• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lëvizja brenda lëvizjes

10:18 : 23/04/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo (ish-ministër e deputet)

Pesë vjet më parë një grup grash dinjitoze e kurajoze nismuan lëvizjen GUD (Gratë e Unazës për Dinjitet) brenda lëvizjes së banorëve të Astirit kundër “rrugës së florinjtë” me çmime të dhjetëfishuara, me kompani “fallco-amerikane” si dhe shëmbjeve arbitrare të banesave.

Ndërsa ato protestonin para Drejtorisë së Policisë Tiranë për lirimin e aktivistëve të arrestuar ambasadori BB, shef i Prezencës së OSBE-së, i cili rastësisht po kalonte aty u tregoi gishtin e mesit. I paprovokuar!

Në atë moment u ngjiz lëvizja GUD-i. Një ndër aksionet e saj ishte shfaqja me pankarta e thirrje “shame on you” (turp të kesh) në tetor 2019 gjatë një konference të OSBE (shih videon e fotot) me pjesëmarrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj organizate z. Gremminger në Hotel Sheraton Tiranë. Gremminger i kishte propozuar Këshillit të Përhershëm të OSBE-së shkarkimin e BB por ky i fundit kishte miq në ministrinë e vet dhe kërkesa nuk gjeti miratim të menjëhershëm. Gjithësesi BB pas pak muajsh u largua nga posti në Tiranë e u nxor në pension të parakohshëm.

 

1 nga 5
- +

Ky episod tashmë i harruar mu kujtua tek pashë këto ditë Erion Veliajn në një eveniment të organizuar nga bashkia. BB i OSBE duket si një engjëll po t’a krahasosh me kryetarin e bashkisë. BB vetëm një herë ofendoi dhe u detyrua të kërkojë ndjesë publike.

Lexo edhe:

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

Veliaj është autor i një liste të gjatë fyerjesh ndaj atyre që e kanë kundërshtuar dhe ndjesëkërkesa për të është shfaqje e huaj. Por kjo është pako gjë krahasuar me skandalin e bashkisë.

Veliaj është nën hetim me urdhër gjykate për vepra penale të cilat janë direkt nën përgjegjësinë e tij; jo vetëm kemi të provuar gjyqësisht një shkallëzim ekstrem të korrupsionit ku ofiqari nuk kënaqet me rryshfet por vjedh për vete 100% të fondit buxhetor duke kontraktuar kompaninë private të tij.

Drejtorët e Veliajt kanë zbuar me metoda mizore dhjetëra familje nga banesat me sebepin se janë të dëmtuara nga tërmeti e duhet të shemben edhe kur teknikisht nuk ishte rasti. Motivi real ishte se tenderin e rindërtimit e kishte marrë kompania private e tyre 5D. Policia bashkiake ka ushtruar rregullisht dhunë të tepruar fizike kundër fshatarëve që shesin fruta-perime vetëm e vetëm që kompania private e drejtorëve të merrte monopolin e këtij tregu në Tiranë.

Skandaloz por edhe domethënës është refuzimi antiligjor i Veliajt për të dhënë llogari në Këshillin Bashkiak edhe pse aty ai ka shumicën dhe këshilltarët socialistë sillen si bagëti pa ndërgjegje.

Prandaj ai e meriton si askush tjetër që në çdo eveniment publik të përballet me protestues që thërrasin “shame on you” dhe i tregojnë afishe ku ironikisht mbi fytyrën e tij bie shuplaka e Majftit të dikurshëm. Le t’ja bëjnë këtë edhe nëse Veliaj shfaqet me ndonjë ndërkombëtar. Kjo do të ishte mënyrë dinjitoze për t’u treguar vendin cinikëve me çfarëdo pashaporte. Mënyrë shumë më e mirë sesa kritika qaramane ndaj ambasadave që me të drejtë apelojnë kundër dhunës ekstreme.

 

 

Etiketa: Bashkia e TiranesErion Veliajgenc polloGUDprotesteskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mes debateve dhe protestave, Kuvendi miraton pr.ligjin për Barazinë Gjinore me votat e PS-së

22:29 : 06/11/2025
AKTUALITET

Rama kërkon të shuajë konceptin e familjes, shqiptarët thirrje Trumpit: Ndihmoje popullin tonë

20:44 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Dosja 5 Maji”/ SPAK nis rihetimin për shpërdorim detyre per Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

16:39 : 06/11/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca! Veliaj e paditi për shpifje, Aulon Kalaja: E prita në gjykatë, por s’erdhi!

15:54 : 06/11/2025
AKTUALITET

Kundër projektligjit të Barazisë Gjinore, tjetër protestë sot para Parlamentit

15:34 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Ka vetëm dy gjini”, protestë para Kuvendit kundër pr.ligjit për barazinë gjinore

10:12 : 06/11/2025
Para

"Askush nuk ka përfituar më shumë nga Rama sesa ai"/ Basha: Meta trillon për mua, i ka ardhur fundi

TË GJITHA

Anulohen qindra fluturime në SHBA, arsyeja

09:19 : 07/11/2025

Elita e Nju Jorkut shpërngulet në Florida pas fitores së Mamdanit

09:17 : 07/11/2025

Miratohet paga prej 1 trilionë dollarësh për Elon Musk te Tesla

09:07 : 07/11/2025

Struktura e punësimit/ Në 20 vjet Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim për profesionet e kualifikuara

09:06 : 07/11/2025

Maliqi: Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit dhe arrestimit

08:51 : 07/11/2025

Vrau dy vëllezërit në derë të shtëpisë së tyre, arrestohet dhëndri i familjes!

08:49 : 07/11/2025

SHBA zgjat sanksionet ndaj Iranit për një vit

08:46 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com