• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Presioni dhe pengimi i Drejtësisë, nga Rama tek Veliaj

09:44 : 07/04/2024
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Enton Abilekaj

Erion Veliaj që prej 10 ditësh u shmanget mediave, zgjodhi të komunikojë me publikun me një video të gatshme. Regjistrimi i sikletshëm, i shpërndarë masivisht sot në media dhe platforma sociale, është një përzjerje e shantazhit politik të brendshëm dhe presionit ndaj Drejtësisë, por në asnjë fjalë, asnjë fjale të vetme nuk kishte ndjesën për paratë publike të humbura nëpër xhepat e bashkëpunëtorëve të tij, nuk kishte as keqardhjen për dëmin ekonomik që ka sjellë afera e 5 D.

Kur e krahason përgjegjësinë e tij për drejtorët e arrestuar, me atë të Edi Ramës, është e qartë që po bën shantazh publik, është e qartë se i thotë shefit të tij, që edhe mund ta shkarkojë apo t’i kërkojë dorëheqjen se rastet janë njësoj dhe se ai është po aq i korruptuar sa Kryeministri, që do të thotë se largimi i tij nga zyra, është precedent për largimin e Kryeministrit në rastet e ngjashme të së shkuarës apo të ardhmes, që janë me shumicë.

Ky shantazh publik, i veshur me servilizmin publik qe e karakterizon, të shoqëruar me lëpirjen e neveritshme që i ka bërë Edi Ramës në dekada, nuk ka asnjë vlerë për publikun. Është thjesht një komunikim i ngjashëm më atë që Saimir Tahiri dhe Arben Ahmetajn e bënë nga studioja e Fevziut kur po ndienin se shefi ishte duke i lëshuar. Rezultati dihet tashmë për dy të parët, por nuk është e thënë që fati i tyre të parathotë ate të Veliajt.

Problemi i fjalës së Kryetarit të Bashkisë ishte tek sjellja ndaj SPAK. Duke vlerësuar të tre të arrestuarit – drejtorë të niveleve më të larta në Bashki dhe më pas duke e përjashtuar mundësinë që ai vetë të ketë firmosur apo bërë presion apo ndikuar në një vendim të paligjshëm, Veliaj pengon Drejtësinë.

Lexo edhe:

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

Edhe pa këtë fjalim shantazhues, SPAK kishte çuar në Gjykatë një dosje të gjymtuar, ku nuk përfshiheshin të gjitha bisedat që përmendin edhe rolin e Veliajt. Edhe para fjalimit të sotëm, GJKKO nuk guxonte as ta përmendte emrin e Veliajt, kur kërkonte hetimin e autoritetit kontraktor. Duke e përjashtuar veten, duke qëndruar në një zyrë të pushtetshme, duke patur në dorë prishjen e provave, duke qenë ende një i hetuar i mundshëm, Veliaj ushtroi presionin politik mbi Drejtësinë. I kujtoi SPAK-ut të trembur se ai do vazhdojë të punojë në atë zyrë dhe se pushteti i tij nuk ka ndryshuar, se fati i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës.

Edhe nëse deri sot Veliaj nuk do kishte bërë asgjë të paligjshme, sot ai ka ushtruar presion mbi Drejtësinë dhe e ka penguar Drejtësinë të veprojë.

Një rast i tillë nuk është i paprecedent. Ai thjesht ka kopjuar Edi Ramën kur e shpalli Dritan Zaganin armik dhe bandit, vetëm se ish-polici denoncoi Habilajt që përfitonin në trafikun e drogës nga kushëriri i tyre që ishte Ministër i Brendshëm. Pasi Drejtësia italiane veproi, po Edi Rama distancohej nga Saimir Tahiri, ndërsa Zagani ishte dhe vazhdon të jetë në azil politik.

Ishte Edi Rama që mbrojti inceneratorët dhe vazhdon te ndihet krenar për atë që ka bërë, duke e bërë Drejtësinë të zhvendosë hetimin nga procedura e nbushur me shkelje, tek të brendshmet e familjarëve të atyre që Kryeministri nuk i do më.

Është përsëri Edi Rama që mbrojti sterilizimin dhe garantoi publikisht se koncesioni do të vazhdojë, vetëm pak ditë pasi SPAK filloi arrestimet. Po ai del me vrap të deklarojë se bashkëpunëtorët e afërt të tij, kanë ngrënë mollë dhe dardha pas shpinës, ndërkohë që dosja ëahtë ende në shqyrtim dhe ai mund të ishte një nga bashkëfajtorët.

Të gjitha këto janë pengim i Drejtësisë, presion i ushtruar publikisht me pasoja të qarta. Për shkak të këtij presioni SPAK i ka devijuar hetimet për aferat e mëdha, duke i bërë qesharake.

Nuk ka pse të jesh prokuror mediatik për ta kuptuar që drejtues i Qeverisë qendrore apo vendore, me pozita të fuqishme në parti, nuk mund të hetohet nëse është në detyrë, aq më pak kur e ushtron pushtetin publikisht për të devijuar hetimet. Për këtë arsye, jo vetëm në Europë, por edhe në Zimbabve, drejtuesit e ekzekutivit japin dorëheqjen sapo bashkëpunëtorët e tyre akuzohen zyrtarisht nga Drejtësia.

/Dosja

Etiketa: 5DaferadrejtesiadrejtoretEdi RamaEnton AbilekajErion Veliajkorrupsionpresionservilizëmshantazh

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

Kryen shitje fiktive në favor të ‘5D Konstruksion’, lëshohen 3 masa sigurie/ EMRAT

11:58 : 30/10/2025
Para

VIDEO/ “T’i q* ro*t, s’më rruhet k**i ”, Dijonis Biba shpërthen në të shara ndaj Baby G

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com