• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Më solli patronazhistë”/ Akuzat e rënda të Metës për Dumanin kërkojnë përgjigje

12:34 : 17/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë mediatike të martën, lëshoi një seri kritikash dhe të paktën dy akuza të drejtëpërdrejta ndaj drejtuesit të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani.

Ai deklaroi se Dumani ka nisur hetim ndaj tij në vitin 2019, “pas takimit që ka zhvilluar me Charles Mc Gonigal” dhe së dyti se, “më ka dërguar patronazhistë për të përcjellë mesazhin që të gjej ndonjë mik jashtë vendit e të largohem si Arben Ahmetaj, për t’i shpëtuar arrestimit”.

Ai i përsëriti sërish akuzat në një takim mediatik këtë të mërkurë, duke shtuar sasinë e kritikave ndaj Dumanit, të cilit iu drejtua se “nuk je prokuror i Amerikanëve, siç pretendon, por je prokuror i Ëngjëll Agaçit”, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, i njohur edhe si “eminenca gri e kryeministrit Edi Rama”

“Pse legen si puna jote jam unë, gjurmon vjehrrën time të marrësh peng familjen time, mendon se do marrësh peng Partinë e Lirisë që t’ia çoj atij tarallakut”, u shpreh Meta, duke iu drejtuar kreut të SPAK-ut.

Lexo edhe:

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

Ish-Presidenti Ilir Meta është nën hetim prej katër vitesh, për të paktën tre çështje, referuar atyre që janë raportuar mediatikisht; çështja “CEZ-DIA”, “lobimi në Shtetet e Bashkuara” dhe “vjedhje e Thesarit të Krrabës” në vitin 2001.

Pas akuzave publike të Metës, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, reagoi, duke mohuar takimin me Charles McGonigal, ish-kryeagjentin e FBI-së së Nju Jorkut, i cili u dënua për pagesa të paligjshme nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, me dyshimet se ka ndikuar për të goditur opozitën në Shqipëri.

“Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka është thënë në media, është në vazhdën e akuzave të vazhdueshme, te pabaza që bëhen për institucion që unë drejtoj. Nuk ka pasur asnjë arsye për të takuar McGonigal, as nuk e kam njohur kurrë dhe emrin ia kam dëgjuar pas publikimeve ne mediat shqiptare”, citohet të ketë thënë Dumani për median.

Por, krahas këtij reagimit për “takimi me McGonigal”, drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, nuk i është përgjigjur akuzës tjetër të drejtëpërdrejtë të Ilir Metës për “përcjelljen e mesazhit për t’u arratisur, nëpërmjet një patronazhisti”.

Patronazhistët janë një “armatë” politike e Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, të shpërndarë në çdo lagje e pallat dhe monitorojnë bindjet politike të qytetarëve.

Ata janë njerëz “të besuar” të Partisë, por, mesa duket, përdoren edhe nga strukturat e drejtësisë së re për të përcjellë “mesazhe”.

Sipas “mesazhit” të pretenduar nga Meta, “patronazhisti i ka përcjellë mesazhin sugjerues që të largohet si Arben Ahmetaj”.

Ish-zv.kryeministri dhe deputeti Ahmetaj u largua nga Shqipëria rreth 10 ditë para se SPAK-u të kërkonte në Parlament autorizimin për arrestimin e tij, në kuadër të hetimeve për aferën e inceneratorëve.

Për lëvizjen (arratisjen) e Arben Ahmetaj, pati dyshime publike se ai ishte njoftuar paraprakisht për masën e pritshme të arrestit. Dyshimet kryesore rëndonin mbi prokurorin e çështjes në SPAK e oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët ndiqnin hetimet për ish-numrin dy të qeverisë. Natyrisht, edhe për këdo tjetër që kishte informacion të dorës së parë Brenda atij institucioni.

Por, nga SPAK-u nuk pati asnjë hetim për “nxjerrje sekreti” e “dekonspirim hetimesh”. (SPAK ka hetuar vetëm gazetarin Elton Qyno për nxjerrje sekreti për një çështje tjetër).

Arben Ahmetaj u arratis. Tanimë, Meta pretendon se “Dumani i ka dërguar patronazhist që edhe ai (Meta) të ndjekë rrugën e Ahmetajt për t’i shpëtuar prangave”.

Akuza është shumë e rëndë dhe konkrete. Ndryshe nga akuza për “takimin Dumani-McGonigal”, të cilin mund ta ketë me informacione, për akuzën e dytë të “patronazhistit”, Meta duket se është më konkretë, pasi bëhet fjalë për persona konkretë që e kanë takuar dhe përcjellë “mesazhin”.

Akuzë e Metës tregon se, më së paku, vetë kreu i SPAK-ut dekonspiron hetimet e tij dhe të strukturës së tij.

Deri më tani, publiku është njohur vetëm me akuzën e Metës. Por ende nuk ka një përgjigje sqaruese nga Altin Dumani.

Është e qartë se detyra e tij kryesore është procesi hetimore e drejtimi i SPAK-ut dhe jo reagimi për çdo akuzë publike që bëhet ndaj tij dhe strukturës që drejton.

Ai zgjedh që të reagojë për ato çështje që i vlerëson se duhet reaguar. Dumani zgjodhi të reagojë për një takim të pretenduar me McGonigalin që, edhe nëse do të ishte zhvilluar, thjesht dhe vetëm takimi, nuk e ngarkonte me ndonjë përgjegjësi ligjore.

Ndërkohë, Altin Dumani ka zgjedhur të hesht për akuzën më konkrete dhe më të drejtëpërdrejtë të Metës, për “mesazhet me patronazhistë”.

Ai ka zgjedhur të hesht, por publiku ka nevojë për përgjigje.

Etiketa: Akuzat e rëndaALTIN DUMANIIlir MetaPartia e Lirisepatronazhisteshantazh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025
AKTUALITET

Debati “i fortë” zbulon banalitetin e KLP-së në shkarkimin e drejtueses së BKH, Aida Hajnaj

16:23 : 03/09/2025
AKTUALITET

Avokati i Metës: E dyshimtë, e prisnim që të ishte Irena Gjoka! Ne s’do ta pranojmë, të dorëhiqet vetë

10:51 : 03/09/2025
AKTUALITET

Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë për dosjen e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

10:04 : 03/09/2025
AKTUALITET

Meta kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, ja kur do të mbahet seanca në Apel

11:24 : 02/09/2025
AKTUALITET

Berisha paraqitet në SPAK: Altin Troplini, avokati kryesor i karteleve qeveritare të drogës!

10:25 : 01/09/2025
Para

Akuzat e Metës ndaj SPAK, Prokurori i Përgjithshëm: KLP e ka dhënë përgjigjen

TË GJITHA

Bilanci i zjarrit në Skënderbegas të Gramshit: 68 banesa të dëmtuara dhe qindra bagëti të ngordhura

10:29 : 06/09/2025

Urdhri i ri i Trumpit: Shtetet që i ndalojnë padrejtësisht amerikanët janë sponsore të terrorizmit

10:15 : 06/09/2025

Qëlloi me a*më gjahu pas një konflikti në Hamallaj, arrestohet 27-vjeçari/EMRI

09:55 : 06/09/2025

Kush e ‘kërcënon’ Serbinë dhe ku furnizohet me armë?

09:41 : 06/09/2025

Pë*dhunoi një 18-vjeçare italiane në plazh, arrestohet 26-vjeçari në Durrës

09:11 : 06/09/2025

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com