• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debati shterpë Basha-Bardhi/ Të dy janë fajtorë për dështimin me mandatin e Xhaçkës

11:29 : 25/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Dikur bashkëpunëtorë të ngushtë, tashmë Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi kanë këndvështrim të ndryshëm për shumë gjëra. Debati më i fundit mes tyre është ai për mënyrën se si duhet të trajtohet rasti i mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Rreth një vit e gjysmë më parë, Basha, Bardhi e pas tyre edhe Enkelej Alibeaj, ndoqën një rrugë të gabuar për të kërkuar shqyrtimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Ata ndoqën një strategji, e cila i dha frymëmarrje mandatit të ligjvënëses socialiste, megjithëse është e dyshuar se gjendet në kushtet e konfliktit të interesave, pasi bashkëshorti i saj u shpall investor strategjik nga qeveria e Edi Ramës.

Rreth një vit e gjysmë më parë, Basha, Bardhi e Alibeaj, si përfaqësues të 1/10 së deputetëve në Parlament, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të detyronte Parlamentit të dërgonte pranë asaj gjykate kërkesën për shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, në përfundim të punimeve të një komisioni hetimor parlamentar të ngritur për atë çështje.

Lexo edhe:

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

Në foto (nga e majta në të djathë): Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha, Gazmend Bardhi

Kërkesa e këtij poli politik, u pa si një stërkëmbësh për një tjetër kërkesë, të dorëzuar nga 1/5 e deputetëve, të drejtuar nga Sali Berisha, të cilët kërkuan drejtëpërdrejtë përfundimin e mandatit të Olta Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese shfrytëzoi në atë kohë kërkesën e polit Basha-Bardhi-Alibeaj për ta kthyer çështjen në Parlament.

Ndërsa kërkesën e 1/5 së deputetëve, që lidhej me themelin e çështjes “Xhaçka”, Gjykata Kushtetuese e pushoi, me argumentin se “nuk ka objekt”, pasi rasti i ishte kthyer Parlamentit, sipas kërkesës së 1/10 së deputetëve.

Pasi çështja u rikthyer në Parlament, maxhoranca socialiste sërish vendosi të mos e dërgonte çështjen “Xhaçka” në Gjykatën Kushtetuese.

Sot, Bardhi duket se ka reflektuar për atë gabim. Në emër të 1/5 së deputetëve të Parlamentit, kreu i grupit demokrat iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar themelin e çështjes së mandatit të Xhaçkës.

Ndërsa Basha është ende larg reflektimit. Në reagim të lëvizjes së Gazmend Bardhit, Basha dha opsionin që çështja e mandatit të Xhaçkës nuk mund të shqyrtohet më në Kushtetuese, por të zgjidhet politikisht.

Ai avancoi më tej idenë e tij, duke thënë që zgjidhja e vetme është shpërndarja e Parlamentit nga Presidenti i Republikës, pasi maxhoranca në Kuvend refuzoi dërgimin e rastit Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, sipas një vendimi të dhënë më herët ajo gjykatë.

Me këtë opsion, Basha duket se ka hipur në një tren fluturues. Ai nuk ka asnjë lloj fuqi parlamentare për të nxitur një zgjidhje të tillë politike dhe duket se deklarata e tij ishte thjesht një kundërvënie pa thelb ndaj vendimit të Bardhit për të ridërguar çështjen në Kushtetuese.

 Basha-Bardhi, bashkëfajtorë

Pavarësisht pozicioneve të kundërta sot, ata të dy, si Basha, ashtu edhe Bardhi, janë përgjegjës për zvarritjen pa fund të mandatit të Olta Xhaçkës. Një zvarritje dhe me pasoja politike të paralajmëruara nga “Boldnews.al” që në krye të herës, në një analizë të publikuar në 24 shkurt 2023, pasi u dhanë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Pjesë të asaj analize shërbejnë për të kuptuar në kohë se përse lëvizja “Basha-Bardhi” në atë kohë ishte tërësisht e gabuar.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dëshmoi se lëvizja e grupit “Alibeaj”, në fakt i shkoi në favor Olta Xhaçkës”, shkruante “Boldnews.al” në atë kohë, gjë e cila u konfirmua plotësisht një vit e gjysmë më vonë.

“Grupi i “Alibeajt”, mund të bënte një lëvizje të zgjuar, nëse realisht kërkonte shkarkimin e Xhaçkës-të tërhiqej nga padia e pjesshme, në të cilën kërkonte rikthimin e rastit në Parlament, dhe t’i hapte rrugë Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar vlefshmërinë e mandatit të deputetes socialiste.

 Por, grupi i “Alibeaj” qëndroi i palëkundur në kërkesën e tij dhe arriti “fitoren”, duke bindur Gjykatën Kushtetuese që të rikthejë rastin për shqyrtim në Kuvend.

 Rezultati? Olta Xhaçka vijon të shijojë mandatin dhe frytet e biznesit të bashkëshortit, të përfituara nën dyshimet e shkelje kushtetuese dhe ligjore”, shkruante më tej “Boldnews.al” në atë kohë.

Në foto: Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi

Megjithëse koha e tregoi se “Boldnews.al” (por edhe Lapsi e Birn, që mbajtën të njëjtin qëndrim) kishin të drejtë, Gazmend Bardhi nuk arriti të kuptojë që në fillim pasojat e lëvizjes së tij, në bashkëpunim me Bashën.

