• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me sistemin TIMS/ VOA: Rama u përpoq ta trajtonte si çështje teknike

09:37 : 10/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri drejtori i Tekonologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, u vu në “Arrest shtëpie” të martën, pasi dyshohet të ketë ndërhyrë verën e shkuar në sistemin TIMS, i cili rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit. Arrestimi përkon me nisjen e punës së Komisionit të posaçëm hetimor parlamentar, të ngritur me kërkesë të opozitës, pikërisht për ngjarjen për të cilën u arrestua drejtori Muça.

Prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet, pas kallzimit të vetë strukturave të policisë, bëri të ditur se drejtori i IT-së, dyshohet për “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”. Njoftimi i Prokurorisë shjegon se “në datë 2 gusht 2023, në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara, nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muca. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”.

Prokurori bëri të ditur se hetimet janë shtrirë në marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në ditën e ngjarjes, ndërkohë që verifikimet e mëtejshme mbi drejtorin Muça, kanë nxjerrë në dritë probleme dhe me të kaluarën e tij. “Rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit Ervin Muça, i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”, lexohet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Po ashtu, ka rezultuar se Muça “është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Muca nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e Drejtorit në Policinë e Shtetit.”

Lexo edhe:

Pasi shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja Delinda Disha kandidon e pavarur në Tepelenë

Paketa e Maleve/ Rama – Becit: E nisëm kur ti ishe pa mjekër, tani të është bërë si mua dhe hartën nuk e ke sjellë

Procedimi penal për ngjarjen, është rregjistruar që në shtator të vitit të kaluar dhe Muça, ka qenë person nën hetim. Në Prokurori ka patur fillimisht një referim nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, në 8 gusht, dhe më pas, në fund të po atij muaji nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Mbetet e paqartë arsyeja se përse Muça ka vijuar të ushtrojë i qetë detyrën, dhe vetëm të martën në mbrëmje, pas urdhërit të arrestit për të, Policia njoftoi pezullimin e tij nga detyra.

Po ashtu, urdhëri i arrestit, si për rastësi, përkon me nisjen e aktivitetit të Komisionit të posacëm hetimor parlamentar. Kryetari i këtij Komisioni deputeti demokrat Ervin Salianji, deklaroi në mbrëmje se “arrestimi i Drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, dëshmitari i parë i listuar në planin paraprak të hetimeve të Komisionit hetimor, Ervin Muca, është rezultati i parë i punës së Komisionit hetimor për të dhënat e TIMS-it dhe konfirmim I denoncimeve të vazhdueshme të opozitës”.

Në gusht të vitit të kaluar, autoritetet u përpoqën ta minimizonin ngjarjen. Ajo mori vëmendje pasi i Ngarkuari me punë në ambasadën amerikane Martin McDowell “vuri në dukje shqetësimin e SHBA-së, në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit. Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive, përfshirë dhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri”, bënte të ditur në atë kohë një postim i ambasadës amerikane mbi takimin e zotit McDowell më 17 gusht me ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Ky i fundit, në të kundërt, nuk e kishte përmendur temën e cështjes TIMS, në njoftimin mbi bisedën me diplomatin amerikan.

Pak ditë më vonë kryeministri Edi Rama, e trajtoi rastin si një çështje thjesht teknike. “Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe nuk ka asnjë shqetësim. Ajo ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se s’ka pasur as mundësi të ndodhi sepse në përpjekje për të bërë backup-in ka dalë që s’ka backup fare. Kështu që, është një problem teknik i brendshëm. Ata kanë punën e tyre dhe në atë punë ata janë të monitoruar. Edhe hetimi është bërë kështu që nuk ekziston kjo”, deklaroi zoti Rama në një konferencë për shtyp më 25 gusht./VOA

LEXO EDHE:

Skandali me Tims-in/ Pse i kopjoi të dhënat Drejtori i IT-së Ervin Muça

Etiketa: Edi RamaErvin Mucapolicia e shtetitsitemi TIMS

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pasi shtinte fall për Ramën gjatë 11 majit, aktorja Delinda Disha kandidon e pavarur në Tepelenë

13:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Paketa e Maleve/ Rama – Becit: E nisëm kur ti ishe pa mjekër, tani të është bërë si mua dhe hartën nuk e ke sjellë

13:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

13:03 : 23/10/2025
AKTUALITET

Paketa e Maleve/ Rama shmang përgjegjësinë dhe ‘kapet’ me kryebashkiakët: Po pengojnë procesin

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Dalin dokumentat/ Aeroporti i Vlorës, inceneratori i Belinda Ballukut

21:21 : 22/10/2025
AKTUALITET

Aeroporti i Vlorës/ Berisha: Rama ndryshoi termat e tenderit për të favorizuar klientë, është paditur në SPAK

13:24 : 22/10/2025
Para

Greqi/ Hapet pas 102 vitesh Xhamia Yeni

TË GJITHA

Ndryshime të reja në kabinet, emërime dhe shkarkime te Mjedisi dhe Bujqësia

15:11 : 23/10/2025

Firmosi shembjen e Teatrit Kombëtar, Herida Duro emërohet zv.ministrja e re e Arsimit

15:04 : 23/10/2025

Shiste produkte bujqësore të skaduara, arrestohet 35-vjeçari/ EMRI

14:50 : 23/10/2025

Raporti i OSBE/ODIHR, Salianji: Protestat janë të domosdoshme, kjo situatë nuk mund të pranohet

14:45 : 23/10/2025

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova nuk e miraton në kohë buxhetin e vitit të ardhshëm?

14:37 : 23/10/2025

Raporti OSCE-ODIHR, Mafia forcë elektorale?!

14:35 : 23/10/2025

Në kërkim për tentativë vrasjeje ndaj gjyshit të tij, arrestohet në Kapshticë 35-vjeçari (Emri)

14:22 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com