• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A ka lidhje Bashkia në këtë skenar? Tirana: Po tentohet tjetërsimi i aseteve të klubit

22:41 : 19/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE, SPORT

Ditën e sotme në media u publikua lajmi se aksionet e klubit të Tiranës që janë në pronësi të Refik Halilit, janë zyrtarisht në shitje dhe brenda pak ditësh, mbyllet ankandi që do të dekretojë pronarin e ri të Tiranës me 66% të aksioneve.

Media që publikoi lajmin raportonte më tej se një zyrë përmbarimore ka bllokuar aksionet e familjes Halili në klub për shkak detyrimesh ndaj palëve të treta dhe tashmë i kanë nxjerr zyrtarisht në shitje ato, me ankandin që mbyllet më datë 22 prill, pra në mesjavën e ardhshme.

Por, pas këtij lajmi, ka ardhur një reagim nga Presidenca e klubit të futbollit të Tiranës, ku sipas saj, gjithçka është një dezinformim të qëllimshëm.

KF Tirana hedh akuza se ky dezinformim është pjesë e një skenari të qëllimshëm, totalisht spekulativ dhe me prapavijë dashakeqe dhe komploti, për të synuar tjetërsimin e aseteve të klubit.

“Klubi i Futbollit Tirana, nëpërmjet këtij reagimi, kërkon të sqarojë opinionin publik për një dezinformim të qëllimshëm, që është përhapur në media, për sa i përket falimentit të klubit! Ky lajm, është pjesë e një skenari të qëllimshëm, totalisht spekulativ dhe me prapavijë dashakeqe dhe komploti, për të synuar tjetërsimin e aseteve të KFT.

Lexo edhe:

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

Ju bëjmë me dije se ekipi ligjor dhe stafi i klubit, është në dijeni të plotë të këtij skenari dhe ka marrë të gjitha masat, për ta bllokuar dhe denoncuar në të gjitha instancat ligjzbatuese përfshirë dhe hapat ligjorë te ndjekjes penale. Njëkohësisht, klubi thekson se këto janë çështje të cilat synojnë të dëmtojnë imazhin e Klubit më të suksesshëm në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar se nuk ka asnjë problem likuiditeti. Asnjë veprim abuziv dhe asnjë person, kushdo qoftë ai, nuk do mund të arrijë të realizojë skenarë që dëmtojnë interesat e Klubit të Futbollit të Tiranës si në aspektin administrativ, ashtu dhe në atë sportiv.

Sigurojmë të gjithë dashamirësit, tifozët, bashkëpunëtorët dhe partnerët, se Klubi i Futbollit Tirana, do të vazhdojë rrugëtimin e tij, për të arritur objektivat sportivë dhe se asgjë dhe askush, nuk mund dhe nuk do të cënojë ekzistencën, mbarëvajtjen apo edhe funksionimin e klubit.” – thuhet në reagimin e klubit KF Tirana.

Por, i kujt është ky qëllim dhe a është e përfshirë Bashkia e Tiranës, e drejtuar prej Erion Veliajt në këtë skenar?

Po ditën e sotme, një prej personave pranë Erion Veliajt, Eduard Prodani reagoi në rrjetet sociale, ku propozonte që ky 66% i aksioneve që i përkasin Refik Halilit, t’i kalonin Bashkisë së Tiranës, e cila është bashkëpronare në klub, dhe më pas kjo e fundit t’i nxirrte në ankand dhe t’i shiste 100% të aksioneve.

“Bej thirrje qe aksionet e KF “Tirana”, ne respekt te historise se Tiranes, futbollit shqiptar, transparencies dhe interesit publik, duhet t’i oftohen bashkeaksionerit te shoqerise KF “Tirana” sha qe eshte Bashkia Tirane. Ne kete menyre, pas marrjes se aksioneve, ne zbatim te ligjit dhe per te miren e futbollit, Bashkia mund te te beje shitjen e 100% te aksioneve ne nje ankand kesaj rradhe me kritere perzgjedhjeje te studjuara ne menyre te tille qe te garantojne freskimin e futbollit tone me sipermarres sportive te dedikuar me integritetin e nevojshem, kapacitetet dhe financa transparente.” – shkruante Prodani në reagimin e tij, që më pas u shpërnda nga mediat që mbështesin Erion Veliajn.

