• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ledio Beqja karikon Teutën: Kemi gabuar shumë, vetëm fitore me Vllazninë

16:30 : 17/04/2024
në SPORT

Lexo edhe:

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

Ndryshon axhenda, Tirana largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Teutën

Ajo fitore 0-1 me Skënderbeun javën e fundit e ka ngrohur shumë atmosferën te Teuta, që tani e ka kthyer gjithë vëmendjen te sfida e radhës me Vllazninë.

Mesfushori Ledio Beqja, në një intervistë për “Panorama Sport” shprehet se skuadra ka rifituar qetësinë, por thekson gjithashtu se të gjitha ndeshjet duhet të vlerësohen drejt për të mos bërë hapa falsë.

Ai e ka të qartë se kundër Vllaznisë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por Teuta duhet të dalë me fitore nga stadiumi “Niko Dovana”.

Ledio, si do ta komentonit atë fitore tepër të rëndësishme në Korçë?

Më pëlqeu mënyra e lojës, dominimi me rastet e krijuara. Pjesa e parë ishte shumë stresuese, për shkak se patëm gjithë ato raste që i humbëm, por arritëm të shënonim golin që na dha tri pikët. Skuadra luajti mirë, megjithatë duhet të kemi kujdes. Kundërshtari na vjen një herë apo dy herë te porta dhe na rrezikon, këtu duhet të përmirësohemi. Besoj se Teuta do të shprehet mirë në këto ndeshje të mbetura.

Vllaznia është kundërshtari i radhës. Çfarë Teute mund të presim në këtë sfidë?

Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, për vetë pozitat e ekipeve në klasifikim. Vllaznia kërkon të rikuperojnë pikët që ka lënë në ndeshjet e fundit, ndërsa ne do të hyjmë në fushë për të bërë atë që kemi bërë deri tani. Kërkojmë maksimumin që të ngjitemi sa më lart në renditje.

Si e parashikoni rezultatin, a do të kënaqeshit me një barazim në këtë ndeshje?

Vërtet është ndeshje e vështirë, Vllaznia ka një ekip me kualitete. Gjithsesi, ne jemi mjaft të përqendruar dhe duke dhënë maksimumin në fushë, jam i bindur se Teuta do të vijojë me rezultat pozitiv. Çdo ndeshje është histori më vete, prandaj dhe futbolli është i bukur. Fitorja është thelbësore gjithmonë dhe do ta kërkojmë me të gjitha mundësitë tona. Përballë një ekipi pretendent për titullin kampion do të bëjmë më të mirën për të fituar.

Gara sa vjen dhe ashpërsohet, ndërsa Teuta për momentin është në zonën e “play-out”-it…

Ka akoma ndeshje dhe kundërshtarët janë seriozë të gjithë. Kemi edhe duelet me rivalët direkt, por më gëzon fakti se forma jonë është në rritje, kjo është e rëndësishme. Kemi gabuar shumë, por me kualitetin që kemi do t’ia dalim. Në disa situata na ka munguar edhe fati, që futbolli ndonjëherë ta merr dhe pastaj ta kthen. Ndeshjet e mbetura i shohim si finale, pasi lufta për mbijetesë është shumë e ashpër. Duhet të jemi gjithmonë me “këmbë në tokë”.

 

Etiketa: Ledio Beqjateuta

Lajme të lidhura

SPORT

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025
SPORT

Ndryshon axhenda, Tirana largohet nga “Selman Stërmasi” për ndeshjen me Teutën

16:41 : 15/10/2025
SPORT

Një autogol i jep fitoren Teutës përballë Bylisit dhe e mban mes pretendentëve

19:22 : 05/10/2025
SPORT

Elbasani zhgënjen në shtëpi, ndalet në barazim me Teutën, të dy ekipet ende pa humbje

21:14 : 27/09/2025
SPORT

Teuta triumfon në “Niko Dovana”, durrsakët i shkaktojnë Dinamos humbjen e dytë radhazi

17:18 : 17/09/2025
SPORT

Elbasani mposht Dinamon dhe merr kreun e renditjes, Vora “i prish festën” Teutës

21:13 : 14/09/2025
Para

Aktiviteti vijon prej 5 vitesh/ Piramida fiskale e indianëve Sandesara në Tiranë

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com