• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qëndrimi i Veliajt për drejtorët e arrestuar/ PD: Justifikimet të kota, i kishte shtab elektoral

16:41 : 06/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

“Veliaj të japë dorëheqjen, pasi zullumi që ka mbuluar institucionin e bashkisë nuk mund të hiqet as me deklarata e as aludime ndaj ish bashkëpunëtorëve të tij, në bashki apo në qeveri.”

Kështu deklaron Partia Demokratike pas qëndrimit të sotëm të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj , në lidhje me arrrestimet për korrupsion të drejtorëve të tij, ku u mundua të shfajësonte veten dhe i përcolli mesazh shefit të tij, Edi Ramës, ku deklaroi se ai nuk ka përgjegjësi për drejtorët siç kryeministri nuk mbajti përgjegjësi për zëvëndësin e tij, Arben Ahmetajn dhe i kujtoi shprehjen e “dardhave pas kurrizit”.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, në një deklaratë nga selia blu u shpreh se Veliaj nuk është një banor i thjeshtë i Tiranës, por është qytetari i parë i saj dhe çdo vendim dhe veprimtari e stafeve dhe ekipit të tij ekzekutiv, nuk mund të jetë pa dijeninë apo përfshirjen e tij.

Teliti tha se Veliaj mundohej të kalonte përgjegjësinë sa andej-këndej, por sipas tij, drejtorët e arrestuar ishin shtabi elektoral i kryebashkiakut të Tiranës në zgjedhjet e fundit lokale dhe siç zhvatnin paranë publike vodhën edhe votat e tiranasve.

Në lidhje me deklarimin se i kishte shkarkuar si drejtorë, Teliti i kujtoi Veliajt se në kohen kur krimet financiare janë kryer në kurriz të taksapaguesve të Tiranës, ata kanë qenë në detyrë, madje në pozicionet më të larta.

Lexo edhe:

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

Po ashtu, eksperti për çështjet ekonomike në PD i kujtoi Veliajt deklaratën në emisionin “Opinion” kur i konsideronte mashtrime denoncimet e Belind Këlliçit, madje paralajmëronte dhe padi për shpfje për të.

Teliti i ftoi sërish qytetarët e Tiranës të enjte në një protestë para Bashkisë së Tiranës, ku të protestojnë deri sa Veliaj t’u bashkohet shokëve dhe siç ishin bashkë në krim, le të jenë bashkë edhe në qeli.

Deklarata e Këshilltarit për Çështjet Ekonomike në PD, njëkohësisht nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti:

Të nderuar qytetarë. Erion Veliaj nuk është një banor i thjeshtë i Tiranës, por është qytetari i parë i saj. Ndaj, çdo gjë që ndodh në Tiranë, çdo vendim dhe veprimtari e stafeve dhe ekipit të tij ekzekutiv, nuk mund të jetë pa dijeninë apo përfshirjen e tij.

Prej ditësh shqiptarët e kanë kuptuar qartë se deri ku arrin babëzia e rilindësve për të abuzuar me pronën dhe financat e vendit.

Dëgjuam dje dhe sot Kryebashkiakun Veliaj i cili më në fund foli për atë që po ndodh. Pamë një vartës që lavdëronte shefin e tij dhe godiste bashkëpunëtorët apo ish-bashkëpunëtorët po të shefit të tij.

Dëgjuam se si Kryebashkiaku mundohej të kalonte përgjegjësinë sa andej-këndej.

Veliaj foli për përgjegjësi personale të çdo individi të përfshirë. Por çfare ndodh me miliona eurot që këta kane përfituar nga buxheti i bashkisë apo UKT? Ku gjenden paratë? A nuk është përgjegjësi e vetë kryebashkiakut menaxhimi financiar i bashkisë Tirane dhe i institucioneve e ndërmarrjeve të varësisë?

Veliaj u shpreh se një funksionar i lartë nuk mund të ketë dijeni për çdo gjë. Po e vërtetë, nuk mund të ketë. Por kjo nuk vlen për rastin konkret. Qe prej 1 viti, kandidati i opozitës për Tiranën Belind Këlliçi, dorëzoi kallëzimin penal për kompaninë ‘5D’, ndaj çdo justifikim për mosdijeni është tërësisht i pavend. Për me tepër, ka qenë vetë kryebashkiaku Veliaj, i cili pas denoncimit në organet e prokurorisë, dilte në ekrane dhe kundërshtonte me force akuzën e ngritur, madje kërcënonte edhe për kallëzim për shpifje ndaj Këlliçit.

Veliaj shprehet se të arrestuarit e dosjes 5D janë ish-drejtorë, pra te larguar nga ana e tij. Kjo nuk është e vërtetë, pasi në kohen kur krimet financiare janë kryer në kurriz të taksapaguesve të Tiranës, ata kanë qenë në detyrë, madje në pozicionet më të larta.

Veliaj shprehet se këta drejtore nuk i kanë dhënë atij ndonjë përfitim personal, dhe bën sikur harron se ishin këta drejtore që përbënin shtabin e tij elektoral të zgjedhjeve të fundit vendore. Siç zhvatnin paranë publike vodhën edhe votat e tiranasve.

Veliaj përmendi edhe ‘grupin e zjarrit të 21 janarit’, ndërkohë që është qeveria e tij që gradoi dhe bëri koleg të Veliajt, pra kryetar bashkie, oficerin e ketij ‘grupi’, Agron Malanj. Për më tepër, është vëllai i Agron Malaj, Fatos Malaj, i cili në bashkëpunim me një tjetër drejtor të bashkisë Tiranë, Elvin Tivarin, kanë një ndër hotelet më luksoze në Dhërmi, ‘La Brise’.

Partia Demokratike i bën thirrje Kryetarit të Bashkisë Tiranë që të pranojë kërkesën e keshilltarëve opozitare për mbledhje urgjente të këshillit bashkiak, kërkesë të cilën dje mezi e dorëzuam në bashkinë e rrethuar nga policë e derë të mbyllura me zinxhirë.

Partia Demokratike i bën thirrje kryebashkiakut Veliaj që të japë dorëheqjen, pasi zullumi që ka mbuluar institucionin e bashkisë nuk mund të hiqet as me deklarata e as aludime ndaj ish bashkëpunëtorëve të tij, në bashki apo në qeveri.

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të na bashkohen të enjten në protestë para Bashkisë. Së bashku derisa Erioni t’u bashkohet shokëve. Siç ishin bashkë në krim, le të jenë bashkë edhe në qeli.

Etiketa: arrestimetdeklaratadorjan telitidrejtoretkorrupsionPDqendrimishtab elektoralVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Mori ryshfet për të ndikuar tek gjyqtari/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim avokatin Bardhi Koçi

10:17 : 06/08/2025
AKTUALITET

SPAK: Gentian Sula tentoi të fshehë apartamentin sekret të Veliajt te “Kodra e Diellit”

18:05 : 05/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal zbut dënimet e korrupsionit për zyrtarët e lartë

15:20 : 05/08/2025
Para

Arrestimi i drejtorëve/ Rama: Jam dakord me qëndrimin e Veliajt, të tjerët shpifin!

TË GJITHA

Ilir Meta kërkoi lirinë nga burgu, gjyqtari jep dorëheqjen

11:06 : 08/08/2025

Kryeministrin nuk ka kush ta rikujtojë

11:01 : 08/08/2025

Ndihmësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pranon fajësinë për nxitje të përçarjes

10:51 : 08/08/2025

Ndërkombëtaristë! Lum qeveria që ju ka!

10:49 : 08/08/2025

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com