• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

La Repubblica: Blofi i marrëveshjes Rama-Meloni, kostot për qendrën në Shqipëri vetëm rriten

13:15 : 15/04/2024
në AKTUALITET

Dy qendrat për strehimin e emigrantëve në Gjadër dhe në Shëngjin që ishin planifikuar të hapeshin në muajin maj,duket se do të jenë gati vetëm në nëntor.

Media italiane “La Repubblica” shkruan se qeveria italiane ka kundërshtuar vetveten për faktin se kur do të ishin gati këto dy qendrat e strehimit dhe shton se kostot rrezikojnë të arrijnë një miliard euro

Artikulli i plotë i “La Repubblica“: 

Fillimi i punës më 23 mars, dorëzimi pritet pas 233 ditësh, pra më 10 nëntor. Kështu shkruhet në vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes që u besoi inxhinierëve ushtarakë ndërtimin e qendrave për emigrantët në Shqipëri. Të cilat, megjithatë, sipas synimeve të kryeministres Giorgia Meloni dhe mbi të gjitha tenderit për menaxhimin e qendrave, duhet të hapnin hapur dyert në datën 20 maj.

Lexo edhe:

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

EMRI/ Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

Sheshet e ndërtimit sapo u hapën, do të duhen muaj

Në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e parë, po kryhen inspektimet të cilat po nxjerrin në pah edhe një sërë vështirësish në zonë.

Është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në maj, do të duhen muaj, do të kalojë e gjithë vera. Dokumentet e para zbulojnë blofin, pasi kostot për qendrën në Shqipëri vazhdojnë të rriten dhe rrezikojnë të arrijnë shifrën rreth një miliard euro në pesë vjet. Sipas shifrave zyrtare, të cilat arrijnë në rreth 150 milionë euro në vit shumëzuar me pesë vjet, duhet t’i shtohen edhe kostot e rimbursueshme në fund të listës, për transportin dhe kujdesin shëndetësor dhe, për sa u përket strukturave, nënkontraktat.

Fondet ekstrabuxhetore të devijuara

Gjithashtu kostot e ndërtimit të dy qendrave, ajo e pritjes në portin e Shëngjinit dhe kampi në Gjadër, duhet të konsiderohen buxhet shtesë. Punimet që u janë besuar inxhinierëve do të kushtojnë rreth 65 milionë euro. Para të cilat pjesërisht janë marrë nga një projektligj që ka të bëjë me përdorimin e fondeve të Pnrr, siç nënvizuan përfaqësuesit e opozitës.

“Çdo ditë që kalon blofi i marrëveshjes Itali-Shqipëri bëhet gjithnjë e më i qartë, thotë Matteo Mauri. Kostot rriten çdo muaj. Në një dekret të marsit shtuan edhe 65 milionë euro të tjera, duke thyer tavanin prej 700 milionësh. Një shumë joproporcionale parash për të bërë diçka krejtësisht të padobishme”.

Është dhënë tenderi për menaxhimin e qendrave

Në ditët në vijim Ministria e Brendshme do të shpallë tenderin 36 milionë euro për menaxhimin e qendrave. Në shqyrtim janë ofertat e tri kompanive të përzgjedhura nga tridhjetë pjesëmarrësit.

Ende për t’u shpallur është ai për furnizimin me module parafabrikate që do të vendosen në zonat kur inxhinierët dhe nënkontraktorët të kenë përfunduar gërmimin e tyre, rikuperimin e tyre, ndërtimin e kanalizimeve dhe sistemeve, pa kufi shpenzimesh.

Etiketa: gjaderlezhemarreveshja rama-melonirefugjate

Lajme të lidhura

AKTUALITET

La Repubblica: Qendra për emigrantët në Shqipëri kushton mbi një milion euro për person

13:08 : 19/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kapet një 30-vjeçar i armatosur në Lezhë, po udhëtonte me taksi

09:35 : 18/10/2025
AKTUALITET

Punëtori humbi jetën në kantierin e ndërtimit në Lezhë, shpallet në kërkim drejtuesi teknik i firmës

10:09 : 17/10/2025
AKTUALITET

EMRI-VIDEO/ Grabiti një automjet në Lezhë, arrestohet 38-vjeçari

22:19 : 16/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Ra nga lartësia e pallatit në ndërtim, ky është 36-vjeçari që humbi jetën në Shëngjin

18:47 : 16/10/2025
AKTUALITET

Aksident tragjik në Shëngjin, punëtori bie nga lartësia dhe humb jetën

17:53 : 16/10/2025
Para

Media greke: Fredi Beleri kandidat i Mitsotakis për eurodeputet

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 20 tetor 2025

22:57 : 19/10/2025

“Shkruhet historia!”/ Në Çashkë të Maqedonisë së Veriut zgjidhet për herë të parë një kryetar shqiptar

22:45 : 19/10/2025

Vrasja me tritol e Isuf Jaçajt dhe hetimet që çojnë drejt rrjeteve kriminale në Tiranë e Fier

22:32 : 19/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i zjarrfikëses zbulon detaje: Nënë e bir vdiqën nga asfiksia, vajza kishte djegie në fytyrë

22:12 : 19/10/2025

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, dalin rezultatet e para

21:44 : 19/10/2025

Grabitja e bizhuterive, Macron: Do t’i gjejmë veprat e vjedhura, autorët do të përballen me drejtësinë

21:38 : 19/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com