Në një postim në rrjete sociale në 24 shkurt 2023, menjëherë pasi “Bold” kishte publikuar analizën e tij, Bardhi u ndje i keqardhura nga raportimet mediatike.

“Është për të ardhur keq që disa media online keqinformojnë publikun për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Nuk e di nëse e bëjnë nga padituria apo shërbejnë si mercenarë lajmesh të rreme, por di të them që ka shumë baltë, shpifje dhe ligësi ndaj deputetëve të PD që ndoqën të vetmen rrugë të duhur kushtetuese për të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës”, u shpreh ndër të tjera Bardhi, në një status në rrjete sociale, në 24 Shkurt të vitit 2023.

 “Vendimet e GJK e konfirmuan kërkesën e drejtë të disa deputetëve të PD, mes të cilëve isha dhe unë, duke rrëzuar një tjetër kërkesë, që edhe një student i vitit të parë juridik e kupton se është një tentativë për ta varrosur çështjen, duke kërkuar atë për të cilën GJK ka 7 vjet që e ka zgjidhur në mënyrë përfundimtare. Ky është i njëjti grup që refuzoi t’i bashkohej kërkesës sonë për komisionin hetimor për investimet strategjike”, vijoi më tej Bardhi, duke përforcuar gjithnjë e më shumë se paditë në Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës ishin më shumë një garë brenda grupimeve të PD-së se sa një kërkesë që lidhej me shkeljet kushtetuese të Ministres së Jashtme.

Në foto: Statusi i Gazmend Bardhit në 24 Shkurt 2023, ku ishte i keqardhura nga raportimet mediatike

Pas këtij reagimi të Bardhit, “Boldnews.al” analizoi sërish situatën ligjore në 31 maj 2023, duke arritur në konkluzionin më të thelluar se “përtej emocioneve të deputetit demokrat, zhvillimet para dhe sidomos gjatë e pas dhënies së vendimit “as mish, as peshk” të Kushtetueses tregojnë se “opozita e vulës”, me shumë mundësi, do të humbasë përfundimisht atë betejë, të cilën e konsideroi si “fitore” në momentin e parë”.

Në atë analizë të rreth një viti më parë, “Boldnews.al” ka parashikuar edhe pasojat e asaj përplasjeje mes opozitës për mandatin e Xhaçkës.

Disa prej konkluzioneve të analizës së atëhershme, tashmë janë konfirmuar.

“….Pra, me shumë gjasë, Parlamenti, i kontrolluar në maxhorancë nga socialistët e Edi Ramës, pritet të arrijë sërish në përfundimin që Olta Xhaçka nuk ka papajtueshmëri me funksionin sipas nenin 70/3 të Kushtetutës, përsa kohë ajo nuk ka përfituar PERSONALISHT.

 Çfarë do të thotë një vendim i tillë, që me shumë mundësi pritet të miratohet sërish nga maxhoranca?

 Do të thotë që Parlamenti sërish nuk do të dërgojë raportin e minorancës në Gjykatën Kushtetuese…”.

Kjo pjesë e analizës tashmë u konfirmua, kur maxoranca parlamentare vendosi sërish të mos e dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

“Boldnews.al” ka bërë edhe një parashikim tjetër në analizën e majit 2023, e cila pritet të shihet nëse do të konfirmohet në vijim.

“…Nga ana tjetër, tashmë çështja nuk mund ngrihet në Gjykatën Kushtetuese nga 1/5 e deputetëve. Ligji parashikon që nuk mund të ngrihet padi për të njëjtin objekt, në rast se gjykimi është pushuar më parë, pasi konsiderohet “gjë e gjykuar…”, shkruante “Boldnews.al” një vit më parë.

Tanimë që Gazmend Bardhi, në emër dhe për llogari të 1/5 së deputetëve demokratë, e ka dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar themelin e mandatit të ligjvënëses socialiste, Olta Xhaçka, mbetet për t’u parë nëse gjyqtarët do ta konsiderojnë “gjë të gjykuar”.

Në rast se ndodh ky skenar, atëherë përgjegjësia për këtë dështim u takon në mënyrë solidare Lulzim Bashës, Gazmend Bardhit e Enkelejd Alibeajt, pavarësisht pozicioneve që mbajnë sot.

Etiketa: debatgazmend bardhigjykate kushtetueseLulzim Bashamandatolta xhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Apeli pranon kerkësen e SPAK, nuk nisin hetimet ndaj Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit

15:53 : 14/05/2025
AKTUALITET

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025
AKTUALITET

PD përmbys rezultatin në Lezhë, demokratët i “rrëmbejnë” mandatin PS-së

21:11 : 12/05/2025
AKTUALITET

VIDEO virale/ Erion Braçe fajëson mediat për mimikat gjatë fjalimit të Olta Xhaçkës

12:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kamomili që na integron në Europë

10:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
Para

Pagoi 10 mijë lekë qytetarin që t'i votonte vajzën për këshilltare, SPAK mbyll hetimet për Agim Locin

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Incident në Kashar/ Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryekomisionerin (Emri)

14:21 : 15/05/2025

Numërimi i votës së diasporës kthehet në një maratonë

13:57 : 15/05/2025

Aksident tragjik në Vlorë/ Makina përfund në kanal, vdes një polic, dy të tjerë në gjendje kritike

13:50 : 15/05/2025

Aksident i rëndë/ I riu me motor përplaset me bordurën, ndërron jetë në vend

13:35 : 15/05/2025

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025

Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

13:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com