera në gjyqësor.

Në seancën e zhvilluar këtë të Hënë (29 prill 2024), Komisionerja Publike i qëndroi të njëjtës kërkesë.

Tashmë, pritet vendimmarrja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e caktuar për në datën 21 maj 2024, ora 15.00./Boldnews.al

Etiketa: Alfred Ballaklpkpa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ish-numri dy i KLP, Tartar Bazaj në gjyq për diplomën e gjimnazit

21:25 : 03/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Avni Sejdi

08:20 : 27/06/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt

09:24 : 26/06/2025
AKTUALITET

Përfaqësuesi i SPAK në KPA: Të shkarkohet prokurori Genci Mane, u favorizua nga KPK

18:14 : 24/06/2025
AKTUALITET

KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtares Adelina Zarka

20:05 : 21/06/2025
AKTUALITET

KPA le në fuqi shkarkimin e prokurorit Petrit Hysa

12:11 : 20/06/2025
Para

Eskavatori shkatërron Jalën/ Denoncimi: Rama me banditët e tij vjedh 5,800,000 m2 tokë në bregdet

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com