• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Jemi gati”, trajneri i Skënderbeut: E mundim Erzenin, “Final 4” mbetet e hapur

18:19 : 25/04/2024
në SPORT

Skënderbeu synon triumfin në ndeshjen e radhës në shtëpi për të vijuar me ecurinë pozitive dhe mbi të gjitha për të mbyllur një herë e mirë llogaritë me qëndrimin pa probleme në elitë.

Ndeshja e së shtunës kundër Erzenit është një takim, që mund të vendosë gjithçka sa i përket mbijetesës, gjë që në kampin bardhekuq nuk duan ta llogarisin aspak.

I këtij mendimi është vetë trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, i cili në një prononcim të dhënë për “Panoramasport” ka kërkuar me çdo kusht rezultatin maksimal në këtë sfidë, kjo edhe për t’u shfajësuar me tifozët për atë ndeshje shtëpie të humbur përballë Teutës.

Në të tilla kushte, Gvozdenoviç sheh fitoren, si të vetmin rezultat që i bën punë skuadrës së tij.

“Kemi një ndeshje të vështirë të shtunën dhe nuk duhet kurrsesi ta neglizhojmë. Vijmë nga një fitore dhe do të mundohemi që të mbajmë të njëjtin ritëm. Javët që vijnë, janë të ngjeshura dhe tejet të vështira, prandaj çdo ndeshje dhe çdo pikë e lënë do të ishte një kërcënim për objektivin tonë kryesor. Në të tilla kushte na lind për detyrë që të mbyllim sa më shpejt llogaritë me objektivin kryesor të sigurimit të mbijetesës për të pasur gjithçka më të lehtë dhe më të menaxhueshme në javët që ngelen. Nuk duam të komplikojmë rrugëtimin tonë dhe të hasim vështirësi që mund dhe duhet t’i shmangim. Prandaj për ne kjo ndeshje vlen shumë, ndoshta më shumë sesa tri pikët. Nga ana tjetër, fitorja është edhe një detyrim ndaj publikut dhe tifozëve tanë. Kthehemi në stadiumin tonë, ku ndeshjen e fundit nuk përmbushëm pritshmëritë e tifozëve. Ua kemi borxh atë gabim. Le ta shlyejmë në këtë ndeshje radhe”, theksoi fillimisht kryepankina korçare në lidhje me ndeshjen e radhës.

Lexo edhe:

Egnatia “shkërmoq” Elbasanin, triumfon 4-0 në sfidën e “Final Four”

Superliga/ Fitojnë skuadrat e fundit të tabelës, Tirana fut në vallen e mbijetesës Teutën

 

I ndalur më pas te mundësia për të qenë pjesë e katër ekipeve të para që kalojnë në fazën finale të kampionatit, trajneri bardhekuq ka dribluar, duke mos dalë hapur në pretendimet e këtij fundi të sezonit.

 

“Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme për të luajtur me Erzenin të shtunën dhe duhet të jemi të përqendruar vetëm te kjo sfidë. Nuk duam të mendojmë shumë gjatë, pasi mendimet e tilla krijojnë shpërqendrim. Do të marrim gjithçka javë pas jave për të parë gjendjen tonë dhe mundësitë reale për të qenë pjesë e katër ekipeve të para të kampionatit. Pikët tregojnë se jemi në garë për momentin dhe gjithçka mbetet e hapur. Kur pikët të lejojnë të synosh një objektiv madhor, përse të mos e tentojmë të bëjmë një gjë të tillë? Por e përsëris, kryesore për ne mbetet ndeshja e radhës kundër Erzenit”, përfundoi numri 1 i pankinës korçare.

Gvozdenoviç, bashkë me Edlir Tetovën e Egnatias janë dy trajnerët e vetëm deri më tani, që janë emëruar në krye të skuadrave që në fillim të sezonit. Nën drejtimin e ish-mbrojtësit Skënderbeu mund të konsiderohet si një nga skuadrat më surprizë të kampionatit.

 

Etiketa: erzeniSkenderbeusuperliga

Lajme të lidhura

SPORT

Egnatia “shkërmoq” Elbasanin, triumfon 4-0 në sfidën e “Final Four”

21:04 : 17/05/2026
SPORT

Superliga/ Fitojnë skuadrat e fundit të tabelës, Tirana fut në vallen e mbijetesës Teutën

18:30 : 02/05/2026
SPORT

Skënderbeu dhe Laçi ngjiten zyrtarisht në Superligë

17:52 : 19/04/2026
SPORT

Tirana sfidon Elbasanin në “Selman Stërmasi”, publikohen formacionet zyrtare

14:28 : 08/03/2026
AKTUALITET

“Erzeni” tregton djathë të mykur, AKU merret me etiketat e baxhove në Fier

14:02 : 14/02/2026
AKTUALITET

Denoncim për djathin “Erzeni”: Datën e skadencës e ka në prill, myket që tani

16:08 : 08/02/2026
Para

Rifillon gjyqi penal ndaj ish Presidentit Trump në Nju Jork

TË GJITHA

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026

Ujësjellësi i Elbasanit si “inceneratori”/ Qytetarët paguajnë tarifë për impiantin fantazëm të ujërave të ndotur

12:44 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom