• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha: Do të dorëzoj në Kuvend dy amendamente në mbështetje të SPAK-ut

11:45 : 24/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se do të depozitojë së shpejti në Kuvend dy amendamente që do të jenë në mbështetje të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjatë një konference për mediat, Basha deklaroi se amendamenti i parë  ka të bëjë me dispozita ligjore të cilat ndihmojnë në fuqizimin strukturor të SPAK-ut.

Ndërsa amendamenti i dytë, sipas Bashës, ka të bëjë me ndryshimin e kodit të procedurës penale me qëllim mbushjen sipas standardeve europiane të vakumit ligjor në raport me ekzekutimin e vendimeve të huaja penale, si dhe kompetencat e GJKKO-së në lidhje me njohjen e vendimeve të huaja penale.

Basha deklaroi se këto amendamente që propozohen, kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK-ut, t’i rrisin ato me efekt të drejtpërdrejtë goditjen e korrupsionit qeveritar dhe krimit të organizuar.

“Duke nisur me zhvillimet e fundit, kanë të bëjnë me Raportin i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili konfirmoi atë që shqiptarët dinë dhe e prekin përditë, që korrupsioni është një ndër problemet madhore të kësaj qeverie, me lidhje të drejtpërdrejtë me krizën ekonomike, me pamundësitë, me koston e jetesës që janë disa prej efekteve negative të korrupsionit të kudogjendur të qeverisjes qëndrore dhe vendore për të cituar një pjesë të raportit. Ky korrupsion pra ushqehet përditë nga qeveria e Edi Ramës dhe nga të zgjedhurit e tij vendor, si në rastin e Bashkisë së Tiranës, nëpërmjet skemave që sa vijnë dhe sofistikohen. Sigurisht që në qendër të kësaj piramide qëndron vetëm një njeri, Edi Rama, sepse nuk mund të ketë një qeverisje kaq të korruptuar dhe në krye të jetë një Kryeministër i ndershëm.

Lexo edhe:

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Kjo e konfirmon luftën kundër korrupsionit, si prioritet kombëtar. Konfirmon prioritetin tonë në raport me zhvillimet politike por dhe me alternativën qeverisëse. Por konfirmon po kështu dhe drejtësinë e mbështetjes tonë për SPAK-un, për sistemin e drejtësisë, në veçasnti nga sulmet që i vijnë nga të pushtetshmit e qeverisë dhe të pushtetit vendor, të cilët padiskutim janë në një përpjekje të ethshme për të intimiduar, për të kontrolluar, për të asfiksuar çdo veprim të SPAK-ut, të BKH-së, të organeve të drejtësisë dhe vet këto institucione. Padiskutim në qoftë se nuk do të kishim Edi Ramën dhe këtë qeveri të korruptuar, nuk do të kishim këtë korrupsion galopant, nuk do të kishte nevojë që SPAK të ekzistonte. SPAK ka lindur si nevojë për të luftuar këtë nivel gjigand të korrupsionit dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë që shoqëron korrupsionin. Ndaj përsëris thirrjen për çdo faktor politik, por përmes medias sot edhe për faktorët e tjerë për të forcuar një front të përbashkët me të gjithë njerëzit e ndërshëm të këtij vendi që kërkojnë drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për veten dhe familjet e tyre.

Vlerësoj punën e jashtëzakonshme që po zhvillohet nga segmente të caktuara jo politike të otganizatave jo qeveritare dhe u bëj thirrje atyre si dhe donatorëve të huaj të mos reshtin për asnjë çast mbështetjen për përpjekjet anti korrupsion të medias, të organizatave jo qeveritare dhe natyrisht e mbi të gjitha të SPAK-ut. Siç paralajmërova para disa ditësh, Partia Demokratike ka bërë gati dhe do të dorëzojë në Parlamentin e Shqipërisë amendamente për të mbështetur SPAK-un në misionin që ka marrë përsipër.

Dy amendamente të propozuara kanë përfunduar pas një pune të kujdesshme dhe rigoroze të ekipit tonë juridik. I pari ka të bëjë me dispozita ligjore të cilat ndihmojnë në fuqizimin strukturor të SPAK-ut. Dhe amendamenti i dytë ka të bëjë me ndryshimin e kodit të procedurës penale me qëllim mbushjen sipas standardeve europiane të vakumit ligjor në raport me ekzekutimin e vendimeve të huaja penale, si dhe kompetencat e GJKKO-së në lidhje me njohjen e vendimeve të huaja penale. Të dyja këto amendamente që propozohen, kanë për qëllim të përmirësojnë kapacitetet e SPAK-ut, t’i rrisin ato me efekt të drejtpërdrejtë goditjen e korrupsionit qeveritar dhe krimit të organizuar dhe në këtë mënyrë për t’i shërbyer një qëllimi, do të thoja një prioriteti mbarëkombëtarë siç është lufta kundër korrupsionit.”-tha ai.

Etiketa: amendamentekuvendLulzim BashaSPAK-u

Lajme të lidhura

RAJONI

Partitë i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës

12:25 : 12/05/2025
RAJONI

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

13:15 : 10/05/2025
AKTUALITET

“11 Maji”/ Gara elektorale në Tiranë, qarku që vendos fatet e Kuvendit me 26% të ulëseve

12:20 : 09/05/2025
RAJONI

Dështon për herë të 13-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

10:40 : 09/05/2025
RAJONI

Ngërçi politik në Kosovë/ Presidentja do ftojë partitë politike në një takim për zhbllokimin e situatës

10:36 : 09/05/2025
RAJONI

As përpjekja e 12-të s’e zhbllokon ngërçin në Kuvendin e Kosovës

10:51 : 07/05/2025
Para

Aksidenti i djalit të Tom Doshi, merret në pyetje Drejtori i Policisë Lezhë, Alfred Elezi

TË GJITHA

Trump do të takohet të mërkurën me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa

22:02 : 13/05/2025

Skandal me Votën e Diasporës/ KQZ nxjerr 2902 zarfe të numëruara, nga 2896 zarfe në total

22:02 : 13/05/2025

Trump njofton fundin e sanksioneve ndaj Sirisë

21:54 : 13/05/2025

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

21:48 : 13/05/2025

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

21:44 : 13/05/2025

Alba largohet nga Ferma VIP

21:40 : 13/05/2025

Sugjerimi i Toni Kroos për Real Madrid: Transferoni këtë lojtar të Milanit

21:40 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com