• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: SPAK të hetojë hotelin në Dhërmi dhe atë me 5 yje të Veliajt në Durrës

15:33 : 01/04/2024
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ka bërë apel SPAK-ut që të thellojë hetimet për dosjen “5D”, ku u arrestuan dy ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato dhe Redi Molla, për tenderat e fituara nga kompania “5D Konstruksion”, ku pas hetimeve, dy të prangosurit rezultojnë pronarë faktikë.

Në një deklaratë nga selia blu, Këlliçi tha se pjesë e kallëzimit të tij penal ka qenë edhe Elvin Tivari, drejtori i Prokurimeve në UKT, gjatë kohës që drejtohej nga Redi Molla.

Tivari është pronar me 40% të aksioneve në hotelin luksoz  “La Brisa” në Dhërmi, teksa pjesa tjetër zotërohet nga Fatos Malaj, vëllai i kryetarit të Bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Këlliçi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë se si është financuar dhe kush është pronari i vërtetë i këtij hoteli, teksa në skemën  e korrupsionit përmendi dhe shtetasin Durim Mustafa, i cili ka punuar në vitin 2021 si Drejtor Drejtorie pranë UKT sh.a. nën varësi të Redi Mollës.

“Sot do të ndalem tek një investim që ky individ ka bërë në Dhërmi, në bashkëpronësi me Fatos Malajn, vëllain e Kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj. Në vitin 2022 këta dy shtetas regjistrojnë në QKB kompaninë ‘La Brisa’ dhe investojnë për ndërtimin e një hoteli me të njëjtin emër në Dhërmi, në vlerën 1.5 milionë euro.

Lexo edhe:

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

Gjatë analizimit të të dhënave financiare nga grupi ynë i ekspertëve rezulton se: Kjo kompani i detyrohet një shumë prej 630 mijë eurosh një nënkontraktori me emrin ABG Ndërtim. Gjatë analizimit në QKB rezulton se ky subjekt në vitin 2021 është blerë nga shtetasi Durim Mustafa, sipas kontratës të firmosur në Lushnje. Nga kontrolli i të dhënave rezulton se shtetasi Durim Mustafa ka punuar në vitin 2021 si Drejtor Drejtorie pranë UKT sh.a. nën varësi të Redi Mollës. Sipas dosjes hetimore për kompaninë 5D, të bërë publike ditën e djeshme, Durim Mustafa rezulton se është pjesë përbërëse e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në të paktën 3 procedura korruptive tenderuese në favor të subjektit 5D.

Pasi u përdor nga shefi i tij Redi Molla për këto procedura fiktive, pasi u përdorën si nënkontraktorë për të fshehur paratë e korrupsionit në hotelin La Brisa, drejtorët e Veliajt nuk mund të mjaftoheshin me kaq, pasi në gusht të vitit 2023, pas vjedhjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit, subjekti ABG Ndërtim me pronar vartësin e Redi Mollës, fiton një tender në vlerë 3.1 milionë euro, për të ndërtuar dhe riparuar ujësjellësit në disa fshatra të zonës së Burrelit. Sigurisht ky nuk ishte një tender rastësor, pasi vendimmarrjen direkte në këtë procedurë e ka vetë Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, vëllai i ortakut të Redi Mollës dhe Elvin Tivarit.” – deklaroi Belind Këlliçi.

Ndër të tjera, ish-deputeti demokrat i kërkoi SPAK-ut që të hetojë edhe hotelin me 5 yje në Durrës që po ndërtohet nga kompania “Mediterranean Investment Group”, e cila ka marrë status special si investitor nga Ministria e Turizmit. Kumbaro e prezantoi këtë si një investim 15 milionë eurosh, teksa kompania u themelua në shtator të vitit 2020 dhe njëri prej aksionerëve me 24% ishte Selim Molla, babai i ndjerë i Redi Mollës, i cili ia trashëgoi aksionet në birit në shkurt 2024.

Në kohën kur kompania me aksioner babanë e tij mori statusin e veçantë të “Investitorit në strukturë akomoduese me 5 yje, status special”, Molla ishte administrator i Tirana DC, një ndërmarrje me aksionere 100 % Bashkinë e Tiranës, të cilën e drejtoi deri në vitin 2023.  Më herët ai ka qenë për 5 vjet drejtues i Ujësjell Kanalizime Tiranë nga viti 2016 deri në vitin 2020.

Këlliçi, duke iu referuar përgjimeve që janë pjesë e dosjes së SPAK, e konsideroi kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj si pronarë të hotelit në Durrës. Ai paralajmëroi se ditët në vijim do të publikojë fakte të reja për “organizatën kriminale që ende vijon të streohet brenda mureve të tempullit të korrupsionit në Shqipëri, Bashkisë Tiranë”.

“I bëjmë thirrje SPAK, që të thellohet në hetimin e këtij grupi të strukturuar kriminal, të hetohen hotelet e ndërtuara në Dhërmi, hoteli me 5 yje i Lali Erit në qendër të Durrësit, pasi aty do të gjenden lidhjet në nivele të larta politike, duke nisur nga pronari faktik i Inceneratorit të Tiranës dhe hotelit në Durrës Erion Veliaj dhe deri në Këshill të Ministrave. Ditët në vijim, garantoj qytetarët shqiptarë se do t’iu sjellim fakte të reja për organizatën kriminale që ende vijon të streohet brenda mureve të tempullit të korrupsionit në Shqipëri, Bashkisë Tiranë. Ndaj gjej rastin sërish të theksoj se Qeveria teknike dhe zgjedhjet e lira e të ndershme, janë e vetmja kurë për ta çliruar Shqipërinë nga korrupsioni galopant i organizatës kriminale Rama – Veliaj.” – tha Këlliçi.

 

Etiketa: agron malajBelind KëlliçiDhermiDurresElvin TivariFatos MalajhoteleMediterranean Investment GroupRedi Mollaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi në Tiranë/ Këlliçi: Ja sa vota na duhen për mandatin e 14, janë bërë manipulime

21:45 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025
AKTUALITET

U kap duke ngrënë krudo në Durrës, Voltan Xhani përfundon në SPAK për vrasjen e Rroshkodolit

16:27 : 05/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ SPAK dërgon për gjykim 37 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale

12:38 : 05/06/2025
AKTUALITET

Shpërndante drogë në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja

12:09 : 04/06/2025
Para

Dinamo rikthehet në kryeqytet, caktohet stadiumi për sfidën me Teutën

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com