• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ramës nuk “i pret puna” për Komisionin për Dezinformimin, do e votojë që të enjten në Kuvend

19:44 : 09/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Mazhoranca duket se kërkon ngritjen sa më shpejt të Komisioni të Posaçëm Parlamentar për Dezinformimin dhe e ka futur në rendin e ditë për në seancën plenare të së enjtes për ta miratuar në Kuvend.

Ngritja e këtij komisioni është propozuar nga grupi parlamentar i PS-së dhe është miratuar në mënyrë të njëanshme vetëm prej socialistëve në Këshillin e Mandateve.

Komisioni përbëhet nga 11 anëtarë, që përfaqësojnë të gjitha grupet parlamentare dhe do të drejtohet nga përfaqësuesi i socialistëve si shumicë në parlament. Anëtarët e Komisionit do të përcaktohen me vendim Kuvendi.

Komisioni e ushtron veprimtarinë për një afat 1-vjeçar nga data e miratimit të këtij vendimi. Kuvendi mund të vendosë të zgjatë afatin e ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm sipas përcaktimeve në Rregulloren e Kuvendit.

Ky komision ka si synim të nxitë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një sërë formash, duke përfshirë fushat e dezinformimit nëpërmjet medieve tradicionale dhe atyre sociale për formëzimin e opinionit publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë, si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publikë dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.

Lexo edhe:

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

Po ashtu, ka si qëllim dhe kryerjen e një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to;

Komisioni do të identifikojë dhe masat administrative dhe ndërhyrjet e mundshme nëpërmjet ndryshimit apo plotësimit të legjislacionit në fuqi për të adresuar zgjidhjen e problematikave të identifikuara, veçanërisht në drejtim të rritjes së përgjegjshmërisë së platformave dhe medieve sociale për të klasifikuar përmbajtjen e lajmeve/informacioneve që shpërndahen nga robotët, duke rishikuar algoritmet, me qëllim bërjen transparente të faktorëve ku bazohen për të shfaqur, për t’i dhënë përparësi, shpërndarë, apo hequr përmbajtjen e lajmit/informacionit, si dhe pa cenuar lirinë e shprehjes, për të mbyllur llogaritë e personave/subjekteve që përfshihen në sjellje të koordinuara joautentike në internet ose aktivitete të paligjshme, që synojnë minimin sistematik të proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes.

Ngritja e këtij komisioni të posaçëm parlamentar është konsideruar si i panevojshëm nga ana e opozitës dhe si një ndërhyrje nga Qeveria për në lirinë e medias.

Po ashtu, shqetësim në lidhje me këtë komision ka ngritur dhe rrjeti i gazetarëve “SafeJournalist”, ku i është drejtuar me një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, lidhur me implikimet më të gjera që kjo nismë mund të ketë në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.

Qeverisja socialiste ka ndërmarrë një pafundësi nismash negative për lirinë e shprehjes. Deri më tani nuk ka ndonjë gjurmë që të sugjerojë ndonjë fushatë dizinformimi ruse, kineze apo tjetër, në Shqipëri. Vendi ynë ka popullsi kryesisht homogjene, pa ndonjë ndasi të tmerrshme sociale.

Ndërkohë, nisur nga natyra e veçantë e çështjeve që ka për objekt veprimtarie, pranë Komisionit të Posaçëm do të ketë një grup ekspertësh si përfaqësues të institucionit të Presidentit të Republikës, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Informativ Kombëtar, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Autoritetit të Medias Audio-Vizive, si dhe institucioneve të tjera që Komisioni do të vlerësojë se mund të kontribuojnë me ekspertizë në veprimtarinë e tij.

Komisioni mund të kërkojë edhe ekspertizë nga BE-ja, NATO-ja, SHBA-ja, si dhe të angazhojë ekspertë vendas dhe/ose të BE-së, NATO-s dhe ekspertë të nga SHBA, të punojnë bashkë me grupin e ekspertëve vendas sipas kërkesave të Komisionit dhe caktimit të detyrave përkatëse.

Etiketa: komisioni per dezinformiminkuvendliria e shprehjesmediamiratimRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025
AKTUALITET

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025
Screenshot
AKTUALITET

Florjan Binaj: Me Edi Ramën nuk kam kontakte që prej vitit 2015, jam i zhgënjyer prej tij

20:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025
AKTUALITET

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025
Para

Përmes mashtrimit grabiti 2 mln euro, noterja Rezarta Koçi dënohet me 12 vite burg

TË GJITHA

Analiza: Dronët për Kosovën hijezojnë “epokën e artë” mes Serbisë dhe Turqisë

16:51 : 10/10/2025

Avokati Redi Llanaj dhunoi punonjësin e sigurimit, Dhoma Kombëtare e Avokatisë: Do marrim masa

16:36 : 10/10/2025

Tregti me sende të vjedhura, lihet në fuqi dënimi me burg për shoferin e Ardi Veliut

16:28 : 10/10/2025

Paga dhe siguri, minatorët e Spaçit paralajmërojnë grevë urie nëse kushtet nuk përmbushen

16:26 : 10/10/2025

Prokurori i shkarkuar përfiton 70% të pagës në KLP, edhe pas moshës së pensionit

16:14 : 10/10/2025

Goditi me grusht rojën e sigurisë, arrestohet avokati i Monika Kryemadhit

16:11 : 10/10/2025

Shkresa/ Mandatet e Kushtueses, PD-Peleshit: Autorizoni përfaqësuesin tonë. Seanca të jetë publike

16:06 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com