• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Xhaçkës/ Rama mbron ish-ministren: Ne nuk na detyron dot Kushtetuesja!

18:20 : 24/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje ish-ministres Olta Xhaçkës pasi mazhoranca ka votuar kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e mandatit të deputetes socialiste, për konfliktin e interesit pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik.

Rama tha se Gjykata nuk dha vendim për heqjen e mandatit të Xhaçkës, duke bërë që vendimi i saj sipas tij, të ishte i pazbatueshëm.

“Nuk ka të bëjë votimi në parlament me personin. Ka të bëjë me faktin që siç e na e kanë thënë shumë ekspertë që ai vendim i Gjykatës Kushtetuese ishte praktikisht i pazbatueshëm sepse gjykata kushtetuese është rojtare e kushtetutës dhe ka të drejtën të ndërhyjë dhe të përcaktojë pozicionin në raport me kushtetutën të çdo nisme të kthyer në ligj që cenon kushtetutën. Por gjykata kushtetuese nuk e ka as detyrë as të drejtë e as mundësi që ti thotë parlamentit sesi duhet të veprojë për një rast apo një tjetër. Nuk ia thotë dot këtë sepse parlamenti është sovran. Nuk funksionon kështu, është kaq e thjeshtë kaq e qartë, nuk ka asnjë lidhje fare. Gjykata Kushtetuese e kishte aty çështjen, bëri një gjykim në themel të gjerë dhe të gjatë dhe nuk dha vendim për heqjen e mandatit. Nëse do kishte dhënë vendim do ishte e padiskutueshme. E kërkuan dhe nuk e dha. E kishte aty. Gjithë ky konfuzion ishte produkt i konfuzionit mes opozitave që çuan dy kërkesa. Ata janë në luftë kush është i vërteti dhe kush i gënjeshtërti. Ata janë të gjithë bashkë dhe kanë thënë ne jemi të gjithë të vërtetë. Fakti që janë në luftë tregon se janë të gjithë të gënjeshtërt”, tha Rama për Report tv.

Në mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave shpalli një vendimin për dhënien në përdorim të një zone bregdetare në Gjilekë të Himarës për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare. Në atë kohë, Olta Xhaçka mbante postin e ministres së Jashtme.

Sipas këtij vendimi, kompanisë ‘AGTTC Hotel Management’ i jepet leje e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Lexo edhe:

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

Shpallja si investitor strategjik nga Këshilli i Ministrave i bashkëshortit të Ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka në atë kohë, ngriti shqetësime për konflikt interesi.

Deputetë të Partisë Demokratike kërkuan në qershor të vitit 2022 heqjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçkës për përfitime antiligjore nëpërmjet statusit të investitorit strategjik dhënë bashkëshortit të saj. Kjo kërkesë erdhi pasi mazhoranca refuzoi ngritjen e një komisioni hetimor për investimet strategjike.

Më vonë, Gjykata kushtetuese i kërkoi Kuvendit të dërgonte në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës, por në qershor të 2023-it, anëtarët socialistë në Këshillin e Legjislacionit kërkuan që të rikthejnë në pikën zero diskutimin për këtë çështje duke propozuar rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.

Prej më shumë se një viti, kjo çështje rrinte në sirtarët e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, duke moszbatuar vendimin e Kushtetueses. Tashmë, edhe më keq, publikisht, jo vetëm Nikolla, por e gjithë mazhoranca në bllok, me urdhër të Ramës u kthyen në mburojë të mandatit të Olta Xhaçkës dhe nuk zbatojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.

Rasti është kthjellësisht i pastër dhe për precedentë të tillë Kushtetuesja i ka hequr më parë mandatin e deputetit, Ilir Beqes dhe Koço Kokëdhimës.

Për çështjen në fjalë, SPAK ka sekuestruar të gjithë sipërfaqen e tokës që i ishte falur ish-deputetit socialist Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, për të ndërtuar resort si investitor strategjik.

Gjithashtu, në burg për këtë çështje ndodhet dhe ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të shoqërisë private të zotëruar nga Artan Gaçi.

Etiketa: kushtetuesjaRamaxhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

Dosja “McGonigal”/ Berisha: Hetimi për Ramën në SHBA vazhdon, Altin Troplini nuk e shpëton dot

14:06 : 05/09/2025
Para

Spanjë - Operacion për goditjen e "kokave" të grupeve shqiptare të trafikimit të marijuanës

TË GJITHA

Zbardhen detajet, Nuredin Dumani probleme serioze me zemrën

20:22 : 06/09/2025

I penduari i SPAK, Nuredin Dumani dërgohet me urgjencë në QSUT

20:02 : 06/09/2025

“Zjarret po nxisin ndotjen e ajrit”/ OBM paralajmëron pasoja të rënda për shëndetin dhe mjedisin

19:55 : 06/09/2025

Ortaku i Çuçit, Eral Myftaraj gllabëron paratë publike prej vitesh

19:39 : 06/09/2025

Bashkia e Peqinit rrethon rrugën mijëravjeçare Egnatia me asfalt, kryebashkiaku s’pranon kritikat

19:28 : 06/09/2025

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025

Ekipi i Prof. Arben Ivanaj realizon për herë të parë në Shqipëri transplantin e palcës së kockave

18:48 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com