• Kontakt
Tuesday, November 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Rruga për fitoren e PD tashmë është e shtruar

21:21 : 10/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha në fjalën e tij, në ditën e 100 të tubimit qytetar se rruga për fitoren e PD tashmë është e shtruar.

Berisha tha se një periudhë e artë për vendin tani po afron, periudhë e lirisë pa diktaturë.

“Ajo ngjitëse që tentuan të vendosin në gojën e Sali Berishës për ta heshtur atë, është ngjitur në murin e kësaj rruge dhe shkruan me të madhe: Rruga e Shpresës.

Dhe kjo rrugë shprese është sot parlamenti i vërtetë i shqiptarëve.

Ndaj dhe unë kam një mirënjohje të pakufishme për oratorët e këtij parlamenti që me guximin, fjalën e tyre dhe të vërtetat që mbrojtën, u bënë zëri i guximit, i dinjitetit, zëri i të vërtetave të mëdha për çdo shqiptar.

Lexo edhe:

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

Kurrë ndonjëherë më parë, shqiptarët e të gjitha mosheve, profesioneve, krahinave nuk janë përfaqësuar më me dinjitet në Rrugën e Shpresës.

Zoti ju bekoftë!

Të dashur miq, këto ishin 100 ditë shprese.

Deputetët demokratë iu bënë mbështetësve të tyre dhuratën më të madhe.

Sot PD është një parti e bashkuar nën vullnetin e shumicës së saj.

Këto 100 ditë shprese, ringjallën shpresën te shqiptarët.

Ditën e parë që kam follur nga kjo dritare, u kam thënë se e ndjej erën e ndryshimit që po fryn.

Të gjithë e pamë se kjo erë ndryshimi që filloi nga këto me disa qindra vetë u shndërrua më 20 shkurt në një uragan shprese me qindra e mijëra shqiptarë që dyndën sheshin në protestën më monumentale në 33 vite demokraci.

Në këto 100 ditë shprese, ndërkohë që Edi Rama kërkon të shuajë qenien shqiptare, duke kalkuluar kushtet që shqiptarët të ikin, duke shkatërruar institucionet e kulturës tonë, duke shpërbërë traditat tona, ne mishëruam më së miri se çfarë do të thotë të jesh shqiptar, çfarë do të thotë të marrësh fatin në duart e tua si shqiptar.

Ne dëshmuam me qëndresën tonë ndaj armiqve të njerëzimit, Soros, McGonigal, dëshmuam se kauza jonë është e drejtë dhe e pamposhtur siç ishte forca e shpatës së Gjergj Kastriotit, forca e mirësisë dhe mëshirës së Nënë Terezës.

Ne dëshmuam veten shqiptarë të vërtetë.

Zoti i bekoftë shqiptarët.

Prandaj miqtë e mi, kemi arritur shumë këto 100 ditë.

Shqipëria nuk është më e njëjta me atë që ishte 100 ditë më parë.

Rruga për fitoren e PD tashmë është e shtruar dhe një periudhë e artë për vendin tani po afron, periudhë e lirisë pa diktaturë“, tha Berisha.

Etiketa: BerishaPD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Balluku e dyta, kryepazarexhiu është Rama 

22:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Nuk do ti ndalim protestat derisa Rama të largohet

22:38 : 17/11/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku ka urdhëruar Kuvendin të mos fusë ligjet e saj në seancë

21:41 : 17/11/2025
AKTUALITET

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Protesta përpara Kryeministrisë/ Hoti: Balluku vodhi miliona, qytetarët paguajnë pasojat

19:24 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Nisim Foltoren 2”, Berisha: Protestat do të jenë te vazhdueshme

19:00 : 17/11/2025
Para

Ilir Meta "vesh" bardheblu heroin e 2 korrikut 1990: Një foto me Yllin e demokracisë

TË GJITHA

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e miraton rezolutën për planin e Trumpit për Gazën

08:39 : 18/11/2025

EMRI/ Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në SHBA, menaxher i një restoranti

08:31 : 18/11/2025

Hapja e kapitujve me BE/ Një proces më i mirë në letër se sa në praktikë

08:23 : 18/11/2025

Moti i keq në Lezhë/ Përmbytet lagjja “Besëlidhja”, rrugët kthehen në lumenj

08:21 : 18/11/2025

Këmbimi valutor 18 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:17 : 18/11/2025

Dhjetori 2024 “gllabëroi” buxhetin me shpenzime rekord, 245 projekte në minutë të fundit

08:13 : 18/11/2025

Shi gjithë ditën, parashikimi i motit për ditën e sotme

08:08 : 18/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com