• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PS bojkoton sërish Komisionin/ Vokshi: Nuk kemi kohë për të humbur, do dërgojmë sot shkresat

14:26 : 05/04/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetët e Partisë Socialiste kanë bojkotuar mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor Parlamentar për dy koncesionet në shëndetësi, ai i sterilizimit dhe check up-it. Kjo është mbledhja e dytë rresht e këtij komisioni që bojkotohet nga socialistët, pas asaj të së mërkurës.

Kryetarja e këtij komisionit, Albana Vokshi, tha se mosprezenca është mënyra që ka zgjedhur mazhoranca të bllokojë punën. Deputetja demokrate deklaroi se nuk do të presin kolegët socialistë, por do të vijojnë me hetimin parlamentar, duke bërë me dije që duke nisur nga sot do të dërgojnë shkresat për informacion në të gjitha institucionet.

Vokshi tha se më shumë se 40 shkresa do t’u dërgohen institucioneve për informacion. Ajo u bëri apel institucioneve të përgjigjen pasi të marrin shkresat dhe të mos bien pre e presioneve.

“Mënyra sesi kanë zgjedhur që të pengojnë punën e komisionit, është mosprezenca. Është shumë e qartë që Edi Rama nuk do që ky komision të zhvillojë punimet, deputetët, në konflikt interesi, nuk kanë dëshirë për të vijuar punimet e këtij komisioni, pavarësisht se rregullores. Kishin në rend dite shqyrtimin e dokumenteve të përgatitur së bashku me ekspertët ligjorë të emëruar nga ky komision, janë kërkesa për informacion në të gjithë institucionet për pasur një pamje më të detajuar të asaj çfarë ka ndodhur me dy koncesionet abuzive korruptive. Meqë ata nuk duan që ti nxjerrin këto kërkesa për informacion, ne nuk do presim më kur të kenë dëshirë. Do të dërgojmë shkresat që sot në të gjitha institucionet.  Nuk kemi kohë për të humbur, hetimi parlametar të fillojë sa më parë.

Rregullorja i ka dhënë një instrument opozitës për të thirrur mbledhjes dhe kur mazhoranca nuk do.  Neni përcakton se nëse mazhoranca nuk dëshiron, ¼ mund ta caktojnë bashkë me orën dhe rendin e ditës. Me firmat e shtatë deputetëve, para dy ditësh, njoftuam mbledhjen sot. Por siç e shikoni, për herë të dytë radhazi, pa asnjë arsye nuk janë paraqitur, duke vazhduar në vazhdën e shkeljeve të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës Para se të mblidheshim bisedova me Ndrecën, për rregullore të posaçme, por është refuzuar me arsyetimin se kur është miratuar ligji që punimet e komisioneve do të vijojnë sipas rregullores së Kuvendit Pse mazhoranca refuzon? Sepse Ramës nuk i intereson që ky komision të nisë punimet. Nuk erdhën në mbledhjen e 4 sepse nuk duan hetim dhe transparencë për vjedhjen e 200 milionë eurove.

Lexo edhe:

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

Kemi mbledhur firmat për mbledhjen e radhës të martën në 10:30. Për të mos pritur deputetët e PS ne kemi firmosur 40 a më shumë shkresa dhe do t’i kërkojmë Kuvendit që tua adresojë institucioneve të ndryshme. Do t’i kërkoja institucioneve që në momentin që marrin shkresa, të kthejnë përgjigje, dhe të mos bien pre e presionit, por të ndihmojnë në zbardhjen e kësaj skeme korruptive. I jemi drejtuar Kryeministrisë me një shkresë, KLSH me dy shkresa për auditimet, Ministrisë së Financave dhe asaj të Shëndetësisë, për paketën e dokumenteve që disponojnë. Gjithashtu i jemi adresuar, ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiut dhe Drejtorit të Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor përsa i përket fondeve dhe se ku gjendet baza e të dhënave dhe laboratorët e përcaktuar për Check-Up, se ku janë ndërtuar.”, tha Vokshi.

Kujtojmë se në mbledhjen e fundit kur ishin prezent, mazhoranca rrëzoi kërkesën për të plotësuar formularët nëse anëtarët e komisionit kanë apo jo konflikt interesi. Formularët u plotësuan vetëm nga ana e mazhorancës.

Vokshi iu drejtua socialistëve se kanë frikë të firmosin deklaratën, pasi sipas saj deputeti Plarent Ndreca është në konflikt të interesit, pasi ka qenë avokat i një prej të akuzuarve për koncesionin e sterilizimit, ku bëhet fjalë për Arben Gjatë. Ndërkohë, deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi se edhe anëtarja tjetër e komisionit nga ana e mazhorancës, Milva Ekonomi është në konflikt interesi, pasi ka qenë zv.ministre e Shëndetësisë në kohën kur janë dhënë koncesionet. Duke iu referuar lajmeve, Zhupa tha se Ekonomi ka firmosur pasi ka qenë kryetare e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe për këtë ka dëshmuar edhe në SPAK.

Etiketa: bojkotojneKomisioni HetimorKoncesionetshendetesisocialistet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shëndetësia në Shqipëri në rrezik! 30% e stafit ka emigruar drejt Gjermanisë

08:29 : 03/11/2025
AKTUALITET

Pse qeveria Rama ka kaq inat me shëndetësinë dhe arsimin?!

08:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Buxheti/ Qeveria Rama ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë, i rrit për infrastrukturën

08:35 : 23/10/2025
BOTA

Analiza: Lecornu sërish kryeministër! Franca përjeton një déjà-vu politike në skenë të hapur

08:44 : 12/10/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Raimond Cimbi i koncesioneve qindra milionëshe në shëndetësi merr leje për kullë në ish Bllok

12:57 : 01/09/2025
Para

Gjendet i vdekur 42-vjeçari në Prizren

TË GJITHA

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

17:51 : 04/11/2025

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

17:48 : 04/11/2025

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025

Fushë-Kruja në terr prej 8 orësh, drejtuesi teknik i OSHEE nuk i përgjigjet telefonatave të qytetarëve

17:26 : 04/11/2025

Kontratat PPP marrin 120 mln euro në 2026, 10 mln euro për incenetarorin e Tiranës

17:06 : 04/11/2025

Projekt-buxheti 2026, sa do jenë fondet për pensionet, shëndetësinë dhe bashkitë

16:59 : 04/11/2025

Kina dënon me vdekje bosin e mafias famëkeqe të Myanmarit dhe 4 anëtarë të tjerë të familjes!

16:51 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com