• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi: Banda 5D e Veliajt, e përfshirë dhe në aferën 60 mln euro të dherave te inceneratori

15:09 : 24/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka denoncuar këtë të mërkurë se drejtorët e Erion Veliajt në aferën “5D” janë të përfshirë edhe në aferën e dherave të inceneratorit të Tiranës.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi deklaroi se pikënisja e kësaj afere është data 15 tetor 2018, kur u nënshkrua marrëveshja midis Taulant Tushës, Ermal Kapllanajt, Evisjon Salkut dhe inceneratorit të Tiranës, teksa fatura deri më tani sipas tij ka shkuar mbi 60 milionë euro që kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve.

Këlliçi publikoi email-et e punonjëses Julia Muça, financiere e inceneratorëve me Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, në lidhje me rastin e kompanisë “Alesio sh.p.k.”, e cila ka qenë në pronësi të Anton alias Pashuk Gjinaj (Gjini) dhe tashmë është sekuestruar nga SPAK.

Në bazë të marrëveshjes së firmosur për depozitimin e dherave të gropave të kullave, tek inceneratori i Tiranës, kjo kompani duhet të paguante 2 milion euro, por fatura iu ul pas korrupsionit me dhënie apartamentesh, eskavatorësh  dhe marrëdhënie të tjera, të cilat sipas Këlliçit i mbetet SPAK-ut për t’i zbuluar.

Këlliçi deklaroi më tej se vetëm një kompani ka paguar për 1 vit e gjysëm shifrën e 2 milionë eurove për depozitimin e dherave, e gjitha kjo, sipas tij, pas presionit kriminal që Veliaj ushtroi mbi biznesin e ndërtimit.

Lexo edhe:

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

Ai i bëri thirrje SPAK-ut që të lërë drejtësinë me regji dhe të sekuestroni paratë e vjedhura nga “kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj”.

“Vetëm në 2 komunikime të miat, ju kam zbuluar mbi 2 milionë euro asete, për të cilat SPAK refuzon të veprojë. Në kallëzimin tim të dosjes 5D, ju kam treguar asetet e kësaj bande, e ju sërish refuzoni të veproni.” – u shpreh Këlliçi, teksa u bëri thirrje edhe qyetarëve për të dalë në protestë ditën e premte.

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, BELIND KËLLIÇI:

Siç u kemi shpjeguar me fakte të bëra publike prej kohësh tashmë, brenda mega aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës, ka një tjetër aferë sa korruptive, po aq dhe kriminale. Bëhet fjalë për aferën e dherave. Një faturë e cila deri më sot kalon shifrën e 60 milionë eurove. Para të cilat kanë dalë nga xhepat e shqiptarëve.

Besoj e mbani mend marrëveshjen e firmosur më datë 15 tetor 2018, midis Taulant Tushës, Ermal Kapllanajt, Evisjon Salkut dhe inceneratorit të Tiranës. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, përmes drejtorëve të bandës kriminale 5D, vuri në shërbim të biznesit të tij, të gjithë strukturën shtetërore. Kjo datë shënon dhe pikënisjen e kësaj afere.

Sot po bëjmë publik një e-mail të punonjëses Julia Muça, financiere e inceneratorëve. Ky e-mail i dërgohet Klodian Zotos dhe Stela Gugalles. E-maili mban datën 6 qershor, 2020. Ky e-mail flet për marrëdhëniet financiare me kompaninë Alesio sh.p.k., që siç dihet nga të gjithë, kjo kompani tashmë është e sekuestruar nga shteti me vendim të formës së prerë, për pastrim parash.

Pra pasi u firmos marrëveshja mes inceneratorit të Tiranës dhe drejtorëve të bandës 5D, vetëm 4 ditë më pas Alesio sh.p.k., firmos marrëveshjen me inceneratorin e Tiranës për depozitimin e dherave dhe inerteve, për gropat e kullave më të rëndësishme të Tiranës. Sipas këtij e-maili, kjo shoqëri kishte 2 milionë euro detyrime për të paguar nga të cilat, pas komunikimeve verbale, i zbriten 400 mijë euro detyrime për ETC-në, i zbriten 58 mijë euro për një apartament, të cilin SPAK as nuk e sheh dhe as merr mundin ta kërkojë (njëlloj si në rastin e 6 apartamenteve me Llanaj sh.p.k.), i zbriten 32 mijë euro për një eskavator të cilin le ta gjejë SPAK se kujt i përket, e në fund kompanisë i mbeten dhe 370 mijë euro për të paguar, të cilat sipas e-mailit, 145 mijë euro janë marrëdhënie kleringu me palë të tjera (pra ndonjë apartament tjetër në ndonjë kullë të Tiranës) dhe klering 190 mijë euro më një kompani shumë të preferuar nga Alesio sh.p.k., kompaninë Fortis sh.p.k.

Vetëm një kompani ka paguar për 1 vit e gjysëm shifrën e 2 milionë eurove për depozitimin e dherave, e gjitha kjo pas presionit kriminal që pronari faktik i inceneratorit të Tiranës ushtroi mbi biznesin e ndërtimit. Dhe sigurisht kur i përzgjedh shokët, i përzgjedh njëlloj si veten.

I bëj thirrje SPAK, se Shqipëria nuk ka nevojë për drejtësi me regji. Shqipëria ka nevojë që ju të ngriheni në lartësinë e detyrës tuaj, të shkëputeni një herë e mirë nga ky grup i strukturuar kriminal dhe të sekuestroni paratë e vjedhura nga kreu i bandës 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Vetëm në 2 komunikime të miat, ju kam zbuluar mbi 2 milionë euro asete, për të cilat SPAK refuzon të veprojë. Në kallëzimin tim të dosjes 5D, ju kam treguar asetet e kësaj bande, e ju sërish refuzoni të veproni.

Për të gjitha këto arsye, e për të mos harruar kurrë as vdekjen e Ardit Gjoklajt dhe as shembjen brutale të Teatrit Kombëtar, ftoj qytetarët e Tiranës, të mblidhemi në protestën e rradhës, përpara bashkisë më të korruptuar në Europë, ditën e premte, datë 26 prill, ora 11:00, për ta çliruar Tiranën nga një bandit si Erion Veliaj.

Etiketa: aferaAlesio shpkdheratemailErion VeliajErmal KapllanajEvisjon Salkuinceneratoretklodian zotoTaulant Tusha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Arbër Veliaj, njeriu i “punëve të pista” të Erionit, që çuditërisht u fal nga SPAK

12:24 : 15/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
AKTUALITET

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

17:30 : 09/08/2025
AKTUALITET

The Ekonomist: Bashkëpunëtorët e Ramës të përfshirë në skandale, imazhi i kryeministrit pëson goditje

17:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Nga kufizimi i lojës ping-pong tek ajrimi/ Zbardhen ankesat e Metës dhe Veliajt në burg

16:24 : 07/08/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Apeli shtyn për nesër dhënien e vendimit për masat e sigurisë

18:17 : 05/08/2025
Para

"Pse e urren kaq shumë Rozën?", Ja si përgjigjet Sara Gjordeni

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com