• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Suficiti i qeverisë arrin në një nivel të ri “absurd”

09:38 : 24/04/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE
Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe ministrja e instruktures dhe energjise, Belinda Balluku duke inspektuar punimet e paneleve diellore ne kantierin e punimeve per parkun Fotovoltaik "Blue 1" ne Fier. Gjate inspektimit te punimeve Kryeministri Edi Raman u shpreh se parku fotovoltaik "Blue 1"  do te sherbeje si forme per te plotesuar fluksin e kerkesave nga brenda dhe jashte dhe se do te rrise eksportin e Shqiperise ne kete sektor. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Deputy Prime Minister and Minister of Infrastructure and Energy, Belinda Balluku inspecting the works of solar panels at the construction site for the Photovoltaic Park "Blue 1" in Fier. During the inspection of the works, Prime Minister Edi Raman said that the photovoltaic park "Blue 1" will serve as a way to fulfill the flow of requests from inside and outside and that it will increase Albania's export in this sector.

Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja dhe ministrja e instruktures dhe energjise, Belinda Balluku duke inspektuar punimet e paneleve diellore ne kantierin e punimeve per parkun Fotovoltaik "Blue 1" ne Fier. Gjate inspektimit te punimeve Kryeministri Edi Raman u shpreh se parku fotovoltaik "Blue 1" do te sherbeje si forme per te plotesuar fluksin e kerkesave nga brenda dhe jashte dhe se do te rrise eksportin e Shqiperise ne kete sektor. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Deputy Prime Minister and Minister of Infrastructure and Energy, Belinda Balluku inspecting the works of solar panels at the construction site for the Photovoltaic Park "Blue 1" in Fier. During the inspection of the works, Prime Minister Edi Raman said that the photovoltaic park "Blue 1" will serve as a way to fulfill the flow of requests from inside and outside and that it will increase Albania's export in this sector.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, një në çdo pesë lekë taksa që qeveria arkëtoi nga shqiptarët mbeti e pashpenzuar, ndërsa investimet publike shënuan një minimum historik dhe suficiti buxhetor shënoi një rekord të pakonceptueshëm në historinë e vendit.

Teorikisht dhe praktikisht, Shqipëria është një vend me nevoja bazë për shërbime publike, të tilla si rrugë, kanalizime e ujësjellësa, mungesa e të cilave përbën një pengesë madhore në zhvillimin ekonomik dhe vendit dhe dëmton në mënyrë domethënëse cilësinë e jetës. Dhe në situatë normale, mënyra se si mund të sigurohen paratë për të financuar zhvillimin e infrastrukturës është çështja kryesore që zë debatin politik në çdo vend.

E pra, njihuni me vendin që, megjithëse ka mangësi të jashtëzakonshme në infrastrukturë, përfshirë rrugë të pariparuara prej vitesh dhe të mbushura me gjithë gropa, furnizim të parregullt me ujë dhe mungesë akute kanalizimesh të ujërave të zeza dhe impiantesh të përpunimit të tyre, nuk debaton se si mund të sigurohen paratë për këto punë, sepse paratë janë me tepri, por debaton për faktin që qeverisë i mungon aftësia apo vullneti për t’i bërë këto punë, punë që hyjnë kategorinë e funksionimit bazë të qeverisjes.

Përgjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, shqiptarët paguan 164 miliardë lekë taksa e tatime në buxhetin e shtetit (afërsisht 1.6 miliardë euro), por qeveria shpenzoi vetëm 130 miliardë lekë, duke lënë një suficit prej 34 miliardë lekësh të pashpenzuara.

Sjellja rakitike e shpenzimeve buxhetore është në fakt tipike e qeverisë së kryeministrit Edi Rama përgjatë të gjithë historisë së saj që vijon prej një dekade. Në mënyrë të vazhdueshme, shpenzimet buxhetore janë lënë për muajt e fundit të vitit, fenomen që është kritikuar në mënyrë të përsëritur nga Fondi Monetar ndërkombëtar si “përdorim joefikas” i parasë publike. Por situata duket se ka arritur në një nivel të ri absurd këtë vit.

Lexo edhe:

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

Lindja e populizmit të shëndetshëm

Kështu, ndërsa, fjala vjen, në vitin 2022, suficiti në tremujorin e parë të vitit ishte afro 22 miliardë lekë, në tremujorin e parë të vitit 2023 u rrit në 30 miliardë lekë. Këtë vit, gjithsesi, u shënua një rekord i ri me suficit në masën 34 miliardë lekë. Me pak fjalë, një në çdo pesë lekë të arkëtuara nga buxheti mbetën të pashpenzuara.

Ky është edhe viti në të cilin shpenzimet kapitale po shënojnë një ngadalësi të pabesueshme. Përgjatë tre muajve të parë të këtij viti, investimet publike ishin 4.9 miliardë lekë, shumica e të cilave, të kryera në mars.

Buxheti i shtetit përbën afërsisht një të tretën e të gjithë ekonomisë kombëtare dhe sjellja rakitike e shpenzimeve buxhetore ka shumë gjasa që shkakton pasoja zinxhir negative dhe krejtësisht të panevojshme. Të 34 miliardë lekët e pashpenzuara, të cilat me kursin e sotëm të këmbimit kushtojnë afërsisht 340 milionë euro, janë të barabarta me 1.7% të PBB-së vjetore dhe afërsisht sa 7% e PBB-së tremujore. Dhe në vend që këto para të ishin bërë rritje ekonomike, mbahen në llogarinë e qeverisë pranë bankës qendrore për arsye, të cilat, qeveria nuk merr mundimin t’i shpjegojë./BIRN

Etiketa: investimet publikeminimum historikqeveriasuficitte ardhurat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Nga “asnjë qindarkë” te 4 mln euro, si mashtroi qeveria për koncertin e Kanye West

11:14 : 09/07/2026
AKTUALITET

Kanye West, mes Ramës dhe protestuesve

10:00 : 09/07/2026
AKTUALITET

Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë

08:11 : 09/07/2026
Para

Raporti i DASH për Shqipërinë/ Xhixho: Këmbanë alarmi për keqqeverisjen!

TË GJITHA

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş