• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohet e-maili që “zhyt” Erion Veliajn tek afera korruptive e dherave

15:07 : 25/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar ditën e sotme një tjerë bashkëbisedim me email që “zhyt” edhe më thellë në korrupsion kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn.

Email mban datën 21 janar të vitit 2020, midis Denisa Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, ku komunikohet për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave, tek landfilli i Sharrës.

Këlliçi u shpreh se kontrata konçensionare e firmosur në vitin 2017, hyri në fuqi në janar të vitit 2018. Nga komunikimi me email kuptohet se deri në muajin Maj të vitit 2018, nuk kishte asnjë pretendim nga konçensionari për të aktivizuar një pagesë të re për zërin dhera/inerte.

Ish-deputeti i PD-së deklaroi se pas këtij muaji nëpërmjet një veprimit kryekëput korruptiv, Erion Veliaj vendos që buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e tij.

Ndërkohë, sipas Këlliçit, pasi e pa si një mundësi të artë, për të vjedhur dhjetëra milionë euro shtesë, Veliaj në tetor të vitit 2018 vendosi këtë gjobë edhe për bizneset private. Sipas tij, Veliaj duke përdorur drejtorët 5D, shantazhonte, kërcënonte dhe detyronte biznesin e ndërtimit për të paguar depozitimin e dherave, shumë e cila kalon vlerën e 60 milionë eurove.

Lexo edhe:

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

Këlliçi paralajmëroi se ditët në vijim do të bëjë publike disa marrëveshje të Bashkisë Tiranë, okumente që bëjnë bashkë inceneratorin e Tiranës, bandën 5D, Taulant Tushën, Ilda Qazimllarin dhe kokën e këtij grupi kriminal, Erion Veliajn.

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të mos harxhojë më edhe një orë të vetme, por sot të sekuestrojë të gjitha asetet e këtij grupi të strukturuar kriminal, që fillon me inceneratorin e Tiranës, vijon me bandën e 5D dhe përfundon tek dhjetra e dhjetra apartamente në kullat më të rëndësishme të Tiranës.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI:

Ditën e djeshme ju bëmë me dije se si funksiononte afera e dytë korruptive, brënda mega aferës së inceneratorit të Tiranës, afera e dherave.

Nëpërmjet marrëveshjes të firmosur më 15 tetor të vitit 2018, pronari faktik i inceneratorit të Tiranës Erion Veliaj, duke përdorur drejtorët 5D, shantazhonte, kërcënonte dhe detyronte biznesin e ndërtimit për të paguar depozitimin e dherave, shumë e cila kalon vlerën e 60 milionë eurove. Para të cilat sigurisht kanë dalë nga xhepi i qytetarëve shqiptarë.

Sot, nëpërmjet një tjetër e-maili do ju faktojmë se Erion Veliaj përpara se të grabiste qytetarët e Tiranës dhe biznesmenët e ndërtimit, grabiti fillimisht buxhetin e Bashkisë Tiranë. Kontrata konçensionare e firmosur në vitin 2017, për të cilën Erion Veliaj dha miratimin në shkelje të Ligjit ‘Për vetqeverisjen vendore’ pa mare dakordësinë e Këshillit Bashkiak, hyri në fuqi në janar të vitit 2018.

Në 21 janar të vitit 2020, midis Denisa Tollkuçit dhe një zyrtari të Bashkisë Tiranë, komunikohet pikërisht për rakordimet e sasive të depozituara të mbetjeve dhe dherave. E më specifikisht, zyrtari i drejtohet Tollkuçit duke i thënë:

‘Referuar tabelës me të dhënat e vitit 2018, krahasuar me tabelën tuaj kemi diferenca… Shmangia besoj ka ndodhur për faktin se në 2018 pagesat e urdhëruara kanë konsideruar vetëm zërin mbetje urbane deri në muajin maj, pas këtij muaji ne kemi filluar të aktivizojmë pagesat sipas zërave ‘urbane, dhera, inerte’.’

Pra e thënë thjeshtë, sipas këtij komunikimi deri në muajin Maj, nuk kishte asnjë pretendim nga konçensionari për të aktivizuar një pagesë të re për zërin dhera/inerte. Pas këtij muaji nëpërmjet një veprimit kryekëput korruptiv, Erion Veliaj vendos që buxheti i Bashkisë Tiranë duhet të paguante për çdo punë publike tarifën për depozitimin e dherave në biznesin e tij. E sigurisht, oreksi vjen duke ngrënë. Pasi e pa si një mundësi të artë, për të vjedhur dhjetëra milionë euro shtesë, Veliaj në tetor të vitit 2018 vendosi këtë gjobë edhe për bizneset private.

Ditët në vijim, do të bëjmë publike disa marrëveshje të Bashkisë Tiranë ku aty do të kuptoni fare se këta janë qartazi një grup i strukturuar kriminal, të cilët në bashkëpunim kanë vepruar për të vjedhur buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve. Dokumente që bëjnë bashkë inceneratorin e Tiranës, bandën 5D, Taulant Tushën, Ilda Qazimllarin dhe kokën e këtij grupi kriminal, Erion Veliajn.

I bëjmë thirrje SPAK, të mos harxhojë më edhe një orë të vetme, por sot të sekuestrojë të gjitha asetet e këtij grupi të strukturuar kriminal, që fillon me inceneratorin e Tiranës, vijon me bandën e 5D dhe përfundon tek dhjetra e dhjetra apartamente në kullat më të rëndësishme të Tiranës. Apartamente të cilat Veliaj mund ti ketë përdorur dhe për të blerë influencë politike brenda Grupit Parlamentar të PS.

Ftoj sërish qytetarët e Tiranës, që ditën e nesërme, e premte, datë 26 prill, ora 11:00, të protestojmë përpara Bashkisë më të korruptuar në Europë, në mbrojtje të taksave tona, në mbrojtje të qytetit të Tiranës, pa harruar asnjëherë shëmbjen brutale të Teatrit Kombëtar si dhe vrasjen e Ardit Gjoklajt, për të cilin do të nxjerrim të dhëna të reja.

Etiketa: Anëtari i Kryesisë së Partisë DemokratikeBelind KëlliçidheraemailErion Veliajinceneratoretkorrupsion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

11:40 : 08/10/2025
AKTUALITET

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Veliaj uron djalin për ditëlindje: Ndjesë që s’të përqafoj dot sot/ FOTO

09:36 : 06/10/2025
AKTUALITET

Enver Hoxha në listën e personaliteteve/ Këlliçi: Vendimi i Kuvendit skandaloz dhe kriminal!

09:32 : 06/10/2025
AKTUALITET

Pasi e shkarkoi, Rama: Veliaj u mor nga zyra pa gjyq, por Tirana nuk mund të presë më

10:15 : 05/10/2025
Para

Investigimi i “RAI 3”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com