• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB

09:55 : 19/04/2024
në Lajmet e Dites

Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palestinez, duke i vënë veton një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit për anëtarësim me të drejta të plota të Autoritetit Palestinez në organin e lartë botëror.

Shtetet e Bashkuara thonë se një shtet i pavarur palestinez duhet të krijohet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez dhe jo përmes veprimit të OKB-së.

Uashingtoni i vuri veton projektrezolutës, e cila i kërkonte Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh që “Shteti i Palestinës të pranohej si anëtar në Kombet e Bashkuara”. Britania dhe Zvicra abstenuan, ndërsa 12 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të projektrezolutës.

Territoriet palestineze janë aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar, një njohje de fakto e shtetësisë që u dha nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012. Por kërkesa për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i OKB-së duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit dhe më pas të paktën nga dy të tretat e vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme.

Lexo edhe:

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

Përpjekja palestineze për anëtarësim të plotë në OKB vjen gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe ndërsa Izraeli po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor.

“Përshkallëzimet e fundit e bëjnë edhe më të rëndësishme mbështetjen e përpjekjeve me besim të mirë për të gjetur paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe një shteti palestinez plotësisht të pavarur dhe sovran”, i tha Këshillit të Sigurimit më herët të enjten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

“Mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje me dy shtete do të rrisë paqëndrueshmërinë dhe rrezikun për qindra miliona njerëz në të gjithë rajonin, të cilët do të vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës”, tha ai.

Rreth 34 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, të dhëna këto të pakonfirmuara nga burime të pavarura. Ato gjithashtu thonë se shumica e 2.3 milionë banorëve janë zhvendosur dhe se pjesa më e madhe e Gazës është shkatërruar.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng. Izraeli thotë se rreth 130 vetë vazhdojnë të mbahen peng, por një e katërta e tyre kanë të vdekur. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera vende./VOA

Etiketa: OKBpalestineSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

17:48 : 22/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
BOTA

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

15:42 : 22/10/2025
BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
BOTA

Një plan paqeje pa dorëzim territori te Rusia, Ukraina dhe BE përgatisin propozimin për Trump

12:16 : 22/10/2025
AKTUALITET

Trafikuan 25 persona drejt SHBA, SPAK mbyll hetimet dhe çon në gjyq 5 anëtarë të një grupi kriminal

10:04 : 22/10/2025
Para

Vetingu/ Shkarkohet gjyqtari Agron Zhukri, probleme me 930 mijë euro pasuri

TË GJITHA

Horoskopi, 23 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 22/10/2025

Rasti i Ervis Martinajt, Karamuço: Nuk ka asnjë provë që ka vdekur

22:51 : 22/10/2025

“Vija e kuqe” nga Lalzi në Rodon, si u grabitën pronat e banorëve

22:43 : 22/10/2025

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025

Kush e vrau gjyqtarin Skerdilajd Konomi? Ja çfarë zbulohet në dosjen e tjetërsimeve të tokave në Lalz

22:15 : 22/10/2025

I bënë atentat në Romë, gazetari Rai-t: Nuk ka elementë që lidhen me mafian shqiptare

22:08 : 22/10/2025

Investigimi për qendrat e emigrantëve në Gjadër, Gazetari i Rai-t: Më kërcënuan nga karteli Sinaloa

21:58 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com