A qëndron në mes stadiumi “Selman Stërmasi” për kulla?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka përsëritur disa herë se stadiumi “Selman Stërmasi” do të marrë të njëjtën udhë si ish-stadiumi “Qemal Stafa”, sot “Air Albania”, për të sjellë rreth tij kulla dhe shërbime të tjera, si biznese, hoteleri apo edhe ambiente të tjera.

Stadiumi “Selman Stërmasi” është lënë të degradohet në gjendje të mjerueshme dhe prej kohësh është bërë i papërdorshëm, ku sot aty nuk luan askush, edhe pse është një stadium në mes të kryeqytetit. Stadiumi duket se është në fund të jetës së tij dhe i ka ardhur radha për kulla.

Për momentin stadiumi është pronë e Bashkisë së Tiranës dhe është në përdorim nga KF Tirana, edhe pse nuk luan askush aty.

Në media kanë qarkulluar më herët lajme se që plani për stadiumin me kulla të vihet në zbatim, Bashkia e Tiranës mendon që të shesë ato 34% të aksioneve që ka tek KF Tirana. Kjo do të sillte edhe ndryshimin e aksioneve tek KF Tirana.

Edhe pse 34% të aksioneve në klub, shpesh herë Bashkia e Tiranës është akuzuar se prej vitesh nuk ka dhënë asnjë lekë tek klubi i futbollit të Tiranës.

Mos ndoshta kur Presidenca e KF Tirana, citon fjalët “për të synuar tjetërsimin e aseteve”, e ka fjalën për stadiumin? Kjo mbetet për t’u parë dhe nëse a ka nisur një “luftë” për kullat e “Selman Stërmasit”.

 

Etiketa: asetetbashkia tiraneErion Veliajklubikullarefik haliliselman stermasistadiumi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama i vë vizën Veliajt: Manastirliu kandidatja e PS për Tiranën kurdo që të mbahen zgjedhjet

11:34 : 15/11/2025
AKTUALITET

Rama vazhdon talljen me Veliajn: Do e shkarkoja prap…

21:50 : 13/11/2025
AKTUALITET

Rama pranon se do të jetë “de facto” kryebashkiak i Tiranës

17:22 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kalaja/ Jam duke pritur të vijë Erion Veliaj

14:03 : 12/11/2025
AKTUALITET

Veliaj i kërkon leje SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve të takohet me monitoruesit e KE

11:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

Zbardhen 16 leje/ Kulla 67 kate në Tiranë dhe 20 kate në bregdet, ja “top” kompanitë ndërtuese

08:21 : 12/11/2025
Para

Kthjellime e reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e premte

TË GJITHA

Braktisja e kutive të votimit/ Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektim

14:42 : 16/11/2025

Kosova pas vendeve afrikane! 25% e popullsisë në varfëri ekstreme

14:23 : 16/11/2025

Humb jetën 48 vjeçarja në Korçë, i biri akuza mjekëve: Na larguan nga spitali…

14:10 : 16/11/2025

Vdekja e shqiptarit në Itali/ Kush është autori i dyshuar! Gjykata e lë në arrest shtëpie

13:57 : 16/11/2025
Ambjentet e salles se re operatore dhe inkubatore per neonatologjine, ne Spitalin Maternitetin “Mbreteresha Geraldine”./r/n/r/nThe new hall operators and incubator for neonatologija, at Maternity Hospital "Queen Geraldine".

Më shumë vdekje se lindje/ Raporti i INSTAT për popullsinë! Ja qarqet me bilanc negativ

13:31 : 16/11/2025

Gjetja e 10 detonatorëve, Kosova akuza Serbisë për sulm terrorist

13:21 : 16/11/2025

Pako me kanabis përmes portit, arrestohet marinari i tragetit Durrës- Ankona

13:09 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com