• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e bujqësisë dhe industrisë rrezikon 54% të të punësuarve në Shqipëri

08:06 : 16/04/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Industria dhe bujqësia janë dy sektorët që kanë shënuar ecurinë më negative gjatë vitit që sapo lamë pas. INSTAT raporti në të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto se industria në total ra me 0.69% në vitin 2023, në raport me 2022, ndërsa vetëm industria përpunuese u tkurr me 6.12%, më e forta që nga 2012-a.

Sektori i industrisë, që po lulëzonte deri në mes të vitit 2022, përmbysi arritjet e një dekade nga zhvlerësimi i euros dhe rënia e kërkesës nga jashtë pas luftës në Ukrainë.

Në territor negativ, për herë të parë që nga viti 1997, ishte dhe bujqësia, që u tkurr me 0.68%. Në 10 vitet e fundit, bujqësia është rritur mesatarisht 1%, teksa rezultati është dobësuar tre vitet e fundit për t’u kthyer negativ më 2023.

Të dy këta sektorë janë të rëndësishëm në ekonomi, me bujqësinë që kontribuon në gati 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe industrinë në 10%.

Akoma më e rëndësishme është pesha e tyre në punësim. Sipas të dhënave të INSTAT, në sektorin bujqësor sigurojnë të ardhurat rreth 420 mijë persona. INSTAT i konsideron automatikisht si të vetëpunësuar ata që jetojnë në zonat rurale.

Lexo edhe:

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

Abuzimet tek “Bujqësia”/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, mln lekë motorë e veshje për veterinerët

Ndërsa industria përpunuese punëson rreth 105 mijë persona. Të dhënat i përkasin vitit 2022.

Teksa në total në sektorin privat (pa përfshirë administratën shtetërore) janë të punësuar gati 970 mijë persona, rreth 524 mijë, ose 54% e tyre sigurojnë të ardhurat nga puna në bujqësi (43%) dhe në industrinë përpunuese (11%). Rënia e këtyre dy sektorëve është një sinjal negativ për perspektivën e tyre të punësimit.

Bujqësia ka hyrë në cikël rënës, e ndikuar nga pakësimi i popullsisë në fshat nga emigracioni i brendshëm dhe i jashtëm, në njërën anë, dhe mungesa e subvencioneve shtetërore, në tjetrën, që e kanë përkeqësuar klimën në sektor, sidomos në blegtori. Në vitin 2022 numri i krerëve në blegtori shënoi rënie vjetore me rreth 13%, ndërsa gjatë dekadës krerët u përgjysmuan. Ndonëse jemi vendi më bujqësor në Europë, shumë produkte ushqimore po i marrim nga importi.

Në industrinë përpunuese peshën kryesore në punësim e mbajnë industria e tekstile e këpucëve, që në fund të vitit 2022 kishin gati 50 mijë të punësuar, ose rreth gjysmën e totalit në këtë sektor. Industria e tekstile këpucëve punon me material porositësi dhe për shumë vite me radhë ka pasur si avantazh kryesor konkurrues koston e lirë të fuqisë punëtore. Rritja e pagës minimale vitet e fundit që arriti në 40 mijë lekë dhe tkurrja e fortë e euros, që këmbehet me 104 lekë, nga rreth 120 lekë dy vjet më parë ka bërë që si përpunuesit e këpucës ashtu dhe të veshjeve të shohin një rënie të fortë të eksporteve. Në 2023-n, ky sektor realizoi shitje prej 126 miliardë lekësh, me rënie prej 6.6% me bazë vjetore. Tendenca rënëse vijoi dhe në dhjetor, me -15.4%.

Kjo situatë ka detyruar shumë prej tyre të shkurtojnë punonjësit, ndërsa fabrikat e vogla po falimentojnë. Shoqata e Eksportuesve njofton përditë mbylljen e kompanive dhe shkurtimin e punonjësve, teksa shumë partnerë po i zhvendosin porositë në vende me kosto më të lira prodhimi, si Tunizi, Marok e Egjipt.

Ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, që kanë udhëhequr rritjen ekonomike vitet e fundit kanë një peshë të ulët në punësim, me përkatësisht 56 mijë dhe 3.4 mijë të punësuar.

Akomodimi dhe shërbimi ushqimor, që po shohin rritje për shkak të turizmit, kishin gjithsej rreth 54 mijë të punësuar në fund të 2022-t, megjithëse në këtë sektor informaliteti është i lartë.

Krahas industrisë dhe bujqësisë, dy punëdhënësit e tjerë të mëdhenj në vend janë tregtia me 136 mijë të punësuar (14% e totalit) dhe shërbimet (12% e totalit), por dhe këtu pjesa më e madhe janë të vetëpunësuar, me aktivitetin e tyre që është i varur ndjeshëm nga ecuria e konsumit. Emigracioni i lartë i viteve të fundit po shkakton rënie të konsumit, duke shtuar vështirësitë për mikrobizneset./ MONITOR

Etiketa: BujqesiaindustriainvestimeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Abuzimet tek “Bujqësia”/ Zbardhen shkeljet e zyrtarëve të Ministrisë, mln lekë motorë e veshje për veterinerët

20:05 : 20/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
Para

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

TË GJITHA

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025

Binaj “ndez motorët” e fushatës, Hasimja zbulon detajet nga takimi: Bashkimi i opozitës funksionon

22:00 : 21/10/2025

Përgënjeshtrime dhe kërcënime, si u përpoq Aurel Hoxha të manipulojë hetimin e vrasjes së Klevis Lleshajt

21:55 : 21/10/2025

“Më ra te veshi”, policia e Librazhdit stis provat për dhunë në familje! Çifti nuk di shkrim e lexim

21:44 : 21/10/2025

“Lavatriçja e parave të drogës s’dihet kur do fiket”/ Ish prokurori Beçi: Motorin e ka ekzekutivi

21:38 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com