• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata/ Rama do kërkojë mandatin e katërt si “spakist”

20:14 : 21/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Spakistëst” janë një racë relativisht e re në jetën publike. Pjesë e korit të tyre është edhe një pjesë e opozitës. Profili publik i spakistit është përqafuar nga një larmi personazhesh, që nuk janë janë domosdoshmërisht altoparlantët e zakonshëm të pushtetit të Edi Ramës. Por në radhët e spakistëve janë edhe ata.

Spakistët e pranojnë se pushteti i Edi Ramës qëndron falë korrupsionit dhe bashkëpunimit me bandat, por paradoksalisht besojnë se rrëzimi i tij do të vijë nga sistemi i drejtësisë që ka krijuar vetë. Spakistët janë opozitarë të pushtetit të Ramës, por paradoksalisht shohin se si gjërat po përmirësohen.

Nëse një spakisti i thua se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar, ai kundërshton dhe thotë se gjërat po përmirësohen. Paradoksalisht, spakisti pranon korrupsionin endemik të shumicës që po qeveris vendin dhe që është përgjegjëse për largimin e qindra mijëra qytetarëve jashtë vendit.

Ndarja e spakistëve me qeverinë është parimore. Ndarja me opozitën është më e komplikuar.

Për “spakistët” ndryshimi i pushtetit është i kondicionuar me ruajtjen e sistemit të ri të drejtësisë. Spakistët refuzojnë të pranojnë se drejtësia e re është një projekt i kontrolluar nga socialistët, edhe pse Rama po bën çmos që projekti të vazhdojë punën.

Lexo edhe:

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

Idhulli i tyre është Altin Dumani. Rreth prokurorit qarkullojnë mjaftueshëm legjenda, që sillen si prova të një ndryshimi të madh që po vjen. Thonë se ka refuzuar takimet private me Edi Ramën. Tregojnë për një zemërim që nxjerrë kokë sa herë një pushtetar tenton t’i devijojë hetimet apo sa herë një vartës jep shenja sabotimi. Përshkruhet pra Dumani si bartës i një mesazhi konspirativ, që e ka gjenezën tek aktorë akoma më të mëdhenj anglishtfolës dhe që kanë marrë angazhim të pastrojnë politikën shqiptare, por edhe kulturën e korrupsionit që ka sunduar në këto 30 vjet.

Spakistët refuzojnë të thellohen në izolimin e Sali Berishës pa akuzë. Po ashtu, kanë një justfikim për vijat e kuqe që prokurorët e SPAK respektojnë kokëulur sa herë hetimet i çojnë drejt korrupsionit në krye të qeverisjes.

Ky zigzag i spakistëve në zonën gri mes pushtetit dhe opozitës, është shtrati që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për ofertën e një mandati të katërt.

Në përpjekjen e radhës për të bërë politikë me një intervistë, Rama zbuloi planet për t’u shndërruar edhe ai në një spakist në fushatën e zgjedhjeve të 2025. I “intervistuari”, ish-kandidati i PD-së në Lezhë, Mark Marku e pyeti se çfarë do t’i ofrojë shqiptarëve në këmbim të votës dhe Rama u shpreh:

“Unë besoj që ne i kemi dhënë një gjë shumë të madhe këtij vendi, besoj mundësi që nuk e ka pasur më përpara, që të ketë një drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe kjo është dhe arsyeja që për herë të parë ne kemi një drejtësi e cila vepron e pavarur nga pushteti politik. Se kemi pasur ministra të pushkatuar dhe më përpara dhe kanë qenë vullnet politik dhe drejtësia ka qenë pushka për t’i vrarë. Kemi një moment shumë të rëndësishëm ndryshimi që sa është inkurajues aq është dhe fraxhil dhe garantimi i pathyeshmërisë së këtij procesi për mua është i domosdoshëm” u përgjigj Rama.

Nga definimi i përciptë që u bë më lart për “spakistët”, kuptohet se Rama po përgatitet ta vjedhë rrëfenjën e tyre për ta përdorur në fushatë. Luftë ndaj korrupsionit? Po! Por pa e cënuar sistemin që e mban atë mbi krye.

Teoria, e imponuar studio më studio, ka ngjitur kafe më kafe. Së shpejti do të jetë mantra e Rilindjes për mandatin e katërt. Të paprekur nga prokurorët e SPAK, të ndihmuar edhe nga heshtja e tyre, rilindasit do t’ua vjedhin meritat për t’u kamufluar si spakistë.

Por a mund të jetë krenar për luftën kundër korrupsionit, njeriu që ka emëruar të korruptuarit? A mund të bindë për luftën ndaj korrupsionit politikani që ka promovuar të korruptuarit në postet kyçe shtetërore?

Këtë pikëpyetje i ka vënë në dukje edhe Mark Marku gjatë bisedës me kryeministrin Edi Rama. Në përgjigjen që i dha Ramës ai kujtoi se në këtë ekuacion Partia Socialiste qëndron si prodhuese e korrupsionit, duke e ndarë atë nga drejtësia që “bluan” të korruptuarit.

“Problemi është që ju të mos… pra si strukturë qeverisje duhet të bëni që jo që të prodhoni shumë të korruptuar që drejtësia të funksionojë, pra nuk duhet t’i siguroni mos të jetë, mos të jetë drejtësia një fabrikë që bluan të korruptuarit por që vetë struktura, sistemi i qeverisjes e tjerë e tjerë, të funksionojë që të pakësojnë në maksimum” u shpreh Marku.

Për Ramën kjo është thjesht një çështje këndvështrimi, që riparohet përmes zgjedhjes së duhur të fjalëve. Gjysmën e punës e ka kryer; ka krijuar spakistin, njeriun e ri që beson se gjërat nuk janë mirë, por po shkojnë në drejtimin e duhur./Lapsi.al

Etiketa: ALTIN DUMANIEdi Ramakorrupsionspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Në vitet 2008-2009 u dënuan 630 persona për korrupsion, sot janë 3 herë më pak

14:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

13:49 : 29/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Dosjet kriminale në SPAK mbyllen me ryshfete

13:42 : 29/10/2025
Para

Maqedonia e Veriut në prag të zgjedhjeve presidenciale

TË GJITHA

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025

I vetëm “kundër të gjithëve”/ Si i humbi Kurti aleatët dhe dështoi ta bënte qeverinë

19:14 : 29/10/2025

Katari: Hamasi dhe Izraeli të vendosur të ruajnë armëpushimin në Gaza

19:13 : 29/10/2025

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

18:49 : 29/10/2025

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com