• Kontakt
Monday, September 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masakra e Lushnjës/ Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun

15:41 : 24/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Gjykata e Posacme dënon me burgim të përjetshem Laert Haxhiun.

Ai akuzohet për atë që njihet si masakra e Lushnjës në shtator të 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi dhe u plagosën dy të tjerë.

Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares, dhe Jurgen Hoxha u qëlluan me automatik në një lokal në qendër të Lushnjes, ndërsa pronari i lokalit dhe një kalimtar mbetën të plagosur aksidentalisht. Me burgim të përjetshëm për masakrën e Lushnjës janë dënuar më herët bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Nga ana tjetër autoritetet shqiptare kane kërkuar ekstradimin e Haxhiut që rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjës për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti.

Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë.

Lexo edhe:

Vangjush Dako rikthehet në burgun e Durrësit, ja sa kohë do të qëndrojë në qeli ish-kryebashkiaku

Bëri burg për Rozana Radin, pas lirimit përndjek juristen e “313”-ës, rikthehet në qeli

Masakra e Lushnjes

Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetën të vrarë në 11 tetor të vitit 2017, ndërsa dy persona të tjerë, Marjus Xhepexhiu, pronari i lokalit ku ndodheshin atë çast dy viktimat, si dhe një kalimtar i rastit, 66-vjeçari Bujar Turku, që po kalonte në atë moment me biçikletë, kanë mbetur të plagosur lehtë. Dy të rinjtë u ekzekutuan me breshëri automatiku në hyrje të lokalit.

Autori zbriti nga një automjet dhe në duar mbante një armë automatike, ndërsa në kokë kishte një maskë të zezë. Ai eci gati 20 metra, duke iu afruar dy të rinjve që qëndronin në kafene dhe menjëherë ka hapur zjarr me automatik. Ai ka lëshuar dy breshëri kallashnikovi, ndërkohë që ka lënë të vdekur në vend Jurgen Hoxhën dhe shokun e tij, Zamir Latifi. Më pas, ai është larguar shumë shpejt në drejtim të daljes së Lushnjës, drejt zonës së ish-Fabrikës së Plastmasit. Zamir Latifit i ishte bërë atentat edhe një herë tjetër, një vit para ekzekutimit.

Ai ishte shok me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, ndërkohë që Xhulio Shkurti mori një plumb në këmbë, ndërsa u plagos edhe Sajmo Xhelili. Xhelili dhe Shkurti kanë edhe lidhje familjare me njëri-tjetrin.

Dy vjet pas ngjarjes së rëndë, që u quajt edhe si “masakra e Lushnjës”, ndodhën edhe dy ekzekutime të tjera. Enver Boriçi ishte viktima e radhës e atentateve mafioze, i cili u vra në dhjetor të 2019, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë u ekzekutua edhe Besnik Hida, ky i fundit daja i 23-vjeçarit Zamir Latifi. Nga Policia u dyshua se vrasja e tij mund të kishte lidhje me vrasjen e Latifit, për të cilin daja i tij kërkonte të bënte drejtësi dhe të zbardhej ngjarja.

Etiketa: Burglaert haxhiuLushnjemasakraperjete

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vangjush Dako rikthehet në burgun e Durrësit, ja sa kohë do të qëndrojë në qeli ish-kryebashkiaku

18:00 : 21/09/2025
AKTUALITET

Bëri burg për Rozana Radin, pas lirimit përndjek juristen e “313”-ës, rikthehet në qeli

20:35 : 20/09/2025
AKTUALITET

Rrëmbimi dhe vrasja e Renis Dobrës/ Lihen në burg dy vëllezërit Bushgjokaj, dosja i kalon SPAK

19:26 : 20/09/2025
BOTA

Turisti rumun arrestohet gabimisht në Itali, bën 1 muaj burg për shkak të emrit të njëjtë me një kriminel

18:53 : 19/09/2025
AKTUALITET

Meta mbetet në burg/ Avokati: I janë shkelur të drejtat, betejën e vijojmë në Apelin e GJKKO

16:32 : 19/09/2025
AKTUALITET

Mori ryshfet për ti dhënë leje të burgosurit, arrest në shtëpi për Irakli Lekën

16:16 : 19/09/2025
Para

Komisionet Hetimore, GJK pranon kërkesën e grupit parlamentar të PD

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 22 shtator 2025

22:58 : 21/09/2025

“Në kujtim të Charlie Kirk”/ Berisha: Luftëtarët e fjalës së lirë, të pavdekshëm

22:40 : 21/09/2025

Microsoft prezanton qendrën më të fuqishme të të dhënave për AI

22:33 : 21/09/2025

Përleshje mes shqiptarëve dhe tunizianëve në Itali, dy të plagosur, një në gjendje kritike

22:18 : 21/09/2025

Pse Jori nuk poston me reperin italian? Modelja zbulon nëse lidhjes së tyre i erdhi fundi

22:05 : 21/09/2025

Portugalia njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës

21:56 : 21/09/2025

Izraeli shton sulmet në Libanin jugor, pesë të vde*ur

21:42 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com