• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kush po “ha dardha” pas krahëve të Taulant Ballës në Policinë e Shtetit

09:01 : 11/04/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Arrestimi i drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, nën dyshimet se ka kopjuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e sistemit TIMS, vjen në momentin më të papërshtatshëm për kupolën drejtuese, e cila po merr goditje nga shumë anë për paaftësi, por edhe për lidhje të dyshimta me elementë kriminalë.

Pak ditë më parë, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, vuri në pikëpyetje bashkëpunimin me Policinë.

“Në raste të caktuara, sidomos për hetimet për krimin e organizuar, nuk bashkëpunojmë dot me policinë, sepse na rezulton se ka policë të përfshirë dhe është në nivele te larta”, tha Dumani gjatë raportimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për aktivitetin institucional gjatë vitit 2023.

Lexo edhe:

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

Akuza të ngjashme për Policinë janë bërë edhe në të shkuarën. Por, të thëna nga drejtuesi i SPAK-ut, një institucion i vlerësuar nga shumë faktorë të jetës politike dhe publike, kjo situatë aspak normale merr përmasa shumë problematike.

Për të zbutur disi këtë “përplasje”, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri një status në rrjete sociale, ku shkruante:

“Bashkëpunimi edhe më i ngushtë i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me Prokurorinë e Posaçme, prokuroritë e jurisdiksionit të përgjithshëm dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese po mundëson verifikimin e çdo informacioni lidhur me përfshirjen e mundshme të punonjësve të policisë në shkelje apo veprimtari të paligjshme. Konsolidimi i procesit të vetëpastrimit në të gjitha nivelet, lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit. Gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka inicijuar 35 hetime proaktive me 136 punonjës të policie të proceduar penalisht”.

E, megjithatë, ky procesi i “vetëpastrimit” në Policinë e Shtetit, nëse nuk është funksional, më së paku është tejet i ngadaltë. E, mbi të gjitha, nuk mund të quhet vetëpastrim, kur zyrtarët policorë i kapin hetimet e prokurorisë apo kur duhen zbatuar vendimet gjyqësore për pezullimin nga detyra të oficerëve.

Disa zyrtarë të mesëm policorë janë larguar nga detyra dhe janë arrestuar nga SPAK-u, kryesisht falë të dhënave të përcjella nga autoritetet e huaja për bashkëpunimin me grupe kriminale nëpërmjet komunikimit në platformat “SKY-ECC”.

Ndërkohë, dyshimet kryesore janë që, në komunikime të dyshimta me anën e këtyre platformave, janë përfshirë drejtues shumë të lartë policorë, siç la të kuptohej edhe Dumani. Por, deri më tani, e gjithë kupola policore është në detyrë.

Vetingu në Policinë e Shtetit, i realizuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, ka sjellë një rezultat “spektakolar”. Rreth 99 përqind e zyrtarëve të vetuar, të gjithë drejtues të lartë policorë, kanë dalë të pastër dhe janë konfirmuar në detyrë.

Ky rezultat, stonon shumë për dy arsye: Stonon me vetingun në drejtësi, ku gjysma e gjyqtarëve e prokurorëve janë larguar nga detyra; si edhe stonon me faktin se, pavarësisht akuzave publike dhe jo vetëm për drejtues të lartë shtetërorë, sërish ata kanë rezultuar të pastër si kristal.

“Vetëpastrimi” i deklaruar nga Taulant Balla nuk ka funksionuar as brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.

Shefi i IT-së në këtë institucion, Ervin Muça, i cili kopjoi sistemin TIMS, nuk plotësonte kriteret për të qenë në atë detyrë.

Të dhëna të publikuara në media që në verën e vitit të kaluar, dëshmonin se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, kishte nënshkruar emërimin e tij me sugjerimin e ish-Ministrit të Brendshëm, Bledar Çuçi, pavarësisht se Muça nuk ishte i përshtatshëm për atë detyrë.

Emërimi i tij shmangu procedurat e konkurimit, ndërkohë që integriteti i tij personal ishte shumë i dyshimtë, për shkak të një të shkuare problematike në Itali.

Pavarësisht këtyre, Ervin Muça ishte në detyrë deri në fillim të kësaj jave, kur gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës për caktimin e masës “arrest në shtëpi” dhe “pezullim nga detyra”.

Vetëm pas këtij vendimi, drejtori Rrumbullaku u detyrua të firmoste pezullimin e tij nga detyra.

Muça nuk ishte i vetmi emërim i paligjshëm në kupolën e Policisë së Shtetit. Muhamet Rrumbullaku emëroi Ervina Gjanën në detyrën e Drejtorit të Krimit Kibernetik pa u pajisur më parë me Çertifikatën e Sigurisë.

Gjithashtu, në nëntor 2023, me kërkesë të Ervin Muçës, drejtori i përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, emëron në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Programimit dhe Bazave të të Dhënave, në Departamentin e IT të Policisë së Shtetit, Elona Gogon.

Kjo e fundit, në atë kohë, ishte pjesë e një gjykimi nga SPAK, nën dyshimet për abuzim me detyrën e mëparshme. Vetëm pasi u publikua skandali në media, kreu i Policisë, Rrumbullaku, u detyrua ta shkarkonte nga detyra pak kohë pasi kishte firmosur emërimin e saj.

Etiketa: Ervin Mucamuhamet rrumbullakupolicia e shtetitsistemi timsTaulant Balla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026
AKTUALITET

Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë/ Zhupa nxjerr videon: Si gënjeu Balla në Strasburg!

11:22 : 11/07/2026
AKTUALITET

Pezullohet efektivi në Fier/ Hita: Krijoi lidhje të papërshtatshme me autoren e dhunës ndaj 17-vjeçares

14:57 : 09/07/2026
AKTUALITET

“Sulme kibernetike ndaj bizneseve”/ Hita: Po verifikohen 10 mijë llogari sociale

14:06 : 09/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët në protestë, Balla me socialistët, puro e ‘murlan’ në Strasburg /VIDEO

12:35 : 09/07/2026
AKTUALITET

Patronazhistët si skaner! Taulant Balla: Këta 2 protestues i kemi arrestuar për drogë

21:04 : 08/07/2026
Para

I dënuar me burg për drogë, arrestohet vlonjati - EMRI

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş