• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Gjermani, arrestohet ndihmësi i një eurodeputeti, dyshohet se spiunoi për Kinën

19:43 : 23/04/2024
në BOTA

Ndihmësi i një deputeti të Parlamentit Evropian të partisë ‘Alternativa për Gjermaninë'(AfD), një forcë e së të djathtës ekstreme u arrestua në Gjermani me dyshimin për spiunazh me pasoja të mëdha për llogari të Kinës.

Prokurorët, në një deklaratë të publikuar të martën, thanë se Jian G. akuzohet për dërgimin e informacionit në lidhje me diskutimet në organin ligjvënës të BE-së, tek inteligjenca kineze.

Në faqen e internetit e deputetit Maximilian Krah, kandidatit kryesor i AfD-së në zgjedhjet e qershorit për Parlamentin Evropian, shkruahet se Jian Guo është një nga ndihmësit e tij. Deputeti Krah tha se kishte mësuar për arrestimin e tij nga media dhe do të ndalonte së punuari me të, nëse akuzat vërtetoheshin.

Ankthi lidhur me dyshimet për spiunim nga Kina është rritur në të gjithë Evropën Perëndimore muajt e fundit.

Tre shtetas gjermanë u arrestuan të hënën nën dyshimet për spiunazh në lidhje me teknologjinë që shfrytëzohet për qëllime ushtarake.

Lexo edhe:

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

Në të njëjtën ditë, dy persona u akuzuan në Britani për spiunazh për Kinën, mes tyre një person se kishte punuar për një ligjvënës të njohur në Partinë Konservatore në pushtet.

Më 25 mars, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e akuzuan Pekinin për spiunazh kibernetik kundër miliona njerëzve, përfshirë ligjvënës, akademikë dhe gazetarë, si dhe kompani duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me industrinë e mbrojtjes.

Këshilltari, i cili jetonte në Bruksel dhe në qytetin gjerman të Dresdenit, spiunoi gjithashtu figurat e opozitës kineze në Gjermani, thanë prokurorët. Ai u arrestua në Dresden të hënën dhe banesat e tij u bastis.

“Ai akuzohet për një rast veçanërisht të rëndë se ka punuar për një shërbim sekret të huaj”, thuhet në deklaratë.

Para dy javësh, gazeta çeke ‘Denik Na’ dhe revista gjermane ‘Der Spiegel’ raportuan se një tjetër kandidat i AfD-së për zgjedhjet e Parlamentit Evropian, ligjvënësi gjerman Petr Bystron, kishte marrë para nga një faqe mediatike pro-ruse. AfD tha se zoti Bystron e mohoi akuzën.

Konstantin von Notz, i cili kryeson komisionin parlamentar që mbikëqyr shërbimet e inteligjencës gjermane, tha se këto nuk ishin raste individuale, por tha se ka një problem më të gjerë brenda partisë AfD.

“AfD është një parti diktaturash”, tha ai. “Ata nuk përpiqen të fshehin përbuzjen e tyre për demokracinë tonë dhe sundimin e ligjit. Kjo i bën politikanët e tyre të ndikohen lehtësisht nga Kina dhe Rusia.”

Një zëdhënës i AfD-së tha se arrestimi i së hënës ishte “shumë shqetësues” dhe u zotua se partia do të mbështeste hetimin.

RRITEN KËRCËNIMET KINEZE DHE RUSE

Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser tha se nëse akuzat vërtetoheshin, kjo do të trajtohet si “një sulm ndaj demokracisë evropiane nga brenda”, duke vënë në dukje se shërbimet gjermane të sigurisë kishin përforcuar përpjekjet kundër-spiunazhit për shkak të kërcënimeve hibride ruse dhe përgjimeve kineze.

Një vit më parë, deputeti i AfD-së Krah kishte hedhur poshtë akuzat se këshilltari i tij po lobonte për Kinën si shpifje kundër tij.

“Bëhet fjalë për një punonjës të lindur në Kinë”, shkroi ai në platformën e mediave sociale X. “Ai është shtetas gjerman, anëtar i AfD-së, ka studiuar në Dresden dhe flet rrjedhshëm gjermanisht dhe anglisht. Po përhapen shumë gënjeshtra.”

Ambasada kineze nuk iu përgjigj menjëherë të martën kërkesave për koment.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha në një konferencë se raportet për spiunazhin kinez në Evropë ishin të ekzagjeruara dhe ato bëhen me “qëllim për të diskredituar dhe shtypur Kinën”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz vizitoi Kinën javën e kaluar për të përmirësuar marrëdhëniet ekonomike me partnerin më të madh tregtar të Gjermanisë dhe për të diskutuar lidhur me mbështetjen e Kinës për Rusinë./VOA

Etiketa: eurodeputetiGjermanispiunim

Lajme të lidhura

BOTA

Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

08:32 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy motrat shqiptare (Emrat)

09:52 : 22/06/2026
BOTA

Polonia dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje dypalëshe për mbrojtjen

17:34 : 17/06/2026
BOTA

Alarmi në Gjermani, numri i vdekjeve tejkalon lindjet

19:18 : 16/06/2026
AKTUALITET

Projekti në Zvërnec/ Deputeti gjerman u bën thirrje institucioneve europiane të reagojnë – VIDEO

20:32 : 15/06/2026
AKTUALITET

‘Mos e shit vendin’, shqiptarët protestojnë në Gjermani kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

17:25 : 07/06/2026
Para

Çfarë i shqetëson ambasadorët në Tiranë

TË GJITHA

Sërish përplasje në Aeroportin e Vlorës! Punonjësit e “2A Group” bllokojnë hyrjen për “Mabco”

16:22 : 24/06/2026

Stuhia godet Elbasanin, rrebeshi krijon vështirësi në qarkullim/ VIDEO

16:08 : 24/06/2026

Debate dhe akuza në GJKKO, shtyhet seanca në themel për Metën dhe Kryemadhin

16:06 : 24/06/2026

DW: Dorëheqja e Starmer-it dhe siguria e Evropës

15:50 : 24/06/2026

Qershori mbyllet me të nxehtin afrikan, sinoptikania: Temperaturat, 6 gradë më të larta se normalja e muajit

15:45 : 24/06/2026

Shqipëria renditet ndër vendet me rezerva të ulëta të arit

15:38 : 24/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërheqim trupat nga Libani, pavarësisht kërkesave ndërkombëtare

15:36 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomGrandpashabetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom giriş