• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Komisioni për Dezinformimin/ PS dorëzon emrat e anëtarëve, për kryetar propozon Braçen

15:50 : 22/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend emrat e propozuar për anëtarë të saj në Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin.

Për kryetar të komisionit mazhoranca ka propozuar deputetin Erion Braçe, ndërsa për anëtarë janë propozuar emrat e Bledi Çuçit, Mimi Kodhelit, Pandeli Majkos, Enslemvera Zakes dhe Etilda Gjonajt.

Emrat e propozuar nga PS pritet të miratohen nga Kuvendi, pas propozimit të emrave edhe nga opozita.

Ngritja e këtij komisioni është propozuar nga grupi parlamentar i PS-së dhe është miratuar në mënyrë të njëanshme vetëm prej socialistëve në Kuvend.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, 6 anëtarë nga grupi i shumicës parlamentare dhe 5 anëtarë nga grupet e pakicës parlamentare dhe do të drejtohet nga përfaqësuesi i socialistëve si shumicë në parlament. Anëtarët e Komisionit do të përcaktohen me vendim Kuvendi.

Lexo edhe:

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 1-vjeçar nga data e miratimit të vendimit. Kuvendi mund të vendosë të zgjatë afatin e ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm sipas përcaktimeve në Rregulloren e Kuvendit.

Ky komision ka si synim të nxitë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një sërë formash, duke përfshirë fushat e dezinformimit nëpërmjet medieve tradicionale dhe atyre sociale për formëzimin e opinionit publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publikë dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.

Po ashtu, ka si qëllim dhe kryerjen e një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to.

Ngritja e këtij komisioni të posaçëm parlamentar është konsideruar si i panevojshëm nga ana e opozitës dhe si një ndërhyrje nga Qeveria për në lirinë e medias.

Po ashtu, shqetësim në lidhje me këtë komision ka ngritur dhe rrjeti i gazetarëve “SafeJournalist”, ku i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, lidhur me implikimet më të gjera që kjo nismë mund të ketë në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Qeverisja socialiste ka ndërmarrë një pafundësi nismash negative për lirinë e shprehjes. Deri më tani nuk ka ndonjë gjurmë që të sugjerojë ndonjë fushatë dizinformimi ruse, kineze apo tjetër, në Shqipëri. Vendi ynë ka popullsi kryesisht homogjene, pa ndonjë ndasi të tmerrshme sociale.

EMRAT E PROPOZUAR NGA PS:

Erion Braçe (kryetar komisioni)

Bledi Çuçi

Mimi Kodheli

Pandeli Majko

Enslemvera Zake

Etilda Gjonaj

Etiketa: dezinformimiemraterion bracekomisionikryetarps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025
AKTUALITET

Programi qeveritar miratohet pa debat! Mbyllet seanca, rregullorja ‘fluturon’ mbi kokën e Ramës

10:55 : 18/09/2025
AKTUALITET

‘Diella’ mori fjalën, PD përplaset në Kuvend me Ramën, ndërpritet seanca

10:24 : 18/09/2025
AKTUALITET

Firmosën pro shkarkimit, ironia e ish-deputetit socialist: Superekipi i Veliajt paska qenë tjetër gjë…

09:14 : 18/09/2025
AKTUALITET

Rama nuk i la drejtimin e asnjë komisioni/ Erion Braçe: Një listë e personalizuar dhe klienteliste

15:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku u bë ministër, komandohet kryetari i ri i Bashkisë së Cërrikut

15:38 : 17/09/2025
Para

Nga niveli i rrezatimit te stresi, ja pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës

TË GJITHA

“Diktatura vazhdon”, Paloka: E shpërndau sot ‘mreti’ Parlamentin!

12:32 : 18/09/2025

Përplasja/ Mandatet e kryeprokurorëve lokalë, KLP përfundon në gjykatë

12:31 : 18/09/2025

“Urdhra nga derrat udhëheqës për një Shqipëri pa shpresë”, Bardhi reagon pas mbylljes së seancës

12:18 : 18/09/2025

Antentatet në Shkodër, Ragip Gila dyshohet edhe për vrasjen e Kristjan Kolës

12:15 : 18/09/2025

BILD: Princ Dobroshi dënohet me 13 vite burg dhe 8 milionë euro gjobë

12:10 : 18/09/2025

Hodhën Rregulloren drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

11:56 : 18/09/2025

Nis gjyqi në GJKKO për Ilir Beqajn, ish-ministri: Nuk jam njoftuar për akuzën e re

11:56 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com