• Kontakt
Saturday, November 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mandati i Olta Xhaçkës/ Të enjten Kuvendi vendos për “fatin” e ish-ministres së Ramës

15:37 : 08/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ka përfunduar mbledhja në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u diskutua mbi çështjen e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Në përfundim u vendos, që të enjten parlamenti të votojë nëse do e dërgojë për shqyrtim çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Kjo u quajt nga opozita si tentativë për të vonuar marrjen e vendimit derisa ti mbarojë mandati Xhaçkës

Mbledhja e cila nisi në orën 14:00 në Kryesinë e Kuvendit. Deputetët e opozitës Gazment Bardhi e Ervin Salianji akuzuan maxhorancën se është bërë mburojë e Olta Xhaçkës dhe kërkoi që çështja të mos zvarritet por të futet në rend të ditës në seancën e ardhshme.

Parlamenti mori në shqyrtim mandatin e deputetes dhe ish-ministres së Mbrojtje dhe të Jashtme, Olta Xhaçka, një vit e gjysëm pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi që të dërgonte pranë saj çështjen për shqyrtim.

Në Shkurt të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërish kërkesën e një grupi deputetësh, të cilët kërkonin që të detyrohej Parlamenti të dërgonte pranë asaj gjykate kërkesën për shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës, ndaj të cilës ekzistojnë dyshime për konflikt interesi.

Lexo edhe:

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

Në Mars të vitit 2021, Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi statusin e “investitorit strategjik” për Artan Gaçin, bashkëshorti i Xhaçkës dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, me qëllim ndërtimin e një resorti turistik në Gjilekë të Dhërmiut, në zonën e Himarës.

Një vit më pas, në vitin 2022, Këshilli i Ministrave miratoi dhënien pa qira në favor të projektit të Gaçit të vijës bregdetare para resortit turistik.

Këto lëvizje u konsideruan si “konflikt interesi” nga ana e opozitës, pasi Olta Xhaçka në atë kohë ishte pjesë e kabinetit qeveritar, në pozicionin e Ministres së Jashtme.

Me kërkesën e opozitës, Parlamenti ngriti një Komision Hetimor. Siç ndodh rëndom, palët politike u ndanë në rezultatet e këtij Komisionit. Maxhoranca parlamentare socialiste e Edi Ramës konstatoi se Olta Xhaçka nuk ishte në kushtet e konfliktit të interesave dhe vendosi të mos e përcillte çështjen e vlefshmërisë së mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Nga ana tjetër, opozita këmbënguli se raportet e Komisionit Hetimor duhet të dërgoheshin në Kushtetuese, e cila nga ana e saj duhet të shqyrtonte rastin “Xhaçka” në dritën e nenit 70, pika 2 e Kushtetutës, që parashikon kushtet e humbjes së mandatit të deputetit.

Pas refuzimit të shumicës parlamentare për të dërguar çështjen në Kushtetuese, dy grupime të opozitës iu drejtuan asaj Gjykate.

Një grupim i vogël opozitarësh, të grupit “Basha-Alibeaj” kërkuan nga Kushtetuesja që të detyronte Parlamentin për t’ia përcjellë asaj gjykate rastin e Olta Xhaçkës.

Ndërsa një grup më i madh deputetësh opozitarë, kërkuan nga Gjykata Kushtetuese që të merrte drejtëpërdrejtë në shqyrtim mandatin e Xhaçkës.

Gjykata Kushtetuese, me një manovër më shumë politike se sa ligjore, legjitimoi kërkesën e grupit të vogël opozitar, duke i kërkuar Parlamentit që t’ia dërgonte për interpretim çështjen e deputetes socialiste.

Kjo zvarritje u vijua më tej në Parlament. Shumica socialiste, e përfaqësuar nga kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, nuk e vendosën çështjen “Xhaçka” për shqyrtim në seancë plenare, por vendosën që ta rikthenin sërish për diskutim në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, duke e shtyrë në kohë vendimin për themelin e çështjes.

Tashmë, pas më shumë se një viti, rasti i Xhaçkës u rikthye sërish në tavolinën e anëtarëve të këtij Këshilli dhe është ende e paqartë nëse rasti do t’i përcillet Gjykatës Kushtetuese.

Etiketa: korrupsionKuvendimandatipste enjtenvotonxhacka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025
AKTUALITET

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

17:40 : 07/11/2025
AKTUALITET

Blenë vota për PS-në në Lezhë, SPAK çon për gjykim 3 persona (EMRAT)

16:12 : 07/11/2025
AKTUALITET

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 10 ditë

12:36 : 07/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

Miratohet ngritja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, 105 vota pro dhe 1 kundër

22:16 : 06/11/2025
Para

Drejt Euro 2024, Sylvinho dhe Deschamps kundërshtojnë UEFA-n në mbledhje

TË GJITHA

Nga dashuria në ferrin e përndjekjes, rrahur e shantazhuar! Historia e frikshme e Aldës

22:59 : 07/11/2025

Horoskopi për ditën e shtunë, 8 nëntor 2025

22:56 : 07/11/2025

Laguna që po vdes përditë, mungesa e lidhjes me detin rrezikon gjallesat

22:43 : 07/11/2025

Në vend të shtëpisë, një magazinë! 23 vite padrejtësi për familjen Gega

22:39 : 07/11/2025

I dyshuar si ortak i Vis Martinajt/ GJKKO rrëzon kërkesën për konfiskim pasuri ndaj Elvin Merlikës

22:33 : 07/11/2025

“Banalitet i frikshëm në pushtet”, Lubonja: Qeveria flet si një bandë, është delegjitimuar plotësisht

22:24 : 07/11/2025

Rrafsho bujtina, rindërto kulla! Paradoksi i ‘turizmit’ të Ramës në veri

22:18 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com