• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Dështimi i zgjedhjeve në Veri, Kosova: Përgjegjës Beogradi!

Nisma për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës dështoi pasi nuk u arrit numri i mjaftueshëm i votave pas bojkotimit nga serbët. Reagimet ndërkombëtare shprehen me zhgënjim për bojkotin.

10:18 : 22/04/2024
në RAJONI

Vetëm disa qindra qytetarë serbë, nga rreth 45 mijë me të drejtë vote, morën pjesë në referendumin në katë komunat në veri të Kosovës që për synim kishte largimin e kryetarëve shqiptarë. Por pas thirrjes së Listës Srpska për bojkot, serbët e veriut e bojkotuan pothuaj tërësisht referendumin dhe KQZ pas mbylljes së vendvotimeve e shpalli atë të dështuar. “Andaj konstatojmë se iniciativa qytetare për largimin e kryetarëve të komunave Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut ka dështuar”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Lista Srpska në muajin janar të këtij viti kishte marrë pjesë në mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e referendumit në Mitrovicë të Veriut, Zveҫan, Leposaviq dhe Zubin Potok, por vetëm disa ditë para referendumit të së dielës, ajo bëri thirrje për bojkot, thirrje kjo që u dëgjua nga serbët.

Mitrovica e Veriut, pamje nga rruga me flamuj serbë
Mitrovica e Veriu

Kosova bën përgjegjëse presionin e Beogradit për dështimin e votimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas dështimit të referendumit, tha se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktualë dhe t’i zgjedhin kryetarët e rinj, por qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. “Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiç shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, shkroi Presidentja në profilin e saj social. Presidentja Vjosa Osmani, shkroi më tej se “me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe masat kundër Kosovës të hiqen menjëherë”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “rezultatet e votimit për shkarkim ose jo të kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe, tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë”. “20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin, për të iniciuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20% por jo edhe 50%”, shkroi kryeministri.

Lexo edhe:

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

Reagime pas dështimit të votimeve në veri pati edhe nga SHBA. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehën keqardhje për vendimin e Listës Serbe dhe figurave tjera politike serbe në Kosovë, që nuk morën pjesë në procesin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës. “Përmes pjesëmarrjes në votim, serbët kanë mundur të avancojnë në demokraci efektive dhe përfaqësuese. Pjesëmarrja demokratike ndihmon që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullatave, të cilave u shërbejnë. Votimi është e drejtë kyçe në shoqëritë demokratike”, tha ambasada amerikane në reagimin e saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu

Lista Srpska përshëndet unitetin mes serbëve

Partia më e madhe e serbëve, Lista Srpska që e ka mbështetjen e Beogradit, tha pas mbylljes së vendvotimeve, “të dielën është treguar shkallë e lartë e unitetit të popullit serb”.”Më 21 prill është dëshmuar se nuk janë Lista Serbe dhe Serbia që po frikësojnë serbët, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, që kanë rezultuar me rrugë të zbrazëta në veri”,  thuhet në një komunikatë të Srpska-as.

Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, aktualisht udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të shkuar, zgjedhje këto të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe. Aktualisht është e paqartë se çfarë do të ndodhë pas dështimit të referendumit të datës 21 prill, meqë një i till, nuk mund të organizohet më para se të kenë kaluar 12 muaj të plotë./DW

Etiketa: beogradbojkotkosoveverizgjehdje

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
AKTUALITET

Shqipëria i përgjigjet Serbisë: Mos ngatërroni rolet e agresorëve me viktimën

10:58 : 07/10/2025
RAJONI

Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë!

09:20 : 06/10/2025
RAJONI

Osmani: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

16:46 : 04/10/2025
RAJONI

Analiza e REL/ A janë zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, rruga e vetme për daljen nga kriza?

18:23 : 02/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
Para

Protestuesit e arrestuar dalin para gjykatës: Policia na rrahu me rrip pantallonash

TË GJITHA

Berisha: Ky është Pelesh-parlamenti! Seanca u mbyll sapo denoncova Arubën

12:23 : 09/10/2025

Përfundon seanca plenare, Kuvendi kalon në votim pa debat rendin e ditës, raportet që u miratuan

12:18 : 09/10/2025

Gjyqtarët mblidhen pas vrasjes së Kalasë, propozohet grup pune për sigurinë në gjykata

12:11 : 09/10/2025

Deklarata “bombë” e Nokës: Policia e Shtetit shoqëroi me makina Suel Çelën te dentisti në Tiranë

12:02 : 09/10/2025

Këlliçi akuza Koçiut: Shkarkoi zv.ministrin pse piu duhan, por refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin e vrarë

11:56 : 09/10/2025

Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës në Parlament: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh!

11:47 : 09/10/2025

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com