• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ishuj artificialë”/ KKT e drejtuar nga Rama do të menaxhojë edhe hapësirën detare

16:22 : 16/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Propozimet e qeverisë për zgjerim kompetencash të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hapësirën ujore dhe përshpejtimin e procedurave për Investimet strategjike u pritën me kritika në Kuvend. Sipas opozitës, projektligji u shërben oligarkëve duke u dhënë trajtim preferencial.

Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai për Veprimtarinë Prodhuese e Mjedisin shqyrtuan të martën projektligjin e qeverisë për ndryshimin e ligjit “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, një draft propozimesh që parashikon “one stop shop” për aplikimet me leje dhe shtim kompetencash për Këshillin Kombëtar të Territorit.

Sipas draftit, këtij organi do t’i bashkohet/jepet e drejta e zhvillimit të hapësirës ujore të vendit duke i ndryshuar emërtimin në “Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit” (KKTU), si dhe të krijojë një mekanizëm të përshpejtuar për aplikuesit për leje ndërtimi, ku çdo dokument që duhet nga agjencitë dhe institucionet e tjera shtetërore do të sigurohet nga një sekretariat teknik i posaçëm.

KKTU, sipas ndryshimeve, do të miratojë leje dhe autorizime për përdorimin e burimeve ujore, ndërtimin e porteve, ishujve artificialë në det, strukturat mbrojtëse, etj., si dhe hartimi i “Planit Kombëtar të Hapësirës Detare”.

Po ashtu, nën një nen të cilësuar “stimuj zhvillimi” projektligji parashikom “procedura të përshpejtuara apo incentiva zhvillimi për investitorë apo kërkesa të caktuara” në dy raste; investime strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar.

Lexo edhe:

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

Deputetët e opozitës kundërshtuan ndryshimet duke akuzuar qeverinë dhe mazhorancën se po krijojnë ligje me porosi që u shërbejnë vetëm pak personave.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se ligji i zgjeron kompetencat kryeministrit dhe trajton në mënyrë të pabarabartë qytetarin e thjeshtë me investitorin strategjik.

“Olta Xhaçka, ka një trajtim krejt preferencial kur ndërton hotelin 5 milion euro, në tokë të vjedhur me letra të falsifikuara në raport me një qytetar që kërkon të rregulloje nje çati apo një dritare”- tha ai duke iu referuar procedurave të përshpejtuara.

Po ashtu, sipas Bardhit, parashikohet legalizimi i paligjshmërisë dhe shmangia e përgjegjësisë penale për këto kadegori.

Deputetja Dhurata Çupi kërkoi tërheqjen nga rendi i ditës dhe dhënien kohë opozitës për të sjellë propozimet e veta nen për nen për projekligjin, kërkesë që u pranua nga mazhoranca në komisionin e Ligjeve.

Edhe në komisionin për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin pati kundërshti nga opozita. Sipas deputetit Lefter Gështenja projektligji i merr kompetencat pushtetit vendor në ndryshimet e planeve ekzistuese duke forcuar kompetencat e kryeministrit.

“Bashkimi i territorit me ujin lidhet me investimet strategjike që kryeministri të ketë dorë të hekurt edhe në bregdet”- tha ndër të tjera ai.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj, mbrojti propozimet si një zgjidhje efikase për të kursyer kohën dhe burimet njerëzore me krijimin e komisariatit teknik që do të zgjidhë çdo leje dhe dokument që duhet për aplikimet në pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Ndërsa në lidhje me bashkimin e ujit me territorin ajo tha se kjo ishte “racionale”, pasi edhe Këshillin Kombëtar të Ujit e drejton po kryeministri dhe në përbërje ka pak a shumë të njëjtën anëtarë me KKT-në.

“KKTU do të ketë vendimmarrje për hapësirën ujore që lidhen me kërkesat për zhvillim”- tha ajo.

Këshilli Kombëtar i Territorit është organi vendimmarrës i drejtuar nga kryeministri Edi Rama që harton dokumentet e planifikimit të territorit dhe vendos për dhënien e lejeve të ndërtimit apo leje zhvillimore në gjithë territorin e vendit.

Me një vendim të kontestuar disa javë më parë Kuvendi i dha këtij organi edhe kompetencat për të vendosur për zhvillimin e strukturave turistike dhe infrastrukturore edhe brenda territorit të Zonave të Mbrojtura./BIRN

Etiketa: do të menaxhojëEdi Ramahapësirës detareishujt artificialëKëshilliki Kombëtar i TerritoritmenaxhojëUjit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

12:21 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

10:01 : 16/09/2025
AKTUALITET

‘Diella’/ Eksperti italian: Çmenduri e Ramës! Alibia perfekte për ata që duan të sundojnë pa u ekspozuar

09:34 : 16/09/2025
AKTUALITET

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarit Boshku, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: E paprecedentë!

09:28 : 16/09/2025
AKTUALITET

Njeriu apo inteligjenca artificiale?

09:17 : 16/09/2025
AKTUALITET

Ministrja virtuale, Alimehmeti: Nuk ka vlerë, është një koncept qesharak që na e imponon Rama

21:26 : 15/09/2025
Para

Tentoi të digjte me benzinë ish gruan, 12 vite burg për shqiptarin në Greqi

TË GJITHA

Shpërthen bombola e gazit në Malësi të Madhe, plagoset çifti i bashkëshortëve

13:47 : 16/09/2025

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025

Skema piramidale “Xuex”/ Zbardhet dosja hetimore, kush është “profesori” që joshte qytetarët

13:22 : 16/09/2025

Aksident në Fier-Lushnjë, tre të plagosur

13:09 : 16/09/2025

Struktura e re e komisioneve/ Berisha – Peleshit: Sekretar mjeran i Ramës, shkelmove Kushtetutën

13:05 : 16/09/2025

“S’keni ku ta çoni Xhafën”, Bardhi: S’mund të ndryshohet rregullorja për t’i gjetur punë anëtarëve të PS-së

12:57 : 16/09/2025

Pësoi infarkt teksa udhëtonte me autobus, humb jetën turisti i huaj në Tiranë

12:45 